اfarë duhet të hash sipas shenjës së horoskopit për t’u dobësuar

Jetmira

V.I.P
Kështu thonë shenjat

Dashi (22 Mars – 20 Prill) Nëse keni lindur nën shenjën e Dashit, mund të jeni impulsiv, gëzoheni duke filluar projekte të reja dhe jeni të aftë të shtyni veten në kufi. Kjo do të thotë se mund të filloni një regjim të ri ushqimor, pa shumë planifikim. Këshillë: Fokusoheni në proteina më shumë se sa në karbohidrate. Pjesa e trupit, që lidhet me Dashin është truri dhe aminoacidet nga proteinat ushqejnë trurin.

Demi (21 Prill – 21 Maj) Demat e dashurojnë të ngrënin, kështu që dietat mund t’ju bëjnë të ndjeheni të privuar dhe në gjendje mjaft të mjerueshme. Sugjerimi është të mbani një dietë të shijshme por me ushqime të shëndetshme dhe shtrojini në tryezë në mënyrë krijuese, që t’ju duken të mira, kur të uleni për të ngrënë. Këshillë: Shmangni sheqerin dhe ushqimet me shumë kalori, pasi Demat janë të prirur të kenë probleme me peshën.

Binjakët (22 Maj – 22 Qershor) Duke qenë të lindur nën shenjën e Binjakëve, do të thotë që ju pëlqen të bëni, të paktën dy gjëra në të njëjtën kohë, kështu që një dietë e kombinuar me një program stërvitjeje, do të ishte ideale për ju. Përgjithësisht jeni aktivë dhe në lëvizje, kështu që keni mundësi t’i digjni kaloritë shumë shpejt. Sfida juaj kryesore është që t’i qëndroni dietës që keni zgjedhur, në vend që të kërceni shumë shpejt te një tjetër. Duhet që edhe t’i lejoni vetes kohë të mjaftueshme, për të ngrënë një ushqim të ekuilibruar, në vend që të hani në këmbë, për shkak se jeni në nxitim. Këshillë: Shmangni ushqimet e shpejta. Pjesa e trupit që lidhet me Binjakët është ajo e duarve dhe sistemi nervor. Binjakët duhet të marrin kohë, për të ngrënë ushqim kalorik, në mënyrë që të relaksohen e të kenë nerva të balancuara.

Gaforrja (23 Qershor – 23 Korrik) Askush nuk rehatohet në të ngrënë si një Gaforre. ثshtë shenja e ushqimit dhe natyrisht dhe sigurisht që i kushton kujdes kësaj pjese. Ka të ngjarë të përdorni ushqimin, për t’ju ndihmuar të merreni me emocionet e dhimbshme, kështu që qëndrimi që mbani ndaj përbërsve të ndryshëm ushqimorë është i rëndësishëm. Mendoni për një planifikim regjimi të ri, si një mënyrë për të dashur dhe ushqyer veten, më shumë sesa si një privim. Këshillë: Shmangni ushqimin e pashëndetshëm që keni ngrënë në fëmijëri. Pjesët e trupit që lidhen me Gaforret janë gjoksi dhe stomaku. Këta njerëz e përdrorin ushqimin për të shtypur emocionet dhe për të shmangur çrregullime të tretjes.

Luani (24 Korrik – 23 Gusht) ثshtë e rëndësishme për Luanët të ndihen mirë me veten e tyre dhe dieta shihet më së miri si mënyrë për ta arritur këtë.
Spontaniteti juaj dhe koenfidenca, iu mundësojnë të përshtasni një plan të shëndetshëm të ngrëni, plot ide dhe entuziazëm dhe forca juaj e karakterit ju ndihmon të ndiqni këtë regjim.
Injoroni këdo që bën shaka me përpjekjet tuaja ose kritikon maturinë tuaj.
Këshillë: Zëvendësoni salcat e rënduara me karbohidrate me më të lehta, nga ato që zakonisht bëhen nga vaji, uthulla, specat dhe erëzat.

Virgjëresha (24 Gusht – 23 Shtator)
Të bëjnë lista është diçka në të cilën Virgjëreshat janë shumë të mirë, pasi janë metodike dhe praktike.
Dieta juaj është shumë e rëndësishme për ju gjithmonë, megjithatë nëse po kërkoni një regjim të veçantë, planifikoni gjithçka do të hani, duke shënuar vlerat ushqyese dhe përfitimet për shëndetin tuaj.
Këshillë: Hani gjërat organike për të evituar alergjitë. Virgjëresha duhet të ruajë lëkurën, që është shpesh pre e alergjive, kështu që njerëzit e kësaj shenje duhet evitojnë shtesat ose pesticidet në ushqimet e tyre.

Peshorja (24 Shtator – 23 Tetor)
Janë shumë dieta midis të cilave, Peshoret mund ta kenë të vështirë të zgjedhin.
Pasi ju vendosni për një dietë, mund të josheni për të kaluar në një tjetër, që mund të jetë mbase më e mirë.
Të keni një balancë ushqyerjeje, për ju është shumë tërheqëse, sidomos nëse kjo ju bën fizikisht më tërheqës. Të hani në mënyrë që të keni ekuilibër ushqyese është shumë tërheqëse për ju, veçanërisht në qoftë se rezultati ju bën edhe më tërheqës.
Përpiquni të provoni dietën së bashku me të dashurin tuaj, që të mund të ndani përvojat. Zgjidhni një plan, që do t’ju balancojë së brendshmi.
Këshillë: Zgjidhni ushqime të pasura në potas, si bananet, gjethet jeshile, peshk dhe kos.
Peshoret janë të prirura ndaj diabetit. Nivelet e duhura të kaliumit i mbajnë veshkat të shëndetshme.

Akrepi (24 Tetor – 22 Nëntor)
Akrepët kanë vullnet të fortë, më shumë se çdo shenjë tjetër, kështu që, sapo ndani mendjen për një dietë, është thuajse e sigurt që ju do ta ndiqni atë.
Duke pasur durim, vendosmëri dhe sens të fortë qëllimi, jeni të shkëlqyer për të kontrolluar impulset tuaja.
Ka mundësi të mos i tregoni të tjerëve çfarë po bëni, ndërsa ndiqni dietën dhe të buzëqeshni në mënyrë enigmatike, kur ju thonë se sa mirë dukeni, duke u kënaqur me sekretin tuaj.
Këshillë: Kujtohuni të përfshini mjaftueshëm ushqim të fortë në dietën tuaj. Akrepët vuajnë shpesh nga kapsllëku, kështu që kanë nevojë për dietë të lartë me fibra.

Shigjetari (23 Nëntor – 22 Dhjetor)
Shigjetarët pëlqejnë të vendosin qëllime dhe e shijojnë sfidën, por preken shumë nëse rezultati nuk është i shpejtë.
Ju rrallë i bëni gjërat përgjysmë dhe shumë shpejt mund ta hidhni veten me entuziazëm, në një tjetër dietë.
Jini realist për çfarë mund të arrini në një javë dhe krahas dietës, përfshini edhe shumë ushtrime dhe kënaquni me regjimin tuaj.
Këshillë: Kremi, kripa dhe sheqeri kanë elemente shtesë të shëndetshëm. Shumë ushqim i bën Shigjetarët të mos ndihen mirë.

Bricjapi (23 Dhjetor – 19 Janar)
Të punoni qëndrueshëm me objektivat funksionon më së miri për Bricjapët. Mos kërkoni sukses brenda natës. Sa më i vështirë regjimi, aq më të kënaqur do të mbeteni.
Mos jini shumë i rreptë me veten. Të hani shëndetshëm mund të jetë kënaqësi dhe dieta nuk duhet të jetë një test durimi. Provoni disiplina, si: aerobia, Tai Chi ose peshëngritja.
Këshillë: Kalciumi është veçanërisht i rëndësishëm për ju. Kalciumi është jetik, për të mbajtur të shëndetshëm dhëmbët dhe kockat.

Ujori (20 Janar – 19 Shkurt)
Ujorët janë të tërhequr nga mënyra të çuditshme dhe të pazakonta të të bërit të gjërave. Ju jeni një mendimtar inovativ dhe origjinal dhe në mënyrë ideale mund të zgjidhni një regjim dhe ta individualizoni atë, ndryshe nga norma.
Nëse mërziteni apo humbni interesin, ju do të hiqni dorë menjëherë nga dieta. Megjithatë, nëse filloni ta adoptoni si stil jete do të lidheni aq ngushtë me të, sa nuk do ta kuptoni as kur keni shkuar larg.
Moderimi është çelësi; të dini kur të ndaloni.
Këshillë: Zëvendësoni alkoolin me birrën e lehtë.

Peshqit (20 Shkurt – 21 Mars)
Të lindurit nën këtë shenjë ëndërrojnë perfeksionin, por gjetja e një diete mund të mos jetë e lehtë e madje mund të jetë e vështirë për ju.
E ngrëna e paktë mund të jetë problem për ju, ashtu si dhe e mbi ngrëna.
Përpiquni të bëni vallëzimin, jogën ose meditimin pjesë të ditës suaj, sepse janë mënyra të mira për të shprehur emocionet.
Këshillë: Ruani balancat e lëngjeve në trupin tuaj, qoftë kur hani, qoftë kur jeni të etur. Peshqit janë të prirur për të mbajtur papastërti në trupin e tyre, të cilat duhet t’i largojnë me lëngje.
 
Back
Top