Adem Limani piloti më i ri në Maqedoni

polisi_tajrush

Struga zemra Ilirides
Aeroplani sportiv “Cesna 172” është dashuria më e madhe e Adem Limanit nga Shkupi. Ai është 17 vjeç dhe është nxënës i gjimnazit “Vllado Tasevski”.

ثndrra e tij është që të bëhet pilot dhe të ketë aeroplanin e tij. Dhe duket se kjo ëndërr po bëhet realitet, pasi para dy ditëve mori lejen ndërkombëtare për pilotë sportivë nga Akademia e vetme e pilotëve në vend “Skopje Er”. Duke u bërë njëkohësisht edhe piloti më i ri në moshë në Maqedoni.

Limanit dashurinë për fluturimin ia barti babai, i cili prej vitesh punon si mekanik avionësh. Që të bëhet pilot i aeroplanëve transportues, piloti më i ri duhet të kalojë edhe dy trajnimet përkatëse. Nëse çdo gjë shkon si duhet, ai mund të bëhet piloti i parë i kompletuar profesionist që në moshën 21 vjeçare.

Sllavço Gjorgjiev nga Akademia e pilotëve “Skopje Er” thotë se në Maqedoni ka pilotë të cilët janë kualifikuar jashtë vendit, por askush deri më tani nuk është bërë pilot trafiku në moshën 21 vjeçare, sipas standardeve ndërkombëtare.

“Adem Limani kthen rininë në aviacionin e Maqedonisë. Më e rëndësishme nga të gjitha, krahas pjesës financiare, është që të ketë dëshirë të fluturojë. Nëse jeni adhurues i fluturimit, nëse dëshironi që të fluturoni dhe nëse plotësoni kushtet fizike dhe psikike që të jeni pilot, çdo gjë tjetër mund të realizohet”, tha menaxheri i Akademisë së Pilotëve “Skopje Er” Sllavço Gjorgjiev.

Këto trajnime nuk mund t’i përballojë çdokush. Trajnimi për pilot sportiv kushton rreth 8.500 Euro, me gjithsej 180 seanca. Kurse vetëm një orë praktike është, 150 euro. Një aeroplan sportiv kushton nga 70 mijë deri 100 mijë Euro, kurse karburanti për të, 2 euro e 14 cent për një litër. Gjatë viteve të kaluara në Maqedoni janë dhënë rreth 15 leje private për pilotë.



Frosina Pandurska
 
Bravo per djalin :dong::dong::dong::dong:
 
Sa bukur :dong: Suksese edhe me tutje :kercim:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top