Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

اernobili apo njerëzit janë më të këqij?



xxx_1451299035-9500487.jpg

Dëmi që kanë shkaktuar njerëzit ndaj botës së gjallë, mjedisit dhe në tërësi gjithë habitatit natyror të planetit tonë, është më i madh sesa dëmi që ka shkaktuar rrezatimi radioaktiv i اernobilit
Rreth 30 vjet kanë kaluar qysh nga aksidenti bërthamor në اernobil dhe komuniteti shkencor ende debaton për ndikimin që ka rrezatimi i tij në ekosistem rreth centralit bërthamor. Kohët fundit, së bashku me shkencëtarët e tjerë, unë studiova kafshët në zonën e ndaluar për njerëzit rreth centralit.

Rezultatet ishin tronditëse: cilido qoftë ndikimi i rrezatimit mbi kafshët, efekti i banimit njerëzor duket se ka qenë shumë më i keq. Ajo zonë ofron një paralajmërim, që prania fizike e njeriut në një habitat është shumë më e dëmshme sesa katastrofa mjedisore më e keqe e shekullit të njëzetë. Ne studiuam kafshë në një hapësirë rreth 2200 km katror në një zonë të ndaluar në Bjellorusi, të quajtur “Rezervati Radioekologjik Shtetëror Polessye”.

Para shpërthimit, kjo zonë ka qenë strehë për 22000 njerëz në 92 fshatra, dhe toka punohej e shfrytëzohej për burimet e saj pyjore. Në ditët pas aksidentit, banorët e zonës u evakuuan së bashku me kafshët e tyre për t’i mbrojtur nga shkalla e lartë e rrezatimit. Megjithëse rrezatimi u ul me 100 herë në muajt pas aksidentit, zona ende vlerësohet si e papërshtatshme për banimin e njerëzve.

Ka pak raporte për efektin e rrezatimit mbi kafshët e egra, por ne e dimë që në disa zona të nxehta të rrezatimit pemët u thanë dhe kafshët ngordhën. Dikush mund të mendojë që, pas rreth 30 vjetësh, zona rreth centralit vazhdon të jetë tokë e shkretë, e populluar aty-këtu nga kafshë të dëmtuara gjenetikisht, të ekspozuara ndaj rrezatimit kronik në disa breza.

Realiteti është shumë i ndryshëm. Vetëm pak vite pas aksidentit, shkencëtarët bjellorusë mblodhën të dhëna duke fluturuar me helikopter mi zonën dhe zbuluan rritje të numrit të derrave dhe drerëve të egër.

Dhe me kalimin e kohës, popullsia e egër e këtij rajoni vazhdoi të rritej, ndërsa kafshët përdorën ato çfarë kishin lënë njerëzit. Kopshtet, të mbjellat e vreshtat ofruan ushqim të begatë për to. Shtëpitë e braktisura dhe ndërtesat e fermave ofruan fole dhe strehë të gatshme. Deri më 1993, numri i derrit të egër ishte gjashtëfishuar, para se të përgjysmohej për shkak të sëmundjes dhe rritjes së shpejtë të popullatës së ujqërve.

Studimi ynë tregon që numri i gjitarëve në اernobil është i njëjtë me atë të atyre në rezervatet natyrore të pahelmuara të Bjellorusisë – përveç ujqërve, të cilët janë tepër të shumtë në zonën e centralit.

Kjo zonë është strehë e rrëqebullit dhe pak arinjve me ngjyrë kafe. Të dhënat e popullatës nuk tregojnë lidhje mes nivelit të rrezatimit dhe densitetit të gjitarëve; numri i gjitarëve në zonat më shumë të helmuara është i njëjtë me atë të gjitarëve në zonat më pak të helmuara. Të jem i qartë, fakti që kafshët po begatohen në اernobil nuk do të thotë që rrezatimi është i mirë për jetën e egër.

Rrezatimi shkakton dëmtim të ADN-së, dhe në nivelet e tanishme mund të ketë njëfarë efekti në riprodhimin e kafshëve të veçanta. Por krahasimi me atë që ka ndodhur jashtë zonë së prekur është leksion.

اfarëdolloj dëmi që ka shkaktuar rrezatimi, banimi i njeriut ka shkaktuar dëm shumë më të madh. Në zonat jashtë zonës së rrezatimit ose rezervatet natyrore, popullsia e kaprojve të egër pësoi një rënie të madhe, ndërsa ndryshimet të mëdha ekonomike dhe shoqërore pas rënies së Bashkimit Sovjetik e përkeqësuan varfërinë dhe shkërmoqën menaxhimin e kafshëve të egra.

Leksioni nga اernobili është i tillë që, nëse duam që natyra të lulëzojë, asaj i duhet dhënë hapësirë – nga ne. Shkaqet kryesore pas rënies së biodiversitetit global përfshijnë humbjen e habitatit dhe fragmentimin si rezultat i aktivitetit njerëzor. Edhe disa nga përpjekjet tona mjedisore më qëllimmira, si lufta kundër ndryshimeve klimaterike, kanë çuar në zgjerimin e pranisë së njeriut në zona të egra, të pashkelura më parë. Kërkesa për karburant bio, për shembull, mendohet që ka lidhje me shpyllëzimin.

Ndoshta ne duhet të mendojmë që të pranojmë bujqësinë me teknologji të lartë – qoftë dhe atë gjenetikisht të modifikuar – për të siguruar ushqimin që na duhet për zonat me tokë të pakët, dhe të lëmë hapësirë për kafshët e egra.

Nuk ka zgjidhje të lehta, sigurisht, dhe të gjitha përpjekjet për të trajtuar problemin do të jenë të komplikuara nga rritja e vazhdueshme e popullsisë së botës.

Por një gjë është e qartë: ne, si specie, duhet të mendojmë në mënyrë më të kujdesshme për ndikimin tonë në popullsinë e kafshëve dhe të fillojmë të kemi parasysh këto dëme në politikat ekonomike dhe mjedisore.

*Jim T. Smith është profesor në Shkollën e shkencës së Tokës dhe mjedisit në Universitetin e Portsmuthit B expres
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back