Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

اfarë duhet të bëjmë në vend të dietave?

28690_415188205989_164162295989_5156242_4007498_n.jpg

Të ngrënit është jo vetëm nevojë por mbi të gjitha dëshirë. Teksa vëmë re kilet e tepërta ideja e parë që na vjen në mendje është të mbajturit e dietave. Por ekzistojnë edhe mënyra të tjera, shumë efikase madje, të cilat zëvendësojnë dietat dhe lodhjet e tyre. Truke që kanë të bëjnë me veshje, situata, zgjedhje dhe lloje të caktuara ushqimesh. Kujdes, duhet vetëm pak vëmendje!


Vishini taka. Gjithmonë
ثshtë e vërtetë që takat janë të vështira për t’u mbajtur. Ato vrasin dhe për më tepër kushtojnë shtrenjtë. Megjithatë mbeten më se të nevojshme. Takat përveçse tërheqin vëmendje iu bëjnë të dukeni më seksi. Ato gjithashtu bëjnë që këmbët tuaja të duken më të gjata dhe elegante. Ndaj mos i kurseni!

Kujdes nga shokët e ‘shëndoshë’
Pranojeni: kur një nga miqtë tuaj porosit patate të skuqura për drekë, nuk mund të bëni dot të kundërtën veçse të porosisni edhe ju. Apo kur shoqja juaj porosit gjithmonë sufllaqe ndodh që edhe ti tundohesh. Megjithatë kjo nuk do të thotë që të mos shoqëroheni me ta, por të bëni kujdes. Mos pranoni të bëni të njëjtat zgjedhje, sidomos nëse jeni ju që keni kilet e tepërta.

Zbuloni stilin e brendshëm
Dihet që vajzat i bëjnë meshkujt për vete, kur janë elegante, me xhinset e ngushta që tërheqin gjithmonë vëmendje. Megjithatë kjo nuk do të thotë që vetëm të qenurit e dobët është elegancë. Sepse kjo e fundit krijohet edhe me kombinim, stil, apo shije individuale. Kështu duke qenë origjinale mund të jeni vetvetja dhe dietat e tepërta mund t’i mënjanoni menjëherë. Mjafton të zbuloni stilin e brendshëm, atë që e keni vetëm ju.
28690_415188395989_164162295989_5156246_2795939_n.jpg

Kujdes me nepsin!
Ajo që të shëndosh ndonjëherë nuk është vetëm uria. Të ngrënit e vakteve është shumë e rëndësishme. Por të ngrënit mes tyre prish punë. Sepse kështu fillojnë kilet e tepërta ato për të cilat duhet të mbajmë dieta të tëra. Ajo që sugjerohet në këto raste është kujdesi me nepsin. Mos hani vend e pavend. Përdorni çamçakëz, apo pije gjatë ditës.

Blini ushqime pa etiketa
Teksa jeni në supermarket duke blerë produkte, limitoni sa më tepër ato të konservuara, nëpër shishe apo kuti. Sa më pak mbrojtës të tillë të kenë ushqimet, apo kimikatë më pak të shëndetshme janë. Një rregull i mirë për t’u ndjekur: nëse jeni në shtëpi duke çmbështjellë ushqimet e blera, kontrolloni në frigorifer pasi mund të gjeni produkte më të freskëta. Perime apo fruta.

Përdorni ngjyrën e zezë
Me të drejtë ngjyra e zezë konsiderohet si ngjyra e mrekullive. Ndaj zgjidhni veshje të zeza, qoftë të brendshme apo bluze, geta dhe funde të kësaj ngjyre. Do të dukeni më bukur, më e dobët dhe më elegante. Në raste festash apo eventesh ngjyra e zezë do të ishte zgjidhja më e mirë dhe praktike.
28690_415188805989_164162295989_5156298_2399468_n.jpg

Kontrolloni sasinë e ushqimit
Një në katër amerikanë hanë çdo gjë që iu serviret, pavarësisht sa shumë mund të jetë. Sasia e ushqimit mund të jetë një nga faktorët më kërcënues të shëndetit tuaj. Kështu që sa më pak aq më mirë. Herën tjetër porosisni makarona me sa më pak ingredientë të jetë e mundur.

Ndërgjegjësohuni mbi ushqimin e ‘shëndetshëm’
Ndodh pa kuptuar që edhe pse zgjedhim të hamë sallatë, fillojmë e mbushim atë me shumë zarzavate por edhe me lloje të ndryshme djathërash, salcë, apo majonezë. Ne mendojmë se po hamë diçka të lehtë e cila nuk na shëndosh. Por në fakt zgjedhja që kemi bërë nuk është aq e zgjuar. Kështu që sugjerohet që sallata të mos ketë shumë përbërës të tjerë, përveç perimeve.

Përdorni ushqimet ‘magjike’
Disa ushqime mbeten magjike pasi keni kuptuar që iu kënaqin, për arsye të ndryshme. Shtojini këto listës suaj të ushqimeve dhe konsumojini si dietën tuaj. Të tilla mund të jenë vaji i ullirit, manaferrat, luleshtrydhet, fara luledielli apo bajame. (Vetëm kujdes me hudhrat, nëse doni të jeni ‘në rregull’ me të dashurin apo kolegët e punës.

Revista Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back