sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Kryetari opozitar Edi Rama i tha “Zërit të Amerikës” se, nëse Partia e tij Socialiste i fiton zgjedhjet e përgjithëshme të së dielës, me qeverinë e tij do të rivendosë marrëdhëniet me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kjo ishte një ndër çështjet e rëndësishme të përmendura nga Rama, pjesë e politikave të tij për tre muajt e parë, apo 100 ditët e para në detyrë.
-Cila do të jenë ndërhyrjet kryesore që do të bëni në 100 ditët e para, nëse ju do të fitoni zgjedhjet e 28 qershorit?
Edi Rama: “100 ditët e parë do të jenë të fokusuara te plani ynë i masave për reformimin e qeverisjes, për të krijuar kushtet që makina e qeverisë të vihet në lëvizje dhe t’i nënshtrohet një remonti kapital për të ndërhyrë dhe për të bërë operacione radikale, gjëra të tilla që do të lejojnë që institucionet tona qendrore, si dhe agjencitë shtetërore të fillojnë të përgatiten për të përballuar të gjitha pikat e programit tonë. Ndërkohë, ne do të hymë në një proces modernizimi të shtetit shqiptar, duke modernizuar së pari pushtetin ekzekutiv, për t’u dhënë mundësi njerëzve që të shërbejnë më mirë dhe nga ana tjetër, që shteti të fillojë të funksionojë si shtet i të gjithë shqiptarëve dhe jo si një shtet i pushtetarëve, që kthehet në një instrument të pushtetarëve, që e përdorin dhe abuzojnë me pushtetin e tyre te mjekët, mësuesit etj., duke i kthyer siç e kemi parë së fundmi, në kope të partisë në pushtet”.
-Ju keni deklaruar, se vendi është prekur nga kriza ekonomike globale. Cilat do të jenë masat që do të merrni për të minimizuar efektet e kësaj krize?
“Ne do të rihapim menjëherë negociatat dhe do të nënshkruajmë programin e bashkëpunimit me FMN-në e këtu do t’i krijojmë Shqipërisë mundësinë që ketë akses në fondin e ndihmës që kalon përmes FMN-së, për vendet që kalojnë këtë krizë që ka prekur edhe ekonominë shqiptare”.
-PS-ja, për muaj të tërë ka ngritur zërin për çështjen e kartave të identitetit. A mund të themi se Shqipëria po hyn në një proces të rregullt dhe me rregulla të barabarta loje?
“Do të shohim ditën e zgjedhjeve sesi do të zhvillohet, por para saj ne i kemi të gjitha arsyet për të thënë se këto zgjedhje nuk janë ato që meritojnë shqiptarët, pasi qeveria për herë të parë në histori pati të gjithë kohën e nevojshme e ka pasur konsensusin për reformën elektorale një vit para zgjedhjeve. Këto zgjedhje duhet të ishin të parat zgjedhje me standarde evropiane në Shqipëri, dhe i kishin të gjithë kushtet, por qeveria, e cila ka një paaftësi dhe është shprehje e një kulture demokratike të mangët, nuk arriti të hartonte një plan, që do të mundësonte që çdo qytetar shqiptar të kishte mundësinë të votonte dhe që ta bëjnë këtë me dokumentet të duhur. Ne kemi një numër aplikimi që i ka kaluar një milionët dhe nuk kishte arsye që të kemi njerëz pa pasaportë që nuk e kanë aplikuar, për shkak se ende nuk u është dhënë mundësia ta bëjnë këtë gjë edhe për shkakun se qeveria e ndërtoi procesin si një proces spontan, pa plan padyshim, dhe si një proces nga ku pa fillimisht përfitimin e saj për marrjen e mandatit, pavarësisht standardeve dhe jo në sigurinë e tyre”.
-Ju jeni futur në këtë garë, me bastin për të larguar Berishën, për të mbajtur larg Nanon dhe duke minimizuar sa më shumë LSI-në. Mos janë këto shkaqet që ju refuzuat takimin e iniciuar nga LSI-ja?
“Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje mes së majtës dhe së djathtës, por këto janë zgjedhje mes së vjetrës dhe së resë, mes fundit të një pushteti të vjetër dhe të ri. Këto zgjedhje nuk i ndajnë njerëzit sipas vijave të paracaktuara nga kreu i partisë. Këto janë zgjedhje sipas një vije të re, që është qartazi e vendosur mes qytetarëve dhe politikës dhe politikanëve. Unë jam i bindur, se ne sot kemi ofertën e duhur për shqiptarët dhe jemi të gatshëm, që së bashku me njerëzit tanë të nisim një rrugë të re ndryshimi”.
-Nëse nuk arrini do të merrni shumicën dhe do t’ju duhej t’i drejtoheshit LSI-së, në një situatë të tillë të acaruar që keni me LSI-në, sa të vështirë do ta keni?
“Ne nuk kemi asnjë situatë të acaruar me askënd. Ne kemi një fushatë festive, pasi ajo është një mundësi që të mbledhë njerëzit si asnjëherë tjetër, jo për të thërritur poshtë dikush, por për të ngritur njëri-tjetrin dhe për të ngritur lart Shqipërinë. Në këto mjedise të jashtëzakonshme dhe në këto atmosfera që krijohen në sheshet e Shqipërisë, nuk përjashtohet askush dhe nuk flitet keq për askënd, por flitet për të ardhmen, flitet për momentin historik siç janë zgjedhjet. Shqiptarët në 28 qershor do të bëjnë histori si në 1992, duke mbyllur një epokë dhe duke hapur një epokë të re. Kjo nuk është beteja e radhës mes një partie dhe një partie tjetër, dhe jo beteja e një njeriu që do të bëhet kryeministër me një njeri që do të mbetet ish-kryeministër. ثshtë kjo arsyeja pse PS-ja po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje dhe pritet gjithnjë e më shumë me entuziazëm në të gjithë qytetet, sepse shqiptarët do të votojnë për ndryshimin Korrieri