اerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

cent

...Lontano
Janë zhvilluar edhe ndeshjet e dyta çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për grupin B.
eil8i0.jpg
Debuton me sukses, në stolin vlonjat, Ernest Gjoka, ndërkohë që kuqezinjtë dëshmuan se kanë pasur forca e potencial brenda tyre, por ndoshta kanë pritur largimin e spanjollit Rubio, për t’u shfaqur të plotë.

Në “Niko Dovana”, provuan një disavantazh të dyfishtë në 30 minutat e para të lojës, por më pas përmbysën gjithçka në favor të tyre. Migen Memelli realizon një dopietë, së cilës i shtohet edhe goli i Muzakës, për të vulosur fitoren e artë e të kthesës së madhe ndaj Teutës.

Kjo e fundit, përveç fillimit të bukur e mjaft produktiv, shfaqet krejtësisht e mefshtë dhe tashmë është thuajse e pashpresë për ta kaluar këtë tur të Kupës së Shqipërisë. “Djemtë e detit” mbeten të fundit në grupin e tyre, me dy humbje dhe pa asnjë pikë.

Ndërkohë, nuk fal Bylisi në fushën e tij. Në katër ndeshje në krye të Bylisit, Shensoi regjistron po kaq fitore, dy në kampionat dhe dy në kupë. Ballshiotët kanë mundur Laçin, me rezultatin 2-1, me golat e Shoshit dhe Metos, ndërsa për kurbinasit ka konkluduar Marashi. Tri pikë të tjera në llogarinë e Bylisit, i cili tashmë është shumë pranë kualifikimit për në gjysmëfinale. /Tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top