اfarë thotë shenja e horoskopit për stilin tuaj të veshjes?

astrologji-plus-2.jpg

Nëse mendon se të dish shenjën e horoskopit është diçka që të duhet vetëm për horoskopin mujor, atëherë mendohu sërish. Ashtu si zodiaku përcakton karakteristika të personalitetit, anët e dobëta, çdo shenja ka prirjet e veta të stilit. Ngjyrat që zgjedh dhe modelet e tyre janë të influencuara nga shenja juaj e horoskopit.

Dashi
Si shenja e parë e zodiakut dhe me karakter te vendosur, gratë e shenjës së Dashit janë luftëtare. Ju pëlqen që të ekspozohen për t’u dukur dhe mburrur . Takat, stolitë janë aksesorët e preferuar .
Tiparet kryesore: Karakter të guximshëm, kurajoze dhe gazmore
dashi.jpg
 
Demi
Si perëndesha tokës për zodiakun preferojnë bukurinë natyrore sepse duan që njerëzit të shikojnë më tepër pamjen sesa veshjen. Tonet në nuancat e tokës dhe stili klasik i përshtatet me karakterin dhe pamjen. Pëlqejnë veshje të rehatshme.
Tiparet kryesore: Karakter praktik, konservatore, sensuale .
demi.jpg


Binjakët
Binjakët janë kameleonët e zodiakut sepse ju pëlqen të ndryshojnë pamjen e tyre pa ndonjë arsye të caktuar. Kanë tendencë për të blerë veshje me ngjyra të ndritshme që pasqyrojnë gëzim dhe personalitetin optimistë dhe pëlqejnë të mbushin gardërobën me veshje të ndryshme.
Tiparet kryesore: Karakter te ndryshueshëm dhe te mprehtë.
binjak0.jpg


Gaforrja
Gaforrja si shenja më romantike e zodiakut paraqet feminitet dhe sentimentalizëm. Stili tyre është i veçantë dhe ndjek modën duke ia përshtatur karakterit e pamjes .
Tiparet kryesore: Karakter joshës dhe femëror
binjal.jpg


Luani
Si një nga shenjat më ekstravagante të zodiakut më pak nuk është shumë! Dashuroni të visheni si të të ’90-tat dhe krijimtaria juaj e lindur dhe prania mbretërore bëjnë së bashku veshjen më të mrekullueshme që të gjithë do ta kenë zili. Pavarësisht nga të ardhurat tuaja ju gjithmonë arrini të dukeni në formë perfekte dhe arrini të mbushni mungesat, pasi ju i meritoni!
Tiparet kryesore: Karakter prej aventuriere, pompoze, dramatike.
luani.jpg


Virgjëresha
Virgjëresha arrin të dallohet për detajet që përdor dhe mënyrën e të veshurit . Ka stil dhe elegancë dhe i zgjedhin veshjet për nga cilësia sepse i bën të duken të veshura mirë.
Tiparet kryesore: Karakter pragmatik dhe elegant
virgje.jpg


Peshorja
Ndërsa shenja lidhet me bukurinë, Peshoret kanë atë gjënë “sa u ngrita nga krevati dhe dukem e mrekullueshme”. Keni një vlerësim të thellë për të gjitha gjërat e mrekullueshëm dhe të krenoheni me pamjen tuaj. Të dukesh mirë pa shumë mundime është një dhuratë, nuk është rastësi që kaq shumë modele dhe dizajnuese mode janë të shenjës së Peshores!
Tiparet kryesore: Me stil, e gjallë, e dashur, flirtuese.
peshorj.jpg


Akrepi
Akrepat janë shenja më seksi të zodiakut. Të drejtëpërdrejta, të ndershme, besnike dhe elastike, Akrepat edhe mund të trillojnë gjithçka dhe si të tilla kanë tendencë që të ketë një ndjenjë të veçantë të stilit me një gërshetim të së errtës dhe magjistares. Megjithatë, ju nuk e keni problem të vishni diçka të guximshme që do të tërheqë vëmendjen … për aq kohë sa nuk është ngjyrë rozë!
Tiparet kryesore: Misterioze, magnetike, e thellë, kokëfortë.
akrep.jpg


Shigjetari
Si shenja më aventureske dhe atletike e zodiakut, Shigjetarët duan të provojnë gjithçka, por nuk janë “skllav” të modës. Ti e di atë që të përshtatet dhe në përputhje me personalitetin tuaj të gjallë, ju keni tendencën të mbani një linjë të thjeshtë dhe sportive, gjatë ditës të paktën. Megjithatë ju doni të visheni po aq shumë sa mikja juaj dhe nuk jeni të frikësuar të vishni diçka të guximshme!
Tiparet kryesore: E gjallë, inteligjente, spontane dhe e patrembur.
shigjet.jpg


Bricjapi
Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të të përshkruar sesa mishërim i sofistikimit. Ju e dashuroni magjinë e modës së vjetër dhe ofendoheni shumë nga gjërat pa shije apo vulgare. Nuk i pëlqeni gjërat false të lira dhe mund të heqin dorë nga një gardërobë e tërë në favor të vetëm një gjëje të veçantë. Nuk jeni tifoze e përzierjes së stilit dhe keni tendencë që të qëndroni në gjërat që e dini se ju shkojnë.
Tiparet kryesore: E sofistikuar, e besueshme, e pavarur .
bricjap1.jpg


Ujori
E njohur si shenjë e individualitetit dhe origjinales, Ujori mendon gjithmonë të kërcej në muzikën e daulles së saj. Nuk ndjekni trendet, por i vendosni ato! Keni një besim të fortë dhe një qëndrim pak anarkik, të cilat mund të reflektohen në veshjet tuaja. Gjëra të tilla si është bërë një pëlhurë është e rëndësishme për ju dhe mund të zotëroni më shumë se një bluzë me slogane politike.
Tiparet kryesore: E çuditshme, progresive, e shoqërueshme dhe altruiste.
ujor.jpg
 
Peshqit
Si sirenë të zodiakut, Peshqit pasqyrojnë një atmosferë jo të kësaj bote. Ju jeni shenja më intuitive dhe e lidhur jo vetëm me aftësitë psikike, por të imagjinatës. Stili juaj është zakonisht një kombinim i hipi, me elegancë dhe magjepsës femërore. Ngjyrat e ylbertë, një kurorë me lule dhe xixat pasqyrojnë stilin tuaj unik.
Tiparet kryesore: Intuitive, shpirtërore, e dashur.
Burimi: Harper’s Bazaar
peshqi.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top