Marsi do të dhurojë një pamje spektakolare që mund të përsëritet pas 300 vitesh. Imazhet u kapën nga Teleskopi Hubble i NASA-s më 12 maj, kur planeti ishte 50 milion milje larg nga toka.
Mendohet se ky planet është rreth 3.5 miliardë vite i vjetër dhe është formuar pasi një asteroid ka goditur planetin. Më 22 maj, dielli dhe Marsi do të jenë në anët e sakta të Tokës, në një distance prej 47.4 milion milje. Marsi do ndriçohet nga dielli. Ndërsa më 30 maj, Marsi do të jetë më e afërt me tokën, vetëm 46.8 milion milje.
Planeti do të jetë i dukshëm gjatë natës dhe do mund të shihet me sy të lirë. Distanca më e afërt mes Tokës dhe Marsit, është shënuar në gusht të vitit 2003. Të dy planetët kanë qenë vetëm 35 milion milje larg. Mos e humbisni këtë shans më 30 maj, sepse ky fenomen do të përsëritet mbas 300 vitesh./tvklan.al