Adoleshentja që zbuloi jetën e piktorëve të shekullit të XIX
“Nuk bleva kurrë një kapele pa menduar nëse do ta pëlqente apo jo Z.Renoir”, shkruan Julie Manet në ditarin e saj 6- vjeçar të fundviteve 1800. E bija e impresionistit francez Berthe Morisot dhe Eugene Manet (vëllai i vogël i piktorit Edouard Manet), ngeli jetime në moshën 16- vjeçare.
Që prej asaj kohe e më pas, mirëqenia e saj dhe, në një mënyrë, miredukimi, ishte nën mbikëqyrjen e poetit simbolist Stephane Mallarme dhe miqve e kolegëve të mamasë së saj, të gjithë impresionistë. Vajza që në moshë fare të vogël ishte gjithnjë në shoqërinë e piktorëve Monet, Degas dhe Renoir, të cilët, sipas atyre që vetë Julie thotë, pikturonin pranë Cezanne kur ky i fundit dëgjoi për vdekjen e Maman. “Mbylli kutinë e bojërave dhe mori trenin e parë për Paris. Nuk kam për ta harruar kurrë sesi erdhi…sesi më mori pranë vetes, ende arrij të shquaj kravatën e tij të bardhë me pika të vogla të kuqe”.
Kujtimet më të gjalla të Julie janë vizuale, faqet e saj janë të mbushura me kujtime të shkurtra dhe përshkrime të imazheve që shihte apo anekdotave që dëgjonte në jetën e përditshme pranë artistëve. Julie u bë edhe vetë piktore, edhe pse sipas përkthyesit të saj, historianit të artit, Jane Roberts, punët e saj bazoheshin plotësisht në ato të ‘mësuesve’ të saj. Ajo e kishte të pamundur të largohej nga ndikimi i Renoir dhe admirimi i tepruar për të ëmën ndërhynte gjithnjë në stilin e saj në pikturë. Me mënyrën e saj aspak dramatike të të shkruarit, Julie na njeh ditë pas dite me artistët e kohës, ashtu siç i kemi njohur në “Autobiografinë e Alice Toklas”, partneren avangarde të Gertrude Stain, sado që zëri Julie nuk mund të jetë aq interesant sa ai i Stain, ngjarjet e së cilës, me artistët më të shquar të kohës, nuk mund të jenë asnjëherë të mjaftueshme për t’u lexuar.
Një pjesë e papëlqyer sot e ditarit të saj është ajo e fundit, ku vajza raporton për antisemitizmin e pamëshirshëm të Renoir: “Sot isha në studion e Renoir ku bisedat ishin të fokusuara vetëm kundër hebrenjve. “Ata erdhën në Francë për të fituar para, mirëpo nëse do të ketë ndonjë luftë për t’u bërë, do të fshihen pas pemëve. Atyre nuk duhet t’iu lejohet kaq shumë hapësirë këtu. Raca hebre është e ulët!”, tha Z.Renoir.” Çfarë të mendosh sot për artistët e mëdhenj, politika e të cilëve ishte e pështirë?! Juli e nisi ditarin në moshën 14-vjeçare, në vitin 1893, ndërsa shënimet e fundit i ka hedhur në dhjetor të vitit 1899 kur ishte 20 vjeç dhe sapo ishte fejuar me artistin Ernest Rouart. Disa nga kujtimet e ditëlindjeve të saj apo varrimit të xhaxhait janë më se të zakonshme. Mirëpo, kur ajo shkruan për kohën e artë të artit në Paris dhe njerëzit që e krijuan atë, ditari bëhet i jashtëzakonshëm. Ajo gjendej përherë në studiot e artistëve të kohës apo duke biseduar me ta, sidomos Degas dhe Renoir, ndërsa punonin me replikat në Louvre.
Ndihet që Julie e pati kuptuar rëndësinë e impresionizmit dhe të periudhës, në të cilën jetoi. Përshkrimi i jetës së vërtetë dhe karaktereve të njerëzve, me të cilët punoi, na bënë të përcaktojmë shekullin e 19 në Paris. Është e dukshme dobësia e Julie për Renoir. Ata kaluan pushimet e verës bashkë (që zgjasnin deri në tetor) për disa vite me radhë: “Z. Renoir ka qenë kaq i mirë me mua, gjatë gjithë kohës. Sa më shumë të rrish me të, aq më shumë e kupton se çfarë artisti është, me një inteligjencë të jashtëzakonshme, por edhe me zemër të madhe”
Kur shkruan për Claude Monet, Juli ka një simpati të zakonshme, respekt më shumë sesa admirim. Lidhur me një ekspozitë të tij, ajo shkruan: “Ndryshe nga opinioni i shumë njerëzve, mua më duken shumë të bukura lulet e tij. M’u duk se po shija një shfaqje të vërtetë krizantemash…”. Edhe pse ditari i saj ishte vetëm 6-vjeçar, gjenden në të shumë ngjarje të Mallarme dhe impresionistëve. Ajo vetë ishte një piktore entuziaste dhe kaq e kënaqur për miqësitë që i dhuroi koha…
Përshtatur nga NY Times