Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës,1 milion euro fitim gjatë korrikut

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës,1 milion euro fitim gjatë korrikut

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka potencuar se korriku, ishte ndër muajt më të mirë në historinë e aeroportit, sa i përket të ardhurave financiare, ku është siguruar një fitim neto prej gati 1 milion euro që e ka çuar fitimin neto të kompanisë për 7 muaj, në 3.6 milion euro. Kjo shifër përbën rekord në bazë të krahasimeve me vitin e kaluar, pasi aeroporti që tani ka tejkaluar dukshëm fitimin neto të siguruar përgjatë një viti, gjatë 2007, i cili ishte vetëm 2.8 milion euro.
Vetëm në gjashtëmujorin e parë të 2008 kompania arriti të arkëtojë një fitim neto prej 2.6 milion eurove.
Ky fitim i siguruar, tregon edhe njëherë punën e mirë të menaxhmentit të kompanisë dhe qasjen e re, atë të përkushtimit ndaj konsumatorëve.
“ Jemi të përkushtuar në maksimum që përmes qasjes së re, gjithmonë në shërbime të konsumatorëve-udhëtarëve dhe aviokompanive, ta rrisim sa më shumë vlerën e kompanisë. Njëkohësisht jemi në përpjekje maksimale për të zvogëluar sa më shumë shpenzimet operative ”, tha Agron Musatafa, ( u.d ) i drejtorit menaxhues të ANP-së.
Po ashtu, investimet kapitale në ANP janë në përfundim e sipër, rishtresimi i pistës, ndriçimi i pistës, rrethoja perimetrike etj, në mënyrë që të përmbushen kushtet dhe ANP të marrë certifikatën e sigurisë nga ana e Organizatës Civile të Aviacionit Ndërkombëtar, thuhet mes tjerash në një komunikatë për opinion të lëshuar sot nga Zyra për informim pranë ANP. telegrafi
 
Me ne fund nje lajm i mire , thnx god!
 
me vertet mu duk cudi fitimi aeroportit...por me sa kthehen per pushime keto muaj...duhet te jet i vertet lajmi:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back