Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

ا’a demokracie presim nga turma analfabete?

armir-shkurti-680x365_c.jpg

Gazetari i njohur Armir Shkurti pa publikuar një shkrim referuar situatës zgjedhore në vendin tonë sa i takon mënyrës së votimit dhe nivelin e qytetarëve që votojnë.

Shkurti ndër të tjera bën një paralelizëm me një shprehje të Berlusconit për Lindjen e Mesme për të cilën thotë se s’mund të ketë demokraci sepse mungon arsimi dhe kultura.



Nga Armir Shkurti:

Para nja dy netësh Silvio Berluksoni , ish kryeministri i Italisë, i ftuar tek Porta a Porta, e Fevziut të Italisë, Bruno Vespa, bëri një deklaratë të pazakontë: “Lindja e Mesme nuk mund të ketë regjime demokratike”.

Dhe shpjegimi që bën Berluskoni është i thjeshtë: Aty nuk ka arsim dhe kulturë! Më tej Berluskoni shpjegoi se pse Gedafi ishte ai që mbante në paqe 105 tribu, në sherr të përjetshëm me njëri – tjetrin, se pse gjenerali Mubarak u zëvendësua me një tjetër gjeneral në Egjipt…

Po le të rrimë tek koncepti i arsimit dhe kulturës në demokraci.

Secili nga ne, të paktën një herë në këto 27 vjet, kur është gjendur para një idioti ka menduar a ka thënë: votë kam unë, votë ka edhe ky! Ti ke studiuar vite e vite në universitet, ke lexuar më pas libra letërsie a shkence, ndjek politikën globale e shqiptare, studion politikanët dhe politikat dhe , në mëdyshjen a të votojë këtë rradhë filanin apo fistekun, të del para njëri me sytë e kuq nga alkooli dhe mjekrrën që shkëlqen nga dhjami i qofteve e ta dhjet:

“Un’ jom i djatht/majt’ o vlla! Ne kena 25 vjet që votojm’ për Salën/Edin. Ene i hu me na vu ata, ate votojm’ e s’e ndrrojm’ gjall n’bot”! Se pse është i majtë a i djathtë as di ta shpjegojë e as ia ka haberin. Mos bëjmë shaka pastaj ta pyesim se ç’është e majta dhe e djathta!

Ti ke një votë, ai , me farë e me fis ka 20, 30, 50 vota! Ti ke shkollë, dije, kulturë, ai ka pordhë dhe fobi nga libri! A nuk është ky vendi ku nxënësin e 10 – ës e tallte gjithë klasa duke e etiketuar si “peshkopi”?

Ky kontingjent për fat të keq na dhuron pastaj qeverisjen. Ca tremben, ca blihen me miell a të holla, ca ndjekin idiotësinë kongenitale, të tjerë habiten me përralla tepsish e fotografi, të tjerë, që besojnë se s’duhet shkolla për të qenë i zgjuar, filozofojnë mbi batutat e njërit e rrobat e tjetrit…..

E nisa prej deklaratës së Silvio Berluskonit jo për gjë, por kur na vjen nga jashtë për ne është po aq e besueshme sa po ta kish zbritur Zoti nga qielli , si tabelat e Moisiut.

Ndërsa unë për vete dhe plot si unë besojmë se kur arsimi në Shqipëri të quhet “edukim”, kur skena të mos prodhojë shalë por art, kur votuesit të mos përplasen rrugëve ngaqë shohin facebookun në celular por të hapin librat në lulishte a në autobuz, kur të mos flasin e qeshin me kufje në vesh por të merren përditë me rritjen e fëmijëve dhe punët e tyre, mund të flitet për demokraci. Sot për sot…ta gëzojë Baftjari!blitz
 
Akoma nuk te paska dal inati qe ta futen Anjen ne burg?? ;)

Gjithsesi,munges Demokracie do te ishte t'i hiqej e drejta votes mjekrroshit puntor qe i paguan taksa vendit etj etj!
 
Akoma nuk te paska dal inati qe ta futen Anjen ne burg?? ;)

Gjithsesi,munges Demokracie do te ishte t'i hiqej e drejta votes mjekrroshit puntor qe i paguan taksa vendit etj etj!

Kush eshte Anja dhe pse e fusen ne burg......hmmm lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back