Abdyli i gabuar ( EDHE KJO NDODH N'KOSOV )

Ado

FISEBILIL-LAH
Abdyl Imeri nga Skenderaj ka marrë pjesë në mbledhje të Bordit të PTK-së në emër të Abdyl Imerit nga Ferizaj. Thuhet të jetë vetëm një keqkuptim. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi pohon të jetë vetëm gabim i sekretarisë telefonike.

Ndodh edhe kjo. Në Bordin e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës ngatërrohen personat.

Abdyl Imeri nga Ferizaj, i cili edhe punon në Ministrinë e Transportit, ishte zgjedhur në Bordin udhëheqës të PTK-së. Por atij nuk i kishte shkuar ftesa për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të këtij bordi. Ftesa në emër të tij, i ishte dërguar dikujt tjetër. Një person me po të njëjtin emër, nga Skenderaj. E, ai edhe kishte marrë pjesë në mbledhje.

“Ka qenë vetëm një keqkuptim. Sekretaria telefonike ka thirrur pasi kanë qenë emrat e njëjtë”, tha zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi. Ai tha se Abdyl Imeri nga Skenderaj ka marrë pjesë vetëm në një mbledhje, derisa është sqaruar se nuk bëhet fjalë për të njëjtin person. Sipas Kuqit, kjo është sqaruar menjëherë. Abdyl Imeri, i cili punon në Ministrinë e Transportit dhe është nga Ferizaj, është edhe personi i vërtetë që është zgjedhur pjesë e Bordit.

Konfuzioni ka ndodhur me Abdyl Imerin nga Skenderaj, i cili është nënkryetar i Degës së PDK-së për këtë komunë dhe punon në Kuvendin komunal të Skenderajt. Të dy nga pak janë viktimë e kësaj përzierjeje emrash. Njëri ka menduar që nuk është zgjedhur, e tjetri është zhgënjyer pas lajmit të gabueshëm që është pjesë e Bordit. Në PTK nuk pranuan të komentojnë asgjë lidhur me këtë rast.

”Qeveria e Kosovës është institucioni i vetëm përgjegjës për emërimet e Bordeve të NP-ve” tha koordinatorja për media në PTK, Afërdita اarkaxhiu. Ajo nuk pohoi, as mohoi detaje të tjera lidhur me këtë rast. Përgjigjen e vetme e dha se të gjithë anëtarët e Bordit të PTK-së janë të emëruar nga Qeveria e Kosovës, njëherësh aksionari kryesor dhe përgjegjës për këto emërime.

Qeveria e Kosovës kishte emëruar anëtarët e përkohshëm të Bordit të PTK-së para disa javësh, në bazë të Ligjit për ndërmarrjet publike. Në krye të bordit të kësaj korporate është emëruar Rexhë Gjonbalaj, ndërsa anëtarë Elmaze Pireva, ish-zëvendësdrejtoreshë në Administratën Tatimore të Kosovës, (e emëruar nga presidenti i Kosovës), Nuhi Ahmeti, Abdyl Imeri dhe Suzana Angelkovic.

Këta emra ishin të zgjedhur nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave dhe po të njëjtit u emëruan me miratimin e Qeverisë së Kosovës, pa asnjë votë kundër. (Gazeta Express)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top