Aforizma "moderne"

Jeta

Anëtar i Respektuar
Disa aq shume shesin mend, sa qe nje dite do mbesin pa to!!!

Te pamerituarit po lavderohen ndersa te merituarit po duartrokasin...

Cdo te benin gazetaret prej vicave, derisa mizen e bejne buall...

Duke permendur shume peremrin UNE, i shkreti harroi si e kishte emrin!!!

Ne hall me koken... Po u mbush e rendon trupin, po mbet boshe e merr era..

Duaje armikun tend - kjo do ti cmende fare

Nese nuk mundesh te gjesh zgjidhjen, gjej nje problem tjeter.

Nese ke fat, shko perpara… Nese ke para, merr nje makine.

Nese gabimet te mesojne, atehere kam nje dituri te jashtezakonshme.

Nese perdorni sapun, me pas lajini mire duart tuaja.
 
Mos u perpiq te mesosh nje derr te kendoje. Humb kohen tende, dhe shqeteson derrin.

Mos gerhit ne mbledhje. Mendo pak edhe per tjetrin perbri qe perpiqet te fleje.

Mos i prisni te gjitha nga policia. Vrituni dhe vete.

Kur isha e vogel me thoshte mamaja: - Haje te gjithe ushqimin qe te rritesh e te shkosh ne shkolle. Dhe une idiotja e haja.

Vdekja eshte e trashguar.

Vendi yne po shkaterrohet me moskokcarjen. Po c'me duhet mua..

Dua te behem ai qe isha, kur doja te behem ai qe jam.

Meso nga gabimet e te tjereve, jeta eshte teper e shkurter per ti bere te gjitha vete

Mos merr droge. Sna del per te gjithe.

Ajo qe me shqeteson per te ardhmen eshte se sa vjen e afrohet

Ata qe mendojne se i dine te gjitha, na nevrikosin neve qe i dijme te gjitha.

Eshte e lehte te vdesesh per nje grua. E veshtire eshte te jetosh me te.

Kam lexuar shume persa i perket rrezikut nga cigarja dhe pija, saqe vendosa te nderpres leximin.
 
Redaktimi i fundit:
Nuk është egoizëm të mendosh me kokën tënde. Njeriu që nuk mendon me kokën e vet, nuk mendon fare(O.Vajld)

Ndërsa ne e shtyjmë jetën për më vonë, ajo na ikën për fare(Seneka)

Tri gjëra nuk mund të kthehen kurrë mbrapsht: fjala e thënë, shigjeta e lëshuar dhe e kaluara.(Angleze)

Ne mund të jemi gjithçka, veq një gjë nuk jemi: ajo që kujtoni ju.(Ismail Kadare)

E vërteta është rrugë në atdheun për të cilin të gjithë ëndërrojnë, e në të cilin ende s'ka qenë askush.(Blok)

Shpesh për të jetuar duhet më shumë burrëri sesa për të vdekur.(A.Alfieri)

Njërëzit që nuk kanë të meta janë të tmerrshëm, sepse nuk keni nga i kapni.
(A.Frans)

Koha është pasuria e vetme, për të cilën mund të tregohemi koprracë pa u turpëruar.(P.Kornej)

Të biesh në prehrin e zemërimit është njësoj sikur të hakmerresh kundër vetes për fajin e tjetrit.(Xh. Suift)

Prej tre gjykatësve më së paku dy prej tyre meritojnë dënimin (Muhamedi a.s.)

I pa fati është një foshnjë në barkun e nënës, kurse i lumturi është një plak duke dhënë shpirt.(Sami Frashëri)

Nëse rrezikon mund të humbasësh, nëse nuk rrezikon ke humbur gjithësesi.
(Anthony D'Angelo)

Në qoftë se jeta nuk të ofron një lojë qe ia vlenë t'a luash, atëherë krijo vetë një të tillë.(Anthony D'Angelo)

Nëse thua atë çka dëshiron duhet të dëgjosh dhe atë çka nuk dëshiron(Hegeni)

Homo homin lopus est. (Njeriu për njeriun është ujk)(Latine)

Perëndia nuk do ta ndryshoi gjendjen e vështirë të një populli gjersa ai popull të mos e ndryshoi vetëvehten.(Kur’ani)

Nderi im është jeta ime dhe të dyja janë njësoi. Nëqoftse e keni marr nderin tim, jetën time nuk e keni shpëtua dot.(Nebil Duraku)

Im atë përdori armën që t'ma dhuroi pendën. Bablok, të dytë jemi luftëtar.
(Nebil Duraku)
 
Kur te kthehesh, po me gjete duke studiuar, te lutem me zgjo nga gjumi.

Mos ke frike, qeni qe leh s'te ha! Une e di kete, po e di qeni valle?

Kishte zemren e mire i shkreti! Por vetem nga pikepamja e shendetit. Ketej nga fundi as ate.

Ne fillim Zoti krijoi diellin, te shendritshem dhe te ngrohte... Pastaj krijoi henen, romantike dhe misterioze... Me pas te krijoi ty... e po nje trapllik duhet ta bente. LOL

Qante goca e gezuar, se e kishin perdhunuar.

Kush shan, shan veten e tjetrit.

Qingji i urte ka kater kembe.

Mos i bej gropen shokut, se bie shoku brenda.

Ma ke gojen si kuti... dhe dhembet si hekura burgu
 
Kalova jashtezakonisht mire. Me verejten qe isha e pranishme.

Buzeqeshjen te disa duhet kuptuar si reklame per dhembet.

Kur majmuni evoluoi ne njeri... askush se mendonte qe njeriu do ti ruaj me fanatizem majmunlleqet e ster-ster-ster-ster-ster.........................gjyshit.

Genjeshtaret jane autor origjinal... nuk jane interpret as hajdut.
 
Dashuria nuk njeh moshe! Kujdes nga pedofilet.

Ne Kine kane fillu me i varros njerezit me b... jashte! Athua pse? Me i parku bicikletat.

Kur ai qe degjon nuk e di se cfare thot tjetri dhe ai qe flet nuk e ka idene se cfare thot. Kjo eshte filozofia

Ja fusni kot kur thoni se iken koha... Koha nuk iken... Ikim vetem ne ndersa koha mbetet.

Para se te martoheni, bejini syte kater... Pas martese beni mire mos ti hapni komplet... Mbani si gjysme te qelur.

Asnjehere mos u dekurajoni nga veshtiresite e jetes... Duroni vetem keto 100 vitet e para, pasi keto jane te veshtira.

Kot mundoheni te gjeni gruan ideale... Gruaja ideale eshte............. gruaja e tjetrit.
 
Nese s'do mund te jetoni pa njeri-tjetrin atehere martohuni, keshtu do mundeni....

Me eshte dukur me e vjeter edhe qe m`tha qe i ka 20 vjet. Ne fund e kuptova qe ka mendu ne pervoje pune.

Pas cdo homoseksuali te suksesshem rri nje mashkull....... LOL

Po vrapojne dy studente te fiskultures, dhe njeri i thote tjetrit, ej a ndalemi se mjafte mesuam per sot...

Shume meshkuj po kane deshire me fjete me mua, por mua spo me ze gjumi.

Ne fillim mendoja se paraja eshte gjithcka. Keshtu mendoja shume kohe me pare, tani jam e sigurte...
 
Femrat dyfytyreshe kane dhe nje te keqe... Harxhojne dyfish per make-up.

Ta kete Kryetar TOPIN e te perjashtohet nga FIFA... kete e ben vetem Shqiperia. LOL
 
Nuk kam ide se cfare je duke perdore per t'qene kaq budalla, por nje gje e di qe po funksionon shume mire.

Asnje i vdekur nga uria. Eshte ky bilanci i fundit i Qeverise, per te cilen thone se eshte nder sukseset me te medha ne planin ekonomik.

Neper ministrite tona, jane njerezit me me vizion. Ata te gjithe dijne sakte cka duan dhe e arrijne!

Qeveria nuk mund ta ngop popullin. Guzhiniere ju duken njerezit e Qeverise?
 
Thone qe masturbimi ka vlere me shume se sexi. Tani e morra vesh pse-ne! Eshte pune dore.

Me ne fund Kryeministri e kuptoi qe eshte i rrethuar nga hajdute. Nga 1 000 000 E vetem 3/4 jane tek ai.

Meshkujt e mencur nuk i mashtrojne grate. Ata jane te pamartuar.
 
"Dija është injorancë për injorantët, siç është injoranca injorancë për të diturit!"

"Dija s'është ajo që e ke mësuar, por ajo që sjellë dobi me të!"

"E pyetën: Përse mbanë përherë bastun në dorë, ndërkohë që je i fortë e s'të nevojitet? U përgjigj: "Që të kujtohem se jam udhëtarë në këtë botë!"

"Frikësohem nga ata që kërkojnë diturinë pa një qëllim."

" I mençur është ai, që mendja e tij e ruan nga çdo veprim i pështirë."

"Kërkuesi i diturisë ka nevojë për tri gjëra: Jetëgjatësi, stimulim dhe zgjuarsi.!"

"Kush dëshiron ta mbyllë jetën me të mirë, mos t'i paragjykoj njerëzit."

"Kush s'e ruan veten, dija që ka s'i sjell dobi."

"Mos fol për ç'nuk të intereson, sepse po fole, s'do të zotërosh më fjalën, ndërkohë që ajo do të jetë zotëruesja jote."

"Përkushtimi është zbukurim i dijetarëve, morali i lartë është rroba e tyre dhe bujaria e shpirtit është bukuria e tyre."

"Zoti të ka krijuar të lirë. Jeto siç të ka krijuar..."

Aforizma të Imam Shafiut
 
Dashuria nuk njeh moshe! Kujdes nga pedofilet.

Ne Kine kane fillu me i varros njerezit me b... jashte! Athua pse? Me i parku bicikletat.

Kur ai qe degjon nuk e di se cfare thot tjetri dhe ai qe flet nuk e ka idene se cfare thot. Kjo eshte filozofia

Ja fusni kot kur thoni se iken koha... Koha nuk iken... Ikim vetem ne ndersa koha mbetet.

Para se te martoheni, bejini syte kater... Pas martese beni mire mos ti hapni komplet... Mbani si gjysme te qelur.

Asnjehere mos u dekurajoni nga veshtiresite e jetes... Duroni vetem keto 100 vitet e para, pasi keto jane te veshtira.

Kot mundoheni te gjeni gruan ideale... Gruaja ideale eshte............. gruaja e tjetrit.


Sa me pelqyen keto LOL LOL LOL
 
Titulli: Aforizma "moderne"

Genjeshtra ka 7 variante,e verteta vetem 1 ! (Shekspir)

"Më mirë gabime të njerëzishme se sa mrekulli mizore" Nënë Tereza

nje udhetim prej 1 mije miljesh fillon nga nje hap i vetem (nje kinez qe sja mbaj mend emrin )

Jeta pa punë është një pleqëri e parakohshme. V. Gëte

Nuk mjafton vetëm dija, duhet edhe ta përdorësh atë. Nuk mjafton të duash diçka, duhet edhe të veprosh. V. Gëte
 
Pe: Aforizma "moderne"

Siaps nëj sutdimi në 'Unueirstetin e Kmebirxhit', nuk ka rnënëdsi ssei i vndeos gëmrat berdna fajlës. Rëdnsi ka të vndeossh skatë gmërën e paër dhe të fnduit, spese turri i nejruit ëshët i atfë të lxejoë vëetm dy gmëra dhe të kputoj për çrfaë bheët fajle...
 
Pe: Titulli: Aforizma "moderne"

Mbajta një fjalim të gjatë, mbi veten time
Dhe, gjatë gjithë kohës nuk e hapa gojën.
Dhe kur e mbarova,
Të gjithë duartrokitën.
E kur u largova
Të gjithë më zgjatën dorën!
 
Pe: Aforizma "moderne"

Një egoist është një person me shije të ulëta...Ai është më i interesuar për veten, se sa për mua!(Ambrose Bierce)
 
Titulli: Aforizma "moderne"

Përmirëso sjelljen tënde, përpara se të kërkosh nga të tjerët të përmirësojnë të tyren.

Një vdekje është tragjedi, një milion vdekje është
statistikë.

Një ditë një njeri më dha një gotë që ishte e mbushur për gjysmë me ujë dhe më tha: A është gjysmë e mbushur a gjysmë e zbrazët?

Ndonjëherë, disa njerëzve e vërteta u vjen tek dera dhe u troket, ndërsa ata i thonë: Ik se jam në kërkim të së vërtetës. Shumë e çuditshme!

Sharjet janë argument për ata që nuk kanë të drejtë.

Nëse jeni vërtet i dashuruar nuk do të mendoni se çfarë do të thoshin të tjerët për atë çka ju po bëni, mjafton që ju ta ndjeni dhe të arrini t'i tregoni partneres tuaj se sa e vlefshme është ajo për ju.

Kërko femrën që të pëlqen ty e jo të tjerëve.

Ai që nuk beson në femrën e vet të vërtetë, këtë e bën nga dyfytyrësia.

Shoqëria është si ajri, e nevojshme për frymëmarrjen, por e pamjaftueshme për jetën.

Dhuratë e mirë nga i dashuri është edhe një tufë bari.

Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por e bukur është ajo që ju pëlqen.

Bora është e bardhë, por e ndyjnë qentë.

Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.

Këmbëngulja e qëndrimi të pamundshmen e bën të mundshme.

Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.

Zbavitja më e bukur për njeriun është leximi, shoku më i mirë libri.

Xhelozia është krimbi i dashurisë.

Ai që kërcënohet, rrallëherë hakmirret.

Ku ka gjyqe, ka edhe padrejtësi.

Ekzistiojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.

Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë.

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë një burrë për fëmijët e tij, është të dojë nënën e tyre.

Dëshironi të mendohet mirë për ju? Mos folni mirë për vetveten.

Dashuria është sikur lufta: lehtë niset,vështirë përfundon dhe është e pamundur të harrohet.

Disa intelektualë hidhërohen në paragjykimet e tjerëve, e të vetat s'i shohin fare.

Vetëm e vërteta i shporr paragjykimet, ndriçon skeletin e tyre të rrezikshëm.

Nëse nuk bën punë të vazhdueshme intelektuale, nuk mund të mbetesh në pistën e intelektualëve.

Kur nuk mendon dhe analizon vet, kot i fajëson të tjerët.

Karakteri i fortë njerëzor nuk lejon që për shkak të pasurisë së njëanshme të dhunohet, mohohet dhe të mos thuhet e vërteta, e cila është mburojë e dinjitetit, nderit dhe njerëzisë.

Shumë marrëzira rrjedhin nga mosnjohja!

---------- Post added at 19:24 ---------- Previous post was at 19:09 ----------

“Nese arrijme ta zbusim pikellimin e te gjalleve, edhe te vdekurit i kemi bere nje sherbim...”

Rrezet e diellit bijne edhe ne pleh, por ato prape mbesin te pasterta.

Fole fjalen me vend. Ne qofte se e flet fjalen pa vend, i mençuri nuk ta vlereson, ndersa i marri mund edhe te te ofendoje.

Ne qofte se faren e shendoshe e mbjell ne kohen e duhur, e pleheron dhe e ujite ne kohen e duhur, gjithesesi ne kohen e duhur do te korrish fruta.

Djali i vogel po rrin afer babes se vet e po i thote: - babe, pse i ke disa kime te bardha ne floke? – Prej problemeve te djemve me jane thinjur, biro! – Atehere, babi, po te pyes: - çfare djemsh paska pase gjyshi qe i ka krejt?

Jeton miza nen bisht t’kalit, por jeton bleta n’maje t’malit.

Nje babe i kishte pase tre dejme dhe i pyeti: - çka kerset me se shumti? – I madhi tha – Topi, i dyti tha – pushka, ndersa i treti tha – s o f r a. Baba vendosi dhe ia la qesen ( kuleten) djalit te vogel. (Zeri i sofres usheton larg).

Mos te mashtron shkelqimi nga para, se ndoshta prapa eshte erresire /dyfish/ me e madhe.

HIPOKRIZIA eshte nje pune me e fshehte sesa gjurma e bubrrecit te zi ne rrase te gurit naten e erret.

Urrejtja kurre nuk menjanohet me urrejtje – vetem miresia e shlyen urrejtjen.

Mos numro vitet e jetes, por frytet qe i ke korrur gjate jetes.

”Tash dije nje gje qe s’dije asgje.”

Nje njeri ne moshe po iu thote disa te rinjeve: Pleqeria i ka 3 shenja: - e para eshte HARRESA ( te mos mbajturit mend) dhe pas pak deshi te shkoje, por grupi i te rinjeve e pyeten: - axho, ti na the se pleqeria i ka tri shenja e na tregove vetem nje? Au bre i HARROVA, tha plaku dhe shkoi.

Mos te mundojne aq shume dallimet midis njerzeve, sepse as vellezerit binjake nuk jane krejtesisht te njejte.

Trupi e mbeshtet forcen ne ushqim, ndersa mendja dhe zemra ne besim.
 
Pe: Aforizma "moderne"

Femra me e keqe eshte ajo qe ka shaluar nje kali dhe mendon se ka shaluar kuajte e gjithe botes duke harruar se secili kal ka shijen e vet.

Dy koqe eshte gjeja me e paket qe e bejne dike burre.
 
Pe: Aforizma "moderne"

Qente le te lehin, ti futja vrapit
Trimi mire, te çan ballin :p
 
Pe: Aforizma "moderne"

Nje shigjete ka nevoje per nje hark të shtrember, ne menyre qe te eci ne drejtim te drejte...
 
Pe: Aforizma "moderne"

Delja qe ndahet nga kopeja , eshte individualiste.
 
Pe: Aforizma "moderne"

Ata që munden, bëjnë. Ata që nuk munden, mësojnë. Ata që nuk munden të bëjnë asnjërën, administrojnë! (Kolet Kalverlej)
 
Pe: Aforizma "moderne"

Mos u perpiq te mesosh nje derr te kendoje.. Humb kohen tende, dhe shqeteson derrin !
 
Pe: Aforizma "moderne"

Mos i bej gropen shokut, se bie shoku brenda.
 
Pe: Aforizma "moderne"

"Upsss gabim"....tha iriqi duke zbritur nga gjëmbaçi! :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Aforizma "moderne"

Mëndja ime është pajisur me dy xhepa..
..Në njërin mbledh momentet e bukura që jeta më dhuron, në tjetrin momentet e këqija.
Po xhepit të momenteve të këqija ja kam bërë një hile të vogël, ja kam shqepur fundin..

P.Sulaj
 
Titulli: Aforizma "moderne"

Kockat e nje gruaje dhe nje burri,,do te shembeshin nese sdo te ju mungonte morali!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Aforizma "moderne"

"Te konsiderosh menyren sesi eshte bota, nje dite e lumtur, do ishte pothuajse Nje mrekulli."
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top