Nga Ethan Siegel
Sot në Tokë ekziston një larmi e madhe jetësore. Çdo formë e mbijetuar duket se lidhet me çdo formë tjetër të jetës. Jeta duket se ka një paraardhës të përbashkët universal. Ndërsa kthehemi gjithnjë e më pas në kohë, për shembull tek të dhënat fosile, ne mund të shohim se jeta ishte:me pak komplekse, më pak e diferencuar, kishte një numër më të vogël të sekuencave unike në kodin e saj gjenetik.
Pra nëse kthehemi pas në kohë para një pike të caktuar kritike, do të na mungonin shumë nga zhvillimet që ne tani i perceptojmë si jetike për jetën e qenieve tona njerëzore. Por para një pike të caktuar, gjitarët nuk ekzistonin.
Para atij momenti jeta ekzistonte vetëm në ujë, jo në tokë. Para gjithë kësaj, seksi nuk kishte evoluar; dhe të gjitha organizmat ishin thjesht njëqelizorë. E megjithatë, sado që mund ta gjurmojmë në Tokë, ne ende nuk kemi ardhur në një epokë ku mund të themi me çfarëdo lloj shkalle sigurie se jeta nuk ekzistonte.
Kjo gjë ngre një mundësi të jashtëzakonshme: që jeta në Tokë ta ketë origjinën diku tjetër në Univers, madje edhe para formimit të Tokës. Kjo jo vetëm që është e mundur, por në mënyrën sesi evoluoi jeta në Tokë, tani po siguron “farën” për jetën diku tjetër në galaktikë dhe Univers.
Kjo ide e njohur si panspermia, tallej dikur si një pseudoshkencë, por tani është zhvendosur përsëri në vëmendjen kryesore të shkencës. Ja cilat janë arsyet kryesore pse duhet ta kemi parasysh këtë mundësi interesante, spekulative, por imponuese.
Arsyeja nr 1: Koha dhe përbërësit janë të bollshëm
Ndonëse Toka u formua 4.5 miliardë vjet më parë, Universi ishte aty më shumë se 9 miliardë vjet më parë. Yjet jetuan, u dogjën përmes karburantit të tyre dhe vdiqën si në Supernova, ashtu edhe në mjegullnajat planetare:riciklimi i elementëve të rëndë në materiale, që do të formonte yjet e rinj.
Yjet neutronë dhe xhuxhat e bardhë u bashkuan, duke e pasuruar më tej mjedisin ndëryjor. Duke pasur parasysh sasitë e mëdha të kohës kozmike që ka kaluar, dhe numrin e yjeve të ndryshëm që kanë ekzistuar gjatë gjithë historisë së galaktikës sonë, ekziston një potencial i jashtëzakonshëm që përbërësit nga një cep i Rrugës së Qumështit të pasurojnë (ose të infektojnë, kjo varet nga perspektiva juaj) një planet tjetër.
Arsyeja nr.2: Pararendësit e jetës janë kudo
Asnjë eksperiment laboratorik që kemi kryer ndonjëherë nuk ka filluar me përbërës krejtësisht jo të gjallë, dhe ka përfunduar me atë që pa dyshim do ta quanim jetë. E megjithatë, Universi na jep sugjerime të jashtëzakonshme se jeta siç e kuptuam atë në fillim erdhi nga pararendësit tanë jo të gjallë.
Të dhënat për këtë na vijnë në shumë forma. Molekulat organike – sheqernat, aminoacidet dhe unazat komplekse të karbonit – gjenden kudo në hapësirën ndëryjore dhe përreth yjeve të rinj. Yjet që vdesin çlirojnë shumë molekula komplekse, përfshirë hidrokarburet aromatike policiklike dhe formatin etilik:molekula që i jep aromën e veçantës mjedrës.
Edhe meteorët që kanë rënë në Tokë, si meteori Murçison që goditi Australinë në vitet 1960, përmbajnë jo vetëm të gjitha 20 aminoacidet që gjenden në proceset organike në Tokë, por më shumë se 60 të tjerë.
Arsyeja nr.3: Kompleksiteti i jetës në Tokë tregon përmes ekstrapolimit, një origjinë shumë më të hershme, sesa mund ta sigurojë vetëm Toka
Kjo është një ide interesante dhe sugjestionuese:Merrni organizmat më kompleksë gjenetikisht që ekzistojnë sot dhe rendisni ADN-në e tyre. Pastaj shihni gjatësinë e sekuencës së tyre të acidit nukleik, përfshirë gjenet unike, proteinat dhe informacionet e tjera që janë të koduara në to.
Pastaj, duke u kthyer tek të dhënat fosile, provoni dhe gjurmoni se si ka evoluar kompleksiteti. Ajo që do të zbuloni është se organizmi më kompleks që mendohet të ekzistojë në çdo moment të historisë sonë ndjek modelin e rritjes që njohim edhe sot.
Arsyeja nr.4: Materiali tek planetët shkëmborë nuk mbetet i bllokuar
Universi mund të jetë kryesisht hapësirë e zbrazët, por në afate kohore mjaft të gjata, këto objekte me përmasa të fundme do të përjetojnë në mënyrë të pashmangshme përplasje me njëri-tjetrin. Asteroidët, kometat, planetët etj, përplasen me trupa kryesorë si planetët, duke nxjerrë në hapësirë sasi të mëdha mbeturinash, që ishin dikur pjesë e sipërfaqes së planetit.
Këto mbeturina mund të formojnë hënë, unaza, mund të bien përsëri në planet ose mund të udhëtojnë në të gjithë Sistemin Diellor dhe më gjerë. Kjo nuk është vetëm hamendje. Ne kemi mbledhur prova për meteoritë nga botët e tjera, duke përfshirë Hënën dhe Marsin, që kanë arritur deri nënë Tokë.
/ “Forbes” – Bota.al