A mundet Shqiperia te frymezohet nga Kosova?

Fitorja e VV ne Kosove ishte nje uragan qe mori perpara te gjitha partite e vjetra tradicionalisht ne pushtet.

Ishte nje vote proteste per te gjithe klasen e vjeter politike.Kosova zgjodhi per NDRYSHIM, jo per ROTACION!

Kosova eshte e disata here qe jep leksione qytetarie ne mbajtjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve.

A mundet Shqiperia (jemi nje komb, arsye me shume te mundemi te bejme ate qe bejne edhe kosovaret) te kete zgjedhje te tilla si ne Kosove?

A mundet qe edhe te ne klasa e vjeter politike PS-PD-LSI te marre ate qe meriton?
(Perveç militanteve te vet lidhur me partine per interesa vetjake do te thote qe mos te marrin asje vote tjeter).

-Kush mund te jete "Albin Kurti" i Shqiperise?
 
Jo çdo ndryshim vjen vetem per mire.
Le t’ja lejme kohes te vertetoje Politikat e Albinit, sikurse ajo beri me Rilindjen ne Shqiperi.
 
Deri me sot kosova eshte frymezuar nga Shqiperia. Sot del kjo tjetra. Mendimi im eshte JO, nuk duhet te frymezohet.
Ky lider ka qene denuar per shkelje ligji dhe do drejtoje vendin?????. A mund te imagjinohet ndonje gje pozitive nga ky. Se paku mund te thuhet se eshte anarshist. Duket qarte distancimi i tij nga evropa. Keta tipa perfundojne ne diktatore. "Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve".
 
Çdo kush mundet. Sa e kam kuptuar temën, flitet për rrjedhën e zgjedhjeve si bazë, pastaj për personin/politikanin e zgjedhur. Albin Kurti ishte frymëzimi i popullit të Dardanisë për të treguar vendosmëri, përveç besimit.
Fundja, politika është e “pistë” dhe ne jetojmë në një epokë marionetash (fatkeqësi e jona).
 
Pak veshtire,se shqiptaret brenda shqiperise, jane mesuar duke justifikuar voten me thesin e miellit.
Kane 30 vjet qe akuzojne njeri-tjetrin per vjedhje vote.
Keshtu qe shqiperia ne kete drejtim,ngelet femija i keq i trungut. :))
Urime Albinit!
 
Nuk ka nje Albin Kurti Shqiperia sespe Albini eshte "farketuar" prej vitesh ne opozitë gati ekstreme, aq sa kur erdhi ne pushtet harroi te beje politikanin. A i duhet Shqiperisë nje Albin? Po! Jo një por një levizje. Ishte G 99 jo u financua nga Sorros etj edhe politika jone Ustalleshe 30 vjecare e shkriu menjeherë, ca majtas ca djathtas ca unisex...
Ketu ka lindur demokracia e kalbur që ne gjineze, eshte vrarë shpresa ndaj edhe njerzit dorzohen perpara kesaj menxyre 30 vjecare te politikberjes... Do kellqe ajo që Albini ka bere prej kaq e kaq vitesh, perpos financave, vizionit edhe besueshmerise.
Por mbi të gjitha do integritet moral ne pikpamjen politike.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top