اdo i pesti i ri është i papunë në BE

Aver

.
V.I.P
اdo i pesti i ri është i papunë në BE

unemployment-economic-outlook-740_1462789228-4902812.jpg


Përqindja e papunësisë te të rinjtë në BE prej 19,1 përqind në muajin mars, tregon se gati çdo i pesti i ri është i papunë
Në shtetet e Bashkimit Evropian, krahas inflacionit të ulët dhe zhvillimit të dobët ekonomik, niveli i lartë i papunësisë vazhdon të jetë problem, raporton Anadolu Agency.

Edhe pse kanë kaluar tetë vite nga kriza ekonomike globale që e preku tërë botën dhe që filloi me shpalljen e falimentimit të bankës investitore në SHBA Lehman Brothers, papunësia e lartë te të rinjtë (nën 25 vjet) në shtetet e BE-së vazhdon të jetë njëri nga problemet më kryesore që ka nevojë për zgjidhje.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së i ka përpiluar nga Zyra Evropiane për Statistika (Eurostat), shihet se niveli i papunësisë te të rinjtë në 28 vendet anëtarë në BE është më i lartë në krahasim me nivelin e papunësisë te grup-moshat tjera.

Nëse shikohet indeksi i papunësisë te të rinjtë në BE sipas periudhës kohore, në periudhën 2005-2007 niveli i papunësisë te të rinjtë ishte zvogëluar në mënyrë të theksuar, duke rënë deri në 15,2 përqind në tremujorin e parë të vitit 2008, gjë që ishte edhe niveli më i ulët.

Megjithatë, kriza ekonomike atëbotë, në mënyrë të ndjeshme ndikoi në punësimin e të rinjve. Që nga tremujori i dyte i vitit 2008 trendi i papunësisë te të rinjtë filloi të tregojë rritje, duke arritur deri në nivelin më të lartë në tremujorin e parë të vitit 2013, atë prej 23,8 përqind. Derisa në vitin 2014 papunësia te të rinjtë tregonte nivel prej 22,2 përqind, sipas të dhënave të fundit të marsit të vitit 2016, ky nivel është 19,1 përqind.

Ndërkaq, në mars u pa se numri i të rinjve të papunë nën moshën 25-vjeçare është 4 milionë e 287 mijë. Sipas nivelit të muajit mars të papunësisë te të rinjtë, një nga çdo pesë të rinj në BE është i papunë.

Ndërkohë, Gjermania, si shtet kryesues i ekonomisë në Evropë, sipas të dhënave të fundit të publikuara në muajin mars, radhitet e para në listën e vendeve me nivel më të ulët të papunësisë, me përqindje prej 6,9.

Në bazë të këtyre të dhënave, shtete tjera me papunësi te të rinjtë nën 10 përqind janë edhe Republika اeke dhe Malta me nga 9,8 përqind.

burimi
 
Titulli: اdo i pesti i ri është i papunë në BE

Kryeministri shqiptar ben statuse ne fb ku thote se per te vertetuar se a ka pune ne Shqiperi ndiqni zyrat e punes.
Ka deshmi plot ku ne to gjen pune,edhe nxjerr nje video ku dikushi thote gjeta pune,e jam shume mire.

Globalistet e kane skicuar mire ecurine.

Nje Hiroshime i duhet Europes!
 
Titulli: اdo i pesti i ri është i papunë në BE

Imagjinoni kur e lexova ate 'pesti' thash ckerkoj une ne titull teme :P
 
Titulli: اdo i pesti i ri është i papunë në BE

Eh,e ku do shkoje kjo pune..akoma me tej e me keq,sic po duket.
 
Titulli: اdo i pesti i ri është i papunë në BE

Rritet mosha e pensionit, dhe tj thote normal te bej i kal shkolle thote sdua pune dosido
 
Titulli: اdo i pesti i ri është i papunë në BE

Hajdeni ne Kosove gjeni pune , ka per gjithe BE-n pune !
 
Titulli: اdo i pesti i ri është i papunë në BE

Shume inkurajues ky lajm :P
Greqia dhe Spanja kampion te papunesise! :D
 
Titulli: اdo i pesti i ri është i papunë në BE

اekia: vendi me papunësinë më të ulët në rajon dhe me kërkesën më të lartë për krah pune

Shiko fotografinë 1859219

Enti për statistika në اeki ka bërë me dije se sipas shifrave më të fundit, papunësa rezulton më e ulëta ndër vendet e BE-së. Në vendin me 10, llogaritet të punësuar dhe të kenë ë ardhura afro 5 milion njerëz.
Ditë më parë, nga autoritetet vendase u njoftua se shkalla e papunësisë në mesin e popullatës produktive ka rënë në 4.1 përqind, e në mesin e meshkujve ka rënë në 3,5 përqind. Që nga fundi i vitit të kaluar, punësimi në اeki është kthyer në nivelin para shpërthimit të krizës ekonomike botërore të vitit 2008. Por thuhet se ekonomia e اekisë po ballafaqohet me një problem përherë e më të madh, se si të gjejë punëtorë për prodhim dhe transport të mallit të porositur. Një përpjekje po bëhet për heqjen e regjimit të vizave me Ukraninën, që shtetasit e këtij vendi të kenë mundësi për të punuar në اeki. /tesheshi.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top