Pe: A respektohet femra shqiptare në ditët e sotme?
Aresyeja e degjenerimit ne familjet e sotme shqiptare eshte te konsideruarit "partnere", qe do te thote aksionere qe kane vene aksione ne nje shoqeri dhe perfitojne te dyja palet nga fitimet qe nxjerr kompania. Fatkeqesia ka filluar me te ashtuquajturin "emancipim" te femres se ciles i hapen rruget per karriere, te dale ne shoqeri hapur, etj. Se bashku me kete "emancipim" ka ardhur edhe liria e saj perkundrejt "partnerit".Ajo nuk e konsideron veten te lidhur pazgjidhshmerisht me burrin, por qe ne rastin me te pare kerkon divorc dhe ka te drejte ta kerkoje ate sa here t`i teket. Po keshtu edhe burri. Ne nje kohe qe burri dhe gruaja jane "nje mish i vetem" dhe s`mund te ndahen por qendrojne si koka me trupin dhe nese ndahen trupi vdes. Pra dashuria e ndersjellte dhe respekti eshte faktori qe i mban te lidhur nje çift dhe pra s`mund te jene "partnere".
koka eshte burri
trupi eshte gruaja
Dhe burri ka mundesi qe me punen e tij t`a mbaje familjen e gruaja te rrise femijet dhe te duhen te dy me dashuri te ndersjellte. Sepse gruaja prandaj eshte qe te rrise femijet e te doje burrin, po keshtu edhe burri te doje gruan.
Me teorite liberale, sidomos te shek.XX, ky lloj raporti shihet si "anakronik", dhe si rezultat divorci shihet si shpetim, martesat me kontrate si te pranueshme, marredheniet jashtemartesore si te nevojshme. Dhe si rezultat jane shtuar femijet qe s`dine se ke kane baba dhe nene, si dhe jane perhapur semundjet si SIDA, etj.