اfarë thonë qentë (dhe ne nuk e kuptojmë). Gjestet dhe kuptimet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
اfarë thonë qentë (dhe ne nuk e kuptojmë). Gjestet dhe kuptimet

mridogs.jpg


Koka, këmbët, trupi: çdo gjest është një pyetje. Empatia me të zotët nuk ka nevojë për fjalë. “Pse zotëria im nuk kupton atë që unë jam duke i thënë atij?” Qeni ynë na “flet”: në mënyrën e tij, me lëvizjet dhe pozicionet e trupit, të veshëve dhe të bishtit, me prekje dhe lëpirje na tregon dëshirat e tij. Por ne, shumë shpesh, nuk e njohim gjuhën e tij dhe nuk e kuptojmë atë që ai dëshiron të na thotë.

Studiuesit në Universitetin e Salford në Mançester filmuan 37 qen, duke bashkëvepruar me të zotët e tyre. Fjalori qen-njeri Ata morën një lloj “fjalori” qen-njeri në 19 sinjale, të botuar në revistën ‘Animal Cognition’, një përpjekje për të deshifruar shkencërisht mesazhet e qenit.

19 sinjalet mund të përmblidhen në tetë kërkesa që miqtë tanë me katër këmbë na adresojnë:
Unë jam i uritur; ma gërvisht barkun; më puth; dua të luaj me ju; më hidhni shkopin ose topin; hapni derën; unë jam i interesuar për atë objekt; më gërvisht në kokë. Fjalori i familjes Një ndjeshmëri e veçantë vendoset mes secilit qen dhe të zotit të tij, një “fjalor familjar” bërë me gjeste, thirrje, zakone dhe sjellje tipike të anës njerëzore të qenve.

Kjo është konfirmuar nga Simone Dalla Valle, një trajner qeni dhe autori i ‘Si flet qeni juaj’. “Shumica e keqkuptimeve lindin nga fakti që ne interpretojmë sjelljen e qenve në një perspektivë njerëzore. Nuk ka sjellje tipike të një race, është më e ndjeshme të flitet për personalitete të ndryshme për çdo qen”, vazhdon eksperti.

اdo qen ka karakterin e vet
“Këshilla ime për të komunikuar më mirë me qenin tënd është: harro atë që mendon se e di për qentë, çdo qen ka një karakter të vetin. Pra, për të krijuar një marrëdhënie të ekuilibruar, lëmë qenin që të na tregojë se çfarë i pëlqen të bëjë me ne, do të jetë një përvojë e mrekullueshme për të dy ne”, përfundon Dalla Valle. “Edhe ne ndonjëherë japim sinjale të gabuara me gjestet tona të pandërgjegjshme, të cilat qeni nuk mund t’i kuptojë ose interpretojë në mënyrën e kundërt me atë që ne dëshirojmë.

اdo marrëdhënie, madje edhe midis njeriut dhe qenit, ka mekanizmat e saj të veçantë që duhen kuptuar dhe respektuar”. “I mungon fjala” “Këtij qeni i mungon vetëm fjala”, ndonjëherë dëgjojmë të thuhet. Në realitet, ai ka shumë mënyra për të shprehur atë që dëshiron. Varet nga ne që të përpiqemi ta kuptojmë.

(gazeta-Shqip.com)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top