ثshtë mbajtur gjatë natës ndarja e çmimeve Grammy, me performanca të jashtëzakonshme dhe të ftuar nga artistët më të mirë të gjithë botës mirëpo siç edhe pritej nga nominimet çmimi kryesor i mbrëmjes do të ndahej mes këngëtareve Adele dhe Beyonce.
Adele ka triumfuar dhe është ngjitur në skenë për fjalimin e shumëpritur. Por sapo ka marrë kupën në dorë me lot në sy këngëntarja ka thënë se nuk mundet ta pranojë çmimin sepse Beyonce e meriton po aq sa ajo dhe kjo e fundit ka qenë një inspirim për të gjithë. Fjalët emocionuese të Adele kanë prekur edhe Beyonce-n.
“Albumi më i mirë është Lemonade i Beyonce-s për këtë vit dhe s’mund të gënjej që brenda vetes një pjesë e imja ndihet shumë keq që ajo nuk e fitoi. Unë isha që ta fitonte Beyonce madje edhe votova për të sepse e dija që ky, ishte viti i saj. Beyonce ti jë një inspirim për të gjithë ne artistët dhe ne të adhurojmë. Ti je drita jonë!” – ka thënë Adele dhe e ka ndarë në gjysmë kupën e ‘Grammys” për të treguar se ajo dhe Beyonce janë të dyja fituese.
اfarë gjesti mahnitës!
Blitz.al