اfarë tregon forma e thonjëve rreth personalitetit tuaj?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
fngnail.jpg


Për shekuj me rradhë njerëzit kanë menduar se janë në gjendje të përshkruajnë personalitetin e dikujt, thjeshtë duke parë disa karakteristika fizike të tij. Disa besojnë se mund të tregosh personalitetin e dikujt nga gjatësia e gishtave të tyre! Disa të tjerë mendojnë se ky është budallallëk, por megjithëse opionionet rreth kësaj teme janë të shumtë, ka pasur një zonë shkence të dedikuar për këto gjëra. Frenologjia përdorej për të analizuar personalitetin në bazë të matjeve të kafkës. Shumë studime rreth personalitetit tregojnë se ana jonë fizike është e lidhur ngusht me disa veti apo karakteristika tona.

Më poshtë keni disa interpretime të personalitetit sipas pamjes së thonjve.

1. Thonjë të gjatë vertikalisht.

Me shumë mundësi je romantik. Ke një imagjinatë të mrekullueshme, je mesatarisht i durueshëm. Mund të jesh perfeksionist dhe mund të mahnitesh lehtë. Vën re gjërat që pak veta i vënë re. Njerëzit të duan ty. Ti shkon mirë me shumicën e njerëzve.

2. Thonjë të gjërë tek anat.

Ndryshe prej numrit 1, nuk duron shumë. Megjithatë, je një mendimtar i mrehtë dhe i thellë. Edhe pse nuk duron shumë, njerëzve i pëlqen mënyra direkte që përdor. Mund të gjesh diferencën midis gënjeshtrave dhe të vërtetës. Kjo të mundëson të jesh një këshilltar i mirë. Nuk i thua njerëzve atë që duan të dëgjojnë, por atë që kanë nevojë të dëgjojnë.

3. dhe 4. Thonjtë “vezë e rrumbullakët”.

Je tipi pafundësisht i lumtur. Je paqësore. Ti shijon të bësh gjërat në një mënyrë unike. Rrallë shkon me atë që bën shumica. Edhe pse je i lidhur me ndjenjat tuaja, nuk i lejon ato të mbizotërojnë mbi ty.

5. Thonjë katror.

Je tipi kurajoz. Je i lindur për të qenë lider natyror. Ke një sjellje serioze që mund të mos jetë më e mira për njerëzit, por kjo ndikon edhe pozitivisht, mbi natyrën tënde të mirë dhe kështu momentet mes teje dhe njerëzve rreth teje janë më të bukur dhe më argëtues.

6. & 7. Thonjë me 3 kënde.

Je i zgjuari i grupit. Tipikisht je inovativ dhe brilant kur të tjerët kërkojnë më të mirën nga ti. Ofron ide të reja shumë shpejt. Njerëzit që takon, mbesin të mahnitur nga ti.

8. Thonjë “bajame”.

Je i sinqertë, shoqëror dhe i besueshëm. Je i sjellshëm por direkt kur është nevoja. Njerëzit shijojnë kohën me ty, sepse ti gjen të mirën tek secili. Je i zoti për të përballuar situatat e vështira.

9. Thonjë shpatë.

Në jetën tënde, je shpesh si maja e shpatës. Je ambicioz. Punon shumë. Ke qëllime dhe nuk do të pushosh deri sa ti realizosh. Je i plotësuar dhe mund të përballosh punë të vështira edhe nëse janë larg ideve tuaja. Ambicja jote është shpesh ngjitëse tek të tjerët.
B:bletapertace
 
Titulli: اfarë tregon forma e thonjëve rreth personalitetit tuaj?

Formen e thonjeve e kam si ato ne nr. 3.
 
Titulli: اfarë tregon forma e thonjëve rreth personalitetit tuaj?

Si 7 duken. I kam te shemtuar e di. Skam nevoje per kritika.
Shihni anen pozitive...lexoni cthote 7 :P
 
Titulli: اfarë tregon forma e thonjëve rreth personalitetit tuaj?

7-ta thot 'mos i shiko gunen por punen'. Kjo eshte nji fjali e urte popullore qe vjen nga populli yne i eger.

Un i paskam tresh me duket. Dmth ne 9 gishta qe me kan ngel, forme 3-sh me duket.
 
Titulli: اfarë tregon forma e thonjëve rreth personalitetit tuaj?

Ke 3-4 afrohet ky i imi... po mduket se qeka i veçant lol
 
Titulli: اfarë tregon forma e thonjëve rreth personalitetit tuaj?

Une jam ai perfekti...1-shi me i llaf :D
 
Titulli: اfarë tregon forma e thonjëve rreth personalitetit tuaj?

8. Thonjë “bajame”.

Je i sinqertë, shoqëror dhe i besueshëm. Je i sjellshëm por direkt kur është nevoja. Njerëzit shijojnë kohën me ty, sepse ti gjen të mirën tek secili. Je i zoti për të përballuar situatat e vështira.
 
3. dhe 4. Thonjtë “vezë e rrumbullakët”.

Je tipi pafundësisht i lumtur. Je paqësore. Ti shijon të bësh gjërat në një mënyrë unike. Rrallë shkon me atë që bën shumica. Edhe pse je i lidhur me ndjenjat tuaja, nuk i lejon ato të mbizotërojnë mbi ty.
 
3. dhe 4. Thonjtë “vezë e rrumbullakët”.

Je tipi pafundësisht i lumtur. Je paqësore. Ti shijon të bësh gjërat në një mënyrë unike. Rrallë shkon me atë që bën shumica. Edhe pse je i lidhur me ndjenjat tuaja, nuk i lejon ato të mbizotërojnë mbi ty.


tipike une
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top