اështja çame, çështje e Tiranës dhe e Evropës!

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Zgjidhja e munguar e një problemi jetik për kombin tonë, siç është problemi i اamërisë, duhet të gjejë realizim institucional vetëm mbi një praktikë këmbëngulëse e të vazhdueshme qoftë nga ligjëvënësi shqiptar, qoftë nga strukturat e diplomacisë shqiptare.


549chammapus01wb1.jpg


Kjo zgjidhje s’duhet të trajtohet më vetëm në planin teorik, s’duhet të jetë thjesht një retorikë boshe, amatore, duke u bërë viktimë e hipokrizisë demagogjike të patriotizmit folkloristik siç ka ndodhur deri më tash.
Kështu që, në këto kushte, është i domosdoshëm jo vetëm një kurs i ri drejtimi, një pragmatizëm institucional i problemit, i munguar prej më tepër se 63 vjet. E një rëndësie të veçantë është edhe një ngjyrosje e tij me koloritin e të drejtave historike, legjitime, morale e së drejtës të vetvendosjes së popujve edhe nga media shqiptare. Që të ndodhë një “çudi” e tillë, medoemos nevojitet një ndërgjegjësim gjithëtrupor, më së pari, i politikës shqiptare, qoftë kjo politikë e majtë a e djathtë. Kjo detyrë shtëpie, për politikën shqiptare, vjen si detyrim moral për faktin se, si dje, si sot, ishte dhe është qëndrimi indiferent i kësaj politike me gjenezë të njëjtë që falë gabimeve historike të saj, ka bërë që popullata çame të endet në një rrugë pa krye.
Si dhe pse duhet ta mbajë këtë peshë gabimesh dhe detyrimesh moralo-kombëtare politika shqiptare e afro gjysëm-shekullit të fundit?
Kujtoj. Ashtu si në periudhën e sistemit totalitar, kur dritëshkurtësia, izolimi dhe frika nga kapitalizmi ’dhuruan’ atë çka çamëve nuk u duhej, nënshtetësinë shqiptare, duke iu privuar atë greke (që do të thotë gabim strategjik që në vijëmisi i cili u shoqërua edhe nga anestisia e problemit për afro 40 vjetë), edhe sot, bijtë e tyre, pasardhës të politikës së vjetër totalitare, vazhdojnë me konseguencë të njëjtin ritëm mes dyshimeve të së njëjtës heshtje-zyrtare (edhe pse të favorizuar nga sistemi demokratik) si rrjedhojë sabotim, me dashje apo jo, të problemit çam, përmes aneksimit të tij nga problemi shqiptar në tërësi dhe duke e konsideruar atë vetëm një çështje teknike mes palës greke dhe asaj shqiptare.
Mbishtresat, por edhe nënshtresat e politikës së sotme, përkatësisht, politika zyrtare dhe jo zyrtare, me praktikat e saj po shfaq hapur paaftësi, neglizhencë, dhe jo-largpamësi. Duke e parë atë si një problem të veçuar e të korracuar, pra duke e izoluar atë, pse jo, ndoshta qëllimisht.
Kjo strategji, për mendimin tim, nuk është e rastësishme, nuk është vepër e harresës. Përkundrazi kjo strategji që ushqehet nga frika e presionit të Athinës zyrtare nga njëra anë dhe e biznesit-patriotik grek nga ana tjetër, është jo pak e dyshimtë.
Ku konstaton bashkëpunimi i heshtur midis amatorizmit politik shqiptar dhe djallëzisë profesionale të politikës greke në dëm të popullsisë çame?
ثshtë i dukshëm ky bashkëpunim në hedhjen e themeleve monopolistike të përbashkëta. Politikanët shqiptarë bashkëpunojnë me ata grekë e më tej me elemente të qarqeve ultranacionaliste të shtetit kontradiktor. Ajo që të bën më shumë të dyshosh nuk është fakti që “tanët” bashkë-monopolojnë me gjithëfarë tipash të shtetit grek, por fakti se si i kanë ndarë përgjysmë këto marrë-dhënie ekonomike. Të etur nga afshi i pangopësisë reciproke, “tanët”, d.m.th. “kalamajtë” e politikës sonë, po shkëmbejnë bashkë me interesat ekonomik edhe ato kombëtare që, në rastin në fjalë, lidhen drejtëpërsëdrejti me interesat e popullsisë çame, ndërsa grekët e kalit të Trojës, siç kanë bërë përgjatë historisë së tyre, edhe sot, nuk po kompromentojnë aspak as interesat e pakicës minoritare në Shqipëri, por as ato të fantashkencës së Vorio-Epirit. Pra, ndryshimi, mes palës shqiptare dhe asaj greke, qëndron, jo pak, por në cilësi.
Bazuar në logjikën e fakteve, shumë lehtë mund të qisim pyetsorin e ”pse-ve” filozofike; pse problemi çam qëndron i arkivuar në Athinën-zyrtare, ndërsa nga Tirana politike konsiderohet problem teknik që mund të zgjidhet vetvetiu ?
Kur them ”politika shqiptare”, më së pari nënkuptoj përfaqësinë çame në Parlamentin shqiptar ( qofshin këta të majtë a të djathtë) si dhe P.D.I-në si pjesë e mazhorancës qeverisëse ( në pushtetin lokal). Por, edhe Shoqata اamëria si burim ushqimi i po kësaj force politike është pothuaj e paralizuar falë transformimit të drejtuesëve të saj në ”turistë” të problemit, por edhe në viktima të “lehta” të Megalidesë.
Atëherë, në këto kushte, në një mjedis politikë të ndotur, me këta drejtues si të partisë, ashtu dhe të shoqatës çame, me këta ‘patriotë të mëdhenj të politikës shqiptare në përgjithësi’, si, nga, dhe kur do të zgjidhet problemi i اamërisë?
Nga institucionet e Eropës problemi çam duhet konsideruar, jo më si një fenomen mëshire, por si një padrejtësi juridike e faktuar nga një tragjedi historike, si një e drejtë legjitime e, si rrjedhoj, një domosdoshmëri për stabilitetin në Ballkan. Ai, problemi çam, duhet me patjetër të ushqehet së pari nga angazhimi cipëtrashë i politikës së Tiranës zyrtare. Vlerësuar si një nga rastet e rralla në botë, jo vetëm për faktin e tmerrshëm të gjenocidit fashist në dëm të kësaj popullate, por edhe për faktin e qënësisë aktuale të një ligji-lufte (26/36-1940) nga shteti fqinj (ligj ky që mban peng çështjen e pazgjidhur), mendoj se problemi çam, duhet të merret në analizë logjike e diskutim të drejtë institucional nga forumet demokratike të Evropës.
Këto forume, që ta lehtësojnë punën e tyre pa qejfëmbetje të palës greke, kanë se ku të bazohen. Mjaftojnë faktet që Greqia bën pjesë në Konventat dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut, është anëtare me të drejta reciproke në Forumet Paqëruajtëse Botërore (siç është NATO) etj...etj..si rrjedhojë ka detyrim juridiko-institucional të respektojë rregullat e lojës së përbashkët. . Pa harruar këtu ndërfutjen legjitime të Prishtinës-zyrtare, Tetovës si dhe të gjitha lobeve politike shqiptare në Ballkan e më gjerë.
Kjo filozofi e qartë e të qënurit faktorizues në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm na bën të fuqishëm si komb, por edhe bashkëpromotor të aleatit tonë më të madh USA, e cila nëpërmjet fjalës së Presidentit Bush në Tiranë, më 10 qershor të 2007-tës mëshoi haptazi rëndësinë e fuqëzimit të faktorit shqiptar, në shërbim të stabilitetit përfundimtar të Ballkanit.
Vetëm në këtë mënyrë, opinioni i politikës europiane, duhet të ndezë motorët e lëvizjes institucionale për zgjidhjen e këtij problemi, sa të padrejtë për shqiptarët, po aq edhe legjitim, duke pasur si pikë të Arkimedit faket historike dhe të drejtat juridike të popujve, në rastin konkret të drejtat e një popullsie me kombësi shqiptare. Pra, edhe politika e Tiranës, bazuar në ”armët” e sipërpërmendura, duhet të marrë guximin e ta ftojë Athinën në ringun e një beteje të paqshme për zgjidhjen demokratike të të drejtave të bashkëkombësve të vet. Kështu që, nga ky ”sulm katëranësh” politika greke, duhet të ndërgjegjësohet për dhe mbi demokracinë që duhet të institucionalizojë edhe në shtetin amë duke njohur dhe respektuar të drejtat e ishqytetarëve të vet. Në të kundërt presioni politiko-ekonomik ndaj tyre, si nga Komuniteti Europian, ashtu edhe nga politika Tiranë-Prishtinë-Tetovë, do të jetë rruga e fundit dhe dara shkundëse për ndërgjegjësimin e Athinës.
Athina, për interesa të saj, e kupton fare mirë se nuk duhet të bëhet pikëshënjestër as e presioneve politiko-ekonomike, por as e Institucioneve apo Aleancave Ushtarake, ashtu siç ndodhi me Beogradin-kokëfortë në Luftën e ’99-ës në Kososvë. Këmbëngul sërish se, Tirana duke qënë piemont i zgjidhjes së çështjes shqiptare , me diplomacinë e saj, duhet të ekspozohet herë në rolin e luanit e herë në atë të dhelprës me qëllim zgjidhjen e problemit çam, nëpërmjet mjeteve demokratike, duke e vlerësuar atë si problem të Tiranës e jo vetëm të çamëve me qëllim që të paraprijë edhe ndonjë eveniment të padëshiruar, por të mundshëm...

Shkruan: Genc Llakaj
(Autori eshte Jurist e njekohesisht Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Atdhetare per Identitet e Bashkim Kombetar SH.A.I.B.K )
 
Titulli: اështja çame, çështje e Tiranës dhe e Evropës!

Disa shenime nga ana ime

C’fare po ngjet? Ajo qe ka ndodhur prej shekujsh.
Po luftohemi deri ne zhdukje nga sallvet dhe nje pjese e europes. Ne shenjester eshte idenditeti shqiptar dhe ky eshte faji jone i vetem…
Ish kryeminsitri i Britanise, Toni Blair duhet falenderuar per autokritiken e tij me fjale e me vepra kundrejt shqiptareve. Shpresojme qe politika e tij te mos ishte nje politik personale porn je vije e menduar mire qe do te ndiqet nga te gjitha qeverite britanike qe pasojne.
Para se te vazhdoje shkrimin tim ishit te ftuar te shikoni keto dy linqe;
Video : N.Zervas and germans nazi/Cameria(Tsamouria )genocide
Google Image Result for http://cache3.asset-cache.net/xc/50494038.jpg?v=1&c=IWSAsset&k=2&d=4996399091E831862B7A99EFB066B507DA70E170507C691C
http://www.forumishqiptar.com/attachment.php?attachmentid=101475&stc=1&d=1204287423



Nuk do te ndalem ne ngjarjet e medha te damkosuara si antishqiptare, si ndarja e trojeve shqiptareneper konfrenca nderkombetare, por ne disa, ato me pak te njohura dhe do te jape mendimet e mija.
Qysh nga vitet 1990-te Shqiperia shkatrohet nga qeveritare agjent sallve e europian me qellimin e vetem qe shqiptari ta leshoje nga nevoja idenditein e tij, te largohet, te tretet, te zhduket…
E nderkohe qe shqiptari po vuan per buken e gojes, nderkohe qe Europa eshte ne nje kolaps ekonomik fondet e saj per te blere idenditetin shqiptar ne forme pensioni, nepermjet pjelles se tyre gereke nuk po shterrojne. Kaq shume e shqetson Europen idenditeti shqiptar sa ajo pranon te shkatrohet nga trazirat ekonomike dhe te mos leshoje pe ne frontin antishqiptar dhe per kete aresye gjoja pensionet greke nuk kane te sosur? Greqia ka qene dhe do te jete vegel…
Mesazhi sllavo europian ka qene dhe eshte i qarte; Leshoje idenditetin ose vdis. Kjo politike eshte shume shekullore…
Greket ne idenditein e sotem nuk jane gje tjeter por vecse pjelle sallo-europiane. Ata jane ne pergjithesi shqiptar qe urrejne veten e tyre dhe te lene nga mendja, ndaj Greqia ngjan me nje cmendi gjigande.
Ky popull sharlaten ka per flamur, flamurin e nje kompanie tregetare britanike qe zhvillonte aktivitetin ne Indin e kolonizuar, me perjashtim se ngjyra e kuqe eshte shendruar ne blu. Natyrisht kjo gje u imponua pas kasapanes (luftes civile) ndershqiptare qe pasoi revolucionin grek.
Pothuaj e njejta gje po ndodh ne Dardani me flamurin ne formen e nje gjetheje fiku i cili eshte pjelle e UMNK-ut, ndersa Sali Berisha fal troje grekut e serbit dhe sulmon te gjithe simbolet tona kombetare.
-Si ka mundesi qe Enver Hoxha te kishte kaq sukes ne shfarroshjen e nacionalistave edhe jashte Shqiperise? Natyrisht qe sherbimi i tij sekret ishte i sukseshem. Shtepia e ABaz Ermenjit, “kundershtarit” te Enver Hoxhes ishte perballe ambasades shqiptare ne Francen antishqiptare (Francen e Esat Pashe Toptanit, Sali Berishes, Ismail Kadarese…) dhe atij asnjehere nuk ju be atnentat. A mos ishte edhe Abaz Ermenji ne borderon 800 dollareshe te Sigurimit te Shtetit te agjentave te tij jashte Shqiperise?
Si ka mundesi qe ne te gjitha aksionet diversioniste Enver Hoxha te ishte 100% i sukseshem?!!! Mos ndoshta nacionalistat shqiptar pergatiteshin nga Europa “kunder” rregjimit te Enver Hoxhes dhe qysh para se fatkeqet (nacionalistat shqiptar) niseshin per aksion informacioni i ishte trasmetuar Enver Hoxhes nga Europa “armike”…?
Si ka mundesi se gjithkush e dinte se Sali Berisha ishte agjent serb dhe nuk u more asnje mase? A nuk na e tha kete gje Spartak Braho dhe Nexhmie Hoxha…? A mos ishin edhe keta spiuna sllave? Po spiun francez a ishte dhe eshte Sali Berisha i cili i krynete takimet informative ne France, sipas Brahos?
-Koke palari Napolon Zerva, bashkpuntori i nazisteve na e spatroi etnikisht Shqiperine e Jugut dhe bota bente sehir!!! Ka mundesi kjo te ndodhte apo Napolon Zerva zbatonte urdhrat e europianeve? Argumenti europian ishte se camet “bashkpunuan” me gjermanin, ndaj duheshin perzene, ndersa bashkepuntori i vertet na paskesh qene Napolon Zerva (sipas fotove dhe arkivave)!!!
Nga njera ane vegla e europes, Napolon Zerva vriste dhe pastronte etnikisht Shqiperine e Jugut, “patrioti” Enver Hoxha digjte masivisht dokumentat e rrefugjateve shqiptar, qe te mos ngelej gjurme, qe te mos ngriheshin pretendime!!! A ishte Enver Hoxha agjent sllavo-europian?
-Ne Veri te Vendit ishte Ramiz Alia dhe Sabri Godo qe bene kerdine ne patriotat shqiptar. Munde te na thote Ramiz Alia se Mehmet Shehu ishte helmuar para se te “vetvritej”? Ne se eshte keshtu, c’fare ndodhi?
-Perse francezet na e vrane Themistokli Germenjin na na e cuan ne prite Isa Buletinin…?
Po italianet perse na i helmuan Isamil Qemalin…?

-Jemi ne vitet 1800 kur burrri i shtetit Ali Pasha kishte krijuar praktikisht shtetin shqiptar ne Juge te Vendit. A munde te pranohej kjo nga sllavo-europianet, Rusia, Franca, Anglia…
Ali Pasha burreshteti qe kish ngritur kisha, xhamija, sinagoga ofroje te behej edhe kristian por problem nuk ishte feja, problemi qe kishin sllavo-europianet ishte idenditeti shqiptar, ndaj me marifete se bashku me turqit likujduann Napoleonin muhamedan dhe se bashku me te shtetin shqiptar ne Jug te Vendit.
Fill pas saj ata financuan kryengritjen kundra turqeve dhe pas saj kasapanen ndershqiptare qe pasoi menjehere pas clirimit nga Turqia. Pas saj ata shpiken idenditetin e sotem grek duke ju vendosur atyre per flamur, nje pacavure te nje kompanie tregetare britanike e cila zhvillonte aktivitetin e saj ne Indi.

C’fare duhet te bejme?
Ne shqiptaret duhet te shtrengojme fort njeri -tjetrin dhe te kerkojme bashkimin e trojeve tona ndryshe jemi te zhdukur.
Ne shqiptaret duhet te perqafojme forte Ameriken si nje mike e vetme dhe e fuqishme ne se duam te mbijetojm, ndryshe jemi te shuar.
Petrit Kola
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top