PiNkY
Anëtar i Nderuar

Kur bëjmë Yoga gjejmë qetësinë e humbur, harmoninë, energjinë dhe ndjehemi shumë më mirë. Nuk bëhet fjalë vetëm për ushtrime fizike, por edhe shpirtërore.
Yoga ruan balancën në strukturën tonë, mendjen-trupin-shpirtin. I ushqen me energji këto të trija. Energji, që më pas përdoret në përditshmërinë tonë.
Yoga punon me trupin dhe mendjen, nga brenda dhe jashtë njëkohësisht, ndërkohë që disiplinat e tjera punojnë më shumë për dukjen.
Yoga i jep trupit të njeriut forcë dhe energji të brendshme. Nuk ka rëndësi gjinia, si për burrat edhe për gratë është e njëjta gjë.
ثshtë e vështirë të bësh Yoga?
Nuk është aq e thjeshtë sa mund të duket. Edhe pse pozicionet duken të thjeshta, duhet rezistencë.
Megjithatë, nuk është aspak e vështirë nëse e praktikon rregullisht dhe e kthen në një stil jete.
Me praktikë çdo gjë bëhet më e kuptueshme dhe më e lehtë. Nuk ka sport që nuk të lodh, por energjia dhe mirëqenia që merr më pas kapërcen çdo lodhje.
Megjithatë, duhet të sqarojmë se ka shumë lloje dhe stile yoga.
Për njerëzit që e praktikojnë rregullisht, Yoga kthehet në një stil jete, shumë e rëndësishme për të qëndruar gjithnjë në formë, të fortë dhe në harmoni. /albeu.com/