Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Acer publikon detajet e modeli W4 Mango

MasteR

I'm offline
f.0601111123612_210.jpg


Microsoft ka “fituar” edhe një model të ri të telefonit të mençur, i cili bazohet në sistemin e saj operativ, Windows Phone 7.
Edhe pse sistemi operativ i Microsoft për telefona të mençur mobil është larg kryesimit si platformë mobile, prapë se prapë prodhuesit e telefonave po mbështeten në Windows Phone 7.

Së fundmi, gjiganti amerikan i softuerit ka njoftuar për tri marrëveshje të reja partneriteti, ndërsa njëra prej tyre përfshin kompaninë Acer.

Në anën tjetër, Acer nuk ka vonuar që t’i publikojë karakteristikat e modelit të saj të ri të telefonit të mençur W4 Mango, i cili do të paraqitet më vonë gjatë këtij viti.

Modeli i ri i telefonit të mençur i Acer posedon WVGA ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.5 inç, rezolucion prej 480 x 800 piksel, brezin HSPA 850/1900 apo 900/2100, WiFi, Bluetooth, 8GB memorie të brendshme, si dhe kamerën me 5 mega-piksel. / Telegrafi /
 

Konkursi Letërsisë

  • Binte shi

    Votat: 7 41.2%
  • Vajza e detit

    Votat: 1 5.9%
  • Vajza me pallton rozë

    Votat: 3 17.6%
  • Orëndreqësi

    Votat: 6 35.3%
Back
Top