“A Place in the Sun” sërish lëvdata: Shqipëria, me popullaritet turistik

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Shqipëria dhe potencialet e saj turistike, janë vënë sërish në qendër të vëmendjes nga media britanike “A Place in the Sun”, e cila i ka dedikuar sërish një artikull atyre. Këtë herë, bëhet fjalë për resortin në Gjirin e Lalzit, i cili është konsideruar si “Projekti i viti 2011”.

Gazeta në fjalë përmend faktin, se ky projekt turistik, ka një angazhim të fortë për mjedisin duke përdorur materiale natyrore të riciklueshme në ndërtimin e tij si dhe duke përdorur dhe gurë lokalë në të gjithë realizimin e tij turistik për të siguruar perspektivën që është në përputhje me projektimin. Ky është provuar sipas “A Place in the Sun” se është jashtëzakonisht popullor, duke pohuar se tashmë janë blerë 60% e apartamenteve që janë lëshuar në shitje.

gjiri-i-lalzit.jpg

“Popullariteti turistik njeh një rritje të tij në Shqipëri, si një i tërë. Një raport i kohëve të fundit i lëshuar nga aeroporti i Rinasit, zbuloi se numri i pasagjerëve u rrit me 23% në gjysmën e parë të vitit 2011. Aeroporti theu një rekord me 793.984 pasagjerë në mes të janarit dhe qershorit 2011. Për shkak të bashkimit të mundshëm të tij me Bashkimin Evropian në vitin 2014, vendi është duke u shpallur si një bum investimesh”, citon kjo media britanike.

Duke cituar të pranishmit në zonën turistike të lartpërmendur, artikull-shkruesi vijon me fjalët se ekonomia e qëndrueshme turistike shqiptare, tani është duke filluar të rritet me shpejtësi.

n.e/NOA
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top