اaji i gjelbër për dhëmbë të mirë

Erblinaa

Anëtar i ri

اaji i gjelbër për dhëmbë të mirë
Studime të shumta shkencore pohojnë veprimin e dobishëm të çajit të gjelbër, sidomos kur bëhet fjalë për humbjen e kilogramëve të tepërt, shëndetin e zemrës dhe parandalimin e karcinomave. Mirëpo, një studim i ri ka zbuluar se konsumimi i rregullt i çajit të gjelbër është i dobishëm edhe për shëndetin e dhëmbëve.

Ekspertët kanë analizuar 940 meshkuj dhe kanë vërtetuar se shëndeti i dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve, te meshkujt të cilët kishin pirë çaj të gjelbër ka qenë superior në raport me ata të cilit shumë rrallë kishin pirë çaj.

Supozohet se këtë ndikim pozitiv, çaji e ka falë antioksiduesit të pranishëm në të që quhet katekin.telegrfi
 
اaji i gjelbër ndihmon në ‘shkrirjen’ e dhjamit

اaji i gjelbër është vërtetuar se ndihmon në uljen e peshës trupore, kanë treguar disa studime të fundit.

Qindra persona obezë janë përfshirë në një program të dobësimit me tri orë aktivitet trupor dhe krahas aktivitetit kanë konsumuar edhe lëng shtesë.

Studimi ka zgjatur 12 javë, ndërsa pija ka përmbajtur 625 mg katekin, antioksiduesin kryesor të çajit të gjelbër, si dhe 39 mg kafeinë.

Personat e eksperimentuar janë ndarë në dy grupe, dhe njëri i ka konsumuar të dy pijet, ndërsa grupi tjetër i të studiuarve ka marrë vetëm pije me kafeinë dhe pa katekin.

Grupi që ka konsumuar katekin ka arritur të humbë dy kilogramë të peshës trupore, një më shumë se grupi tjetër.

Për më shumë, katekinet kanë ndihmuar humbjen e indit dhjamor në abdomen dhe kanë ulur nivelin e triglicerideve në gjak.
ikubinfo*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top