Abd El-Rrahman El-SUFI (AZOFI) 903 - 986

Kresha

A pretty face can never trick me
El-Sufi , i njohur në përëndim si Azofi, është një nga dy astronomët praktik më të shquar të epokës së mesjetës. El-Sufi ishte astronomi i parë i cili përshkruajti "mjegullën" në Andromedë në librin e tij të yjësive (Atlasi i Yjeve). Ai emëroi grupin e yjeve jugor El-Bekal El-Ebjed apo "Yllësia e Bardhë" mbasi mori informacionet nga udhëtarët Arab nga arkipelagu Malaj. Sot ne e njohim këtë grup yjesh si Nubekula Kryesore ( Reja e madhe Magelanike).
El-Sufi përgadiste hartat e qiejve nga observatoriumi i tij personal dhe me kujdesi vendoste magnitudat e tyre. Libri i tij "Kitab el-Kavatib el-Thabit el-Musavar" ishte kryevepër në astronominë yjore.Gjendet në origjinal në gjuhën arabe si dhe i përkthyer në gjuhën franceze nga Shjellepur. Kitab el-Kavatib konsiderohet me rëndësi edhe në ditët tona për studimin e lëvizjeve të përshtatshme dhe variablës me period të gjatë. Në librin e tij ai përfshiu gjithashtu edhe Theta Eridanin, njëri nga trembëdhjetë yjet më të shndritshëm të njohur në atë kohë. Ulug Begu, më 1437 zbuloi se ajo ishte nga e para magnitudë në librin e tij të yjeve fikse. Edmond Halej gjatë udhëtimit të tij për në St. Helena në fillim të shekullit tetëmbëdhjetë e pa atë si yll të magnitudës së tretë.

El-Sufi thekson se ngjyra e Sirmsit (alpha canes majoris) nuk ndryshon, gjë kjo që është konfirmuar edhe nga vëzhgimet e mëvonshme. اuditërisht, Seneka raporton se e ka parë atë të kuqe në Romë, Ptolomey në Aleksandri të kuqërremtë, dhe Shmidt (1841) në Athinë e vërejti atë të bardhë dhe mbas disa ditësh e gjeti të verdhë. Parashikohet që këto kontradikta të jenë si pasoj e ndryshimit të kohës në vende të ndryshme. El-Sufi vërejti ngjyrën e Algolit, Beta Perseit, të jetë e kuqërremtë.

Bir dhe Madler në veprën e tyre të famshme Der Mond (1837) përmendin një veçori sipërfaqësore të hënës në mbështetje të El-Sufit. ثshtë një rreth vigan 26 milje në diametër në seksionin nëntë të hartës lunare (hartës së hënës). Influenca e El-Sufit në astronomi ishte e konsiderueshme. Raportohet që Sulltani Bavajh, Sherif-el-Devleh, u interesua në astronomi vetëm për shkak të influencës së El-Sufit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top