Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Abraham Lincoln (Linkolni)

Presidenti i 16 amerikan Abraham Lincoln është një gjigand i historisë amerikane dhe njëri prej presidentëve më të famshëm amerikanë. Sipas një ankete të re, presidenti Linkoln është i treti për nga popullariteti, pas Ronald Reaganit dhe Bill Klintonit.

Por trashëgimia e tij është më e madhe se roli i tij historik, shpjegon historiani Tom Schwartz:
“Idealet që u përpoq të shprehte Linkolni dhe ato që po përpiqej të realizonte në atë kohë ende janë të vlefshme sot. Por të mos harrojmë karakterin e Linkolnit, që e vë këtë ish president amerikan në rangun e një figure të historisë botërore dhe jo thjesht kombëtare”.
Kriza e madhe e historisë amerikane ishte edhe krizë e presidencës së Linkolnit - kryengritja që u shndërrua në Luftën Civile Amerikane. Në thelb të konfliktit ishte integriteti i bashkimit kushtetues të Amerikës si dhe liria e amerikanëve të skllavëruar. Por Linkolni e pa këtë luftë edhe si përpjekje për mbijetesën e demokracisë.

“Linkolni e konsideronte këtë si një moment kritik kur ky eksperiment amerikan me një qeveri demokratike ishte në rrezik dhe mund të mos mbijetonte. Prandaj Linkolni nuk po përpiqej vetëm për mbijetesën e kombit por edhe për idealin më të madh se çfarë simbolizonte Amerika për botën”, thotë historiani Schwartz.

Fjalimet dhe shkrimet e Linkolnit, shumë prej të cilave gjenden në Bibliotekën e Springfildit, ishin aq të fuqishme, thonë historianët, saqë kanë lënë gjurmët e tyre edhe në kulturën botërore:
“Leon Tolstoi, romancieri i famshëm rus e konsideronte Linkolnin si një Krisht në miniaturë. Mahatma Gandi thoshte se Linkolni ishte një burrë i madhërishëm shteti, ndërsa Margaret Thatcher është shprehur se ishte një simpatizante e madhe e ish-presidentit amerikan”, thotë zoti Schwartz.

Kur ish-presidenti vdiq nga një atentat në një teatër të Uashingtonit në vitin 1865, një mik i tij shprehu tronditjen që ndjeu mbarë vendi për këtë humbje duke thënë “Tani ai i takon përjetësisë.” Pa dyshim për kohën tonë kjo shprehje është ende e vërtetë.


Burimi: 140 pas vdekjes: Cili ishte Abraham Lincolni/ZA
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back