اdo dimër është e njëjta gjë

WxP

Staf në FV.AL
Stop depresionit dimëror



Gjatë muajve të dimrit shumë persona thonë se ndjehen të përtuar, ndjejnë një trishtim të pashpjegueshëm dhe e kanë të vështirë të përqëndrohen. Në të vërtetë, mungesa e dritës natyrale ndikon në ndryshimin e humorit si dhe në depresionin dimëror.



اdo dimër është e njëjta gjë

Drita është një faktor tepër i rëndësishëm, pasi organizmi ynë funksionon në sintoni me orën dhe me stinët. Mungesa e dritës (intensitetit dhe spektrit) modifikon funksione të shumta biologjike: truri është në mënyrë të veçantë një gjendër e vogël, epifiti prodhon më tepër melatoninë, e cila provokon një gjendje të përgjumur dhe ul nivelin e serotoninës, duke rritur nevojën për sheqerna (ëmbëlsira, çokollata).

Për ata individë tek të cilët simptomat shkojnë përtej ndryshimit të gjendjeve të humorit, në mjekësi bëhet fjalë për një profil klinik të specifikuar, të emërtuar “SAD”(Seasonal Affective Disorder), domethënë, çrregullime ndjesore stinore. Forma më e njohur e SAD është depresioni dimëror.



Kush preket?

Një pjesë e mirë e popullsisë (10%) e vuan në mënyrë të ndjeshme shkurtimin e ditës dhe rënien e intensitetit të dritës. Depresioni dimëror prek në të njëjtën përqindje si femrat dhe meshkujt, dhe është më i përqëndruar në grupmoshën 20-40 vjeç.



Simptomat

Morali është përtokë.

Keni ndryshime të shpeshta të humorit dhe jeni më pak aktiv se në gjendjen normale. Jeni më pak tw shoqërueshueshëm si me kolegët ashtu dhe me miqtë dhe familjarët. Irritoheni për gjënë më të vogël dhe duhet të përpiqeni për të qenë në harmoni në marrëdhëniet me njerëzit që tw rrethojnë.



Keni dëshirë vetëm për të fjetur

Në mëngjes përtoni të ngriheni, ju flihet gjatë gjithë ditës, nuk keni energji dhe dëshira seksuale është tepër e ulët. Keni nevojë të flini 2-4 orë më tepër se zakonisht, por edhe nëse flini më tepër, nuk ndiheni tw çlodhur mjaftueshëm dhe irritoheni lehtë...



Keni gjithmonë dëshirë për ëmbëlsira

Depresioni dimëror shoqërohet nga një tendencë e fortë për të konsumuar ushqime të pasura me sheqer, dhe si pasojë me një rritje të dukshme të peshës.



Jeni më pak efektivë në zyrë

Në punë nuk ndryshon asgjë, e megjithatë mundoheni më tepër për t’u përqendruar, ankoheni për gjithçka dhe çdo gjë ju streson. ثshtë evidente se niveli i tolerancës ju është ulur dukshëm.







Trajtimet specifike

Provo fototerapinë

Niveli i ndriçimit i shpërndarë nga dielli kalon në nivelin nga 50 000 lux në verë deri në 500 lux në dimër. Për të ruajtur ekuilibrin tonë të brendshëm, një intensitet i tillë është i pamjaftueshëm. Nën nivelin e 2000 lux , tek disa persona që janë më të ndjeshëm se të tjerët, hasen çrregullime të humorit. Fototerapia ndikon në orën tonë biologjike dhe përfaqëson një alternativë të mirë mbrojtëse ndaj mungesës së dritës.

Trajtimi konsiston në të qëndruarin rreth 30 minuta në ditë përpara një llampe, e cila shpërndan një dritë shumë intense (10 000lux), e krijuar posaçërisht për të trajtuar depresionin stinor. Principi është i thjeshtë: ekspozimi redukton prodhimin e melatoninës dhe efektet e saj të padëshiruara. Drita i transmetohet trurit, përmes retinës së syrit, në formën e impulseve nervore energjetike. Kjo influencon sekretimin hormonal dhe si rrjedhojë zgjatjen dhe ritmin e gjumit, por dhe funksione të tjera vegjetative, si dhe sistemin imunitar. Studime të ndryshme kanë treguar se qenia njerëzore përfiton shumë nga ekspozimi ndaj dritës. Disa mjekë praktikojnë fototerapinë në ambulatorët e tyre. Por në treg ka edhe llampa për t’u përdorur në shtëpitë tona.



Rekomandime:

Pyeteni mjekun nëse fototerapia nuk është e dëmshme për sytë tuaj. Zakonisht nuk ka probleme, por gjithmonë është më mirë të siguroheni.



Disa këshilla mbi higjienën e jetës

Ecni...mundësisht atëherë kur drita është më e fortë, në mëngjes ose në mesditë. Dilni për shëtitje, ndoshta me një miken tuaj ose me partnerin. Dhe, nëse keni mundësi, për Krishtlindje ose Vit të Ri, shkoni në një vend me diell, mundësisht tropik. Do të jetë sikur po bëni një kurë për terapi ndriçimi!



Fitoterapia: bimët medicinale të San Xhovanit

Me origjinë nga Evropa, Afrika e Veriut dhe nga Lindja e Mesme, bimët e San Xhovanit janë përhapur tashmë kudo. Kërkime të ndryshme kanë treguar se efikasiteti i një bime të tillë është i njëjtë me antidepresivët kimikë, pa efekte anësore (përgjumje, tharje të gojës, shtim në peshë). Nga një studim i bërë në vitin 1994, ka rezultuar se kapsulat e bimëve të San Xhovanit kanë efekte pozitive mbi depresionin stinor.



Melatonina

Kjo është një nga faktorët përgjegjës për depresionin stinor. Por melatonina që gjendet në treg përdoret për të lehtësuar efektet që vijnë nga ndryshimi i orarit dhe nuk ka asnjë ndikim mbi depresionin dimëror.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top