اfarë risi do të sjell interneti në vitin 2010

sabah

Anëtar i Respektuar
Interneti është vazhdimisht duke përjetuar ndryshim, dhe këtë vit ne presim disa risi të rëndësishme që mund të ndryshojnë mënyrën se si ne e përdorim rrjetin global të informimit dhe komunikimit.

Makina më e madhe e kërkimit në botë, e njohur me emrin Google, planifikon të nisë një program të ri të quajtur Google Wave, ndërsa në anën tjetër faqja e popullarizuar për mikro-blogim, Twitter, do të hapet edhe për mundësi të reja, dhe adresat e internetit për herë të parë do të mundësohen edhe në shkronja të tjera, përveç atyre latine.

Interneti është bërë një pjesë e domosdoshme e jetës sonë, sa që shumë thjesht ne sot nuk mund ta imagjinojmë jetën pa atë. Qasja dhe shkëmbimi i informacionit, komunikimi dhe tregtia elektronike dhe argëtimi online – janë këto disa nga opsionet me të cilat ne sot mund të punojmë në internet.

Në vitin 2010, Interneti do të ketë një metodë e re për komunikim dhe bashkëpunim në kohë reale - Google planifikon të fillojë të lansojë softuerin e internetit, të quajtur Google Wave, i cili integron e-mailin, chat-in, fotografitë dhe shfletimin e internetit.
(VOA)
 
Back
Top