Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

A përbën rrezik varianti Delta për personat e vaksinuar?

A përbën rrezik varianti Delta për personat e vaksinuar?​

Shiko fotografinë 1926458

Çfarë është varianti Delta?​


Varianti Delta i SARS-CoV-2 u identifikua për herë të parë në Dhjetor 2020. Pas efekteve shkatërruese në Indi dhe më pas shfaqjes në Britaninë e Madhe, Delta është kthyer në variantin kryesor qarkullues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke përbërë më shumë se 83% të infeksioneve të COVID-19.

Është Delta më i rrezikshëm?​


Organizata Botërore e Shëndetit e quan Deltën “Më të shpejtin dhe më të fortin” nga të gjithë variantet e deritanishme. Mutacioni Delta ka modifikuar proteinat spike të koronavirusit, të cilat shërbejnë për të sulmuar dhe infektuar qelizat. Këto mutacione e bëjnë dy herë më shumë të transmetueshëm se varianti origjinal. Dr. Rochelle Walensky, drejtori i CDC amerikane, e ka quajtur “një ndër viruset respiratorë më infektues që kemi parë ndonjëherë”.

Varianti Delta nuk duket të jetë më shumë fatal por personat e infektuar me këtë variant kanë ngarkesë virale 1000 herë më të lartë se ata të infektuar me mutacionet e mëparshme. Ngarkesa më e lartë virale tregon për më shumë mundësi për infektim dhe përhapje më të shpejtë në komunitet.

A janë efektive vaksinat kundër variantit Delta?​


Fatmirësisht po, vaksina Pfizer/BioNTech, AstaZeneca dhe Moderna kanë rezultuar efektive kundër variantit Delta. Vaksinat duken të jenë 90% efektive në parandalimin e rasteve të rënda me hospitalizim. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 99.5% të vdekjeve nga COVID-19 për këtë vit kanë ndodhur në personat e pa vaksinuar. Por vaksina nuk është 100% efektive dhe nuk është një mburojë e padepërtueshme nga virusi, veçanërisht kur virusi përhapet lirshëm.

A duhet të shqetësohen personat e vaksinuar për variantin Delta?​


Deri më tani, të dhënat nga CDC tregojnë se nga 159 milion Amerikanë të vaksinuar, janë raportuar 5.492 raste të rënda dhe 1.063 vdekje. Duket një shifër minimale por sidoqoftë, edhe pse rrallë, raste të rënda në personat e vaksinuar ka. Megjithatë, shumica e personave të vaksinuar shfaqin simptoma të lehta pas infektimit me COVID-19.

Në grafikun më poshtë mund të shikoni diferencën ndërmjet valës së dytë dhe të tretë të infeksioneve me COVID-19 në Britaninë e Madhe. Dukshëm shihet rënia e vdekjeve nga COVID-19 pas vaksinimit së popullatës.
30138.jpg


Nëse krahasojmë vendet perëndimore me Afrikën dhe shumë vende në Azi, kuptojmë që vaksinimi i popullatës ka bërë tashmë që impakti COVID-19 të jetë plotësisht i ndryshëm, ku në vendet pa mundësi vaksinimi, numri i vdekjeve është duke shënuar rekorde të reja.
30139.jpg



A duhet të mbajnë maskë personat e vaksinuar?​


Të gjithë ekspertët e shëndetit publik bien dakord se mbajtja e maskës është e rekomandueshme, veçanërisht në situata ku risku i transmetimit të virusit është i lartë, siç janë vendet e mbi populluara ose në rastin e personave me sistem imunitar të dobësuar. Gjithashtu, CDC (me evidenca të limituara) thotë se personat e vaksinuar kanë më pak mundësi të infektojnë të tjerë krahasimisht me personat e pa vaksinuar. Kjo mund të shpjegohet me faktin se personat e vaksinuar përgjithësisht kanë më pak ngarkesë virale, çka ul mundësinë e transmetueshmërisë por nuk e eliminon plotësisht atë.

A do të duhet një dozë e tretë vaksine?​


Deri më tani nuk ka rekomandime të tilla, por ekspertët janë të shqetësuar se kjo mund të ndodhë. Varianti Delta është duke u përhapur me shpejtësi në Azi, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe Europë dhe sa më e pakontrolluar të jetë përhapja, aq më i lartë risku për shfaqje të varianteve të tjerë edhe më të rrezikshëm.

Delta mund të mos jetë varianti më i rrezikshëm që kemi parë i këtij virusi. Ndaj nuk mund të mjaftohemi me çfarë është bërë deri më tani. Me shumë gjasa bashkëjetesa jonë me virusin ka për të qenë e gjatë, por veprimet tona tani do të përcaktojnë se si do të jetë e ardhmja jonë. Ndaj, vaksinimi është e vetmja zgjidhje që kemi për momentin.
Burimi: miaclinic.al
 
...dhe ne fund te ketij artikulli informues, sa kane ndryshuar mendje per vaksinen? Sa jane te vaksinuar?
 
Degjova se disa kishin marr vakcinen e 3-et
Nese nuk ka dobi 1vakcin kam frik se do shkoj me gjate nr i vakcinav..disa thon se delta me shum prek femijet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back