Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Adriana Lima mjaft provokuese në fushatën e re

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
f.0713024432480_m.jpg


Manekinia jashtëzakonisht tërheqëse, Adriana Lima, është fytyra kryesore e fushatës së “Blumarine” për koleksionet vjeshtë 2011.
Me paraqitjet e saja në fustanet e ngushta dhe makijazhin e plotësuar me buzëkuq, Lima duket mahnitëse.

Në koleksion dominojnë ngjyrat, si vjollce, e gjelbër, e zezë por edhe ‘animal print’ që në fustanet e ngushta duket jashtëzakonisht seksi.

Flokët e lëshuara paksa të shpupuritura dhe shikimi joshës i Adrianas, kombinohen me çfarëdolloj makijazhi ose veshje.

Fushata në fjalë u dedikohet femrave, të cilave u pëlqejnë veshjet seksi, ndërsa njëkohësisht pëlqejnë edhe veshjet praktike dhe të përditshme.

Veshjet “Blumarine” i bartin femrat të cilat duan të vënë në shprehje siluetën në fustanet e qepura për mrekulli, që njëkohësisht luajnë me ngjyrat e forta.


Burimi: Telegrafi
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 4 66.7%
  • Të harrrova, sepse të dua

    Votat: 2 33.3%
  • Vetëm …

    Votat: 1 16.7%
Back
Top