A mund te rritet nje Steve Jobs ne Shqiperi?

ida angel

:)
V.I.P
A mund të rritej një Steve Jobs në Shqipëri?​

“Një fëmije Japonez i mësohet si gjë e parë fakti që vendi i tij është i varfër dhe vetëm duke punuar shumë mund të garantojnë suksesin e tij. Kur një fëmijë Shqiptar lind i mësohet, qe vendi i tij është më i miri dhe ai duhet te jete krenar për prejardhjen e tij” – Tema s’më kujtohet, por këto janë fjalët e një analisti përgjatë një debati televiziv. Diferenca në filozofi mund të thuash që reflektohet në ekonomitë e vendeve tona.

Truri im e lidhi ketë informacion me një vizite te para disa viteve ne një muze pikture në Vjenë. Ndër artistët e listuar si të suksesshëm pas vdekjes, po thuajse 70% i përkisnin shkollës se Vjenës. Aq sa dukej se për të pasur sukses duhej te ishe pjesë e asaj shkolle. Ata kishin një sistem që arrin të krijoi sukses.

Kur po lexoja jetën e Steve Jobs, në faqet e para kur shkruhej për fëmijërinë e tij mu kujtua e njëjta eksperiencë, Steve i vogël jetonte në një ambient ku inxhinierë te HP i kishte gjiton, ku fëmijët prodhonin televizorë, ata e krijuan “silicon valley”. Si fëmijë Steve kishte probleme me përqendrimin dhe shkollën. Ishte aftësia e një mësueseje në fillore e cila kuptoi që problemet e Stivit nuk lidheshin me inteligjencën por me motivimin. Duke ndërtuar një skemë për t’ia bërë shkollën interesante asaj mësueseje ndoshta i detyrohemi (jo për të gjithën) mënyrën se si komunikimi nuk konceptohet pa teknologjinë. I detyrohemi një tjetër mendje të bukur.

Kur po lexoja për Ajnshtajnin pata sërish te njëjtën ndjenjë, të njëjtin kujtim. Ai u rrit ne një ambient ku arsimi ishte primar. Xhaxhai i tij u kujdes që të zhvillohej herët në matematik. Ajnshtajni nuk fliste deri në moshën katër vjeçare. Duke qenë një natyrë kureshtare dhe pa mundësinë për te pyetur ai zhvilloi aftësinë për te vëzhguar dhe kuptuar. Kjo i zhvilloi imagjinatën të cilën ai e gjithmonë e konsideroi më të rëndësishme se dija. Asaj imagjinate bota sot i detyrohet Teorinë e Relativitetit dhe një tjetër mendje të bukur.

Një ndër pyetjet qe i bëj shpesh vetes është a mund te lindin këto mendje te bukura ne Shqipëri?

Ndër figurat kryesore identifikuese te vendit tonë, asnjeri nuk u rrit apo arsimua në Shqipëri. Por eksperiencat që i bënë të dallohen ndodhen gjetke. Qoftë me Skenderbeun, Nënë Terezen apo Ismail Qemalin, të gjithë rritur suksesshëm ne botë por jo ne Shqipëri. Shqipëria lind mendje te bukura por perse ato nuk arrin të zhvillohen asnjëherë në këtë vend?

Kur bëj ketë pyetje me kujtohet një kronike e Vizion plus rreth një gjeniu në Mallakastër që arrinte në moshë te vogël të llogariste me mëndje shumëzime te komplikuara. Ai sot duhet te jete 40 e pak vjeç dhe besoj se vazhdojnë ta quajnë i çmenduri. I çmendur quhej për faktin se kur ishte fëmijë kjo dhunti u përdor nga krye brigadieri për te bërë llogaritë e kooperativës. Më pas të gjithë te rriturit e fshatit e përdornin si argëtim përgjatë kohës qe pinin raki. E mbanin afër djalin që t’ju përgjigjej shumëzimeve që ata i jepnin te cilat pasi djali i zgjidhte shoqëroheshin me të qeshura dhe ndonjë shprehje të tipit “e bëri i çmenduri”. Ajo mëndje e bukur pa përkujdesje sot është pa vlerë dhe e djegur.

Ky rast nuk mund të jetë përfaqësues por në qofte se e shikojmë në nivel makro ne sot kemi dështuar te kemi një vend politikisht dhe ekonomikisht te qëndrueshëm por ne mënyrë sporadike nëpër botë shqiptarët vazhdojnë t’ia dalin.

Pyetja është perse jashtë po dhe ne Shqipëri jo?

Kur has neper biseda rreth formës që shteti shqiptar ka marrë sot, përgjigjet zakonisht janë te tipit: “po, se janë te paaftët që na udhëheqin”. Unë e konsideroj një përgjigje të thjeshtë për një problem te komplikuar. Do ishte njëlloj sikur te fajësoja atë fshat ne Mallakastër përse ai djalë nuk ia doli të ishte gjeniu që ndoshta meritonte të ishte.

Ketë përgjigje e shikon kudo në Shqipërinë moderne qe unë njoh. Ne vitin 90 ne patëm mundësi te krijonim një shtet të mirë por ne zgjodhëm një mënyre të thjesht. E zhbëmë të gjithën duke kaluar nga komunizëm dhe pronë publike në mos respektim te pronës private dhe barbarizëm. Ne këto 23 vjet forma më e suksesshme e biznesit shqiptar janë bar-restorantet. Shumë e thjesht, me shumë pak vend për kreativitet për tu marrë. Në vitin 2000 kur si biznes i suksesshëm u pa ndërtimi, të gjithë u bën ndërtues, më pas për disa kohë ishin hidrocentralet, po thuajse të gjithë ndërtuesit tentuan të merreshin me hidrocentrale. E njëjta skemë edhe për universitetet apo spitalet private.

Duket sikur në çdo fushë, ne si komb reagojmë me zgjidhje te thjeshta për probleme te komplikuar. Numërohen me gishta bizneset shqiptare me një formë te mirëfilltë organizimi. Ku ke departamente dhe ndarje pune. Shumë njerëz thonë që kjo është inteligjence, unë e quaj kaos te pavullnetshëm dhe mos pranim paaftësie.

Duket sikur njerëzit përtojnë te mendojnë dhe janë te prirur drejt veprimit. Ndoshta këtu duhet te fillojmë ti japim përgjigje, përse ne Shqipëri nuk mund te rritet një Steve Jobs?.

Shoqëria ku ne jetojmë prodhon agresivitet dhe mungesë efikasiteti pothuajse ne çdo fushë dhe kjo vjen nga fakti që një vend i vogël, i pazhvilluar si Shqipëria nuk arrin te përmbush ambiciet deri në lakmi të një populli që gjithmonë e më pak i serviren shëmbujt e shqiptarëve me mendje të bukura. Kjo ambicie e deformuar nuk ka një bazë të shëndosh sepse ngrihet mbi histori suksesi që nuk janë realisht të tilla. Ashtu si në Ekonomitë Moderne fitimi drejton edukimin, edhe ne Shqipëri është i njëjti model qe aplikohet. Ndryshimi qëndron se në Shqipëri fitimi nuk lidhet me Ndërtimin e një pajisje teknologjike, Turizmin, Arkitekturën, Bujqësinë e standardeve ISO por me Lazaratin, prostitucionin, ndërtimet pa leje, vjedhjen e një tenderi, njohjen e një politikani, te punuarit ne shtet si drejtor.

Për të ndryshuar këtë fakt nuk duhet vizioni i një individi por, dëshira e një populli. Ky vend ka nevoje të ketë rregulla dhe duhet luftuar imazhi i mirë që e keqja ka. Duhet të kuptojmë që ne nuk jemi më të mirët dhe për t’ia dalë duhet të mendojmë, punojmë shumë dhe drejtë.

Shqipëria do jetë aq e fortë sa shqiptaret janë, dhe sot ne nuk jemi aty ku duhet. Kjo nuk është rastësi dhe është vetëm faji ynë. Anashkalimi i përgjegjësisë nuk e zgjidh problemin, identifikimi dhe pranimi i tij është një fillim i mbarë.

Si çdo problem edhe problemi ynë fillon nga koka, dhe problemi i kokës fillon me edukimin e tyre, dhe edukimi i tyre vjen nga shkollat dhe në shkolla nuk japin mësim më të mirët, sepse shkollat nuk paguajnë. Me te mirët nuk dihet kush janë sepse sot te kesh sukses ne Shqipëri nuk duhet te jesh më i miri as më i drejti, ndaj le te përcaktojmë qarte kush është me i miri, dhe me pas ta bëjmë te fitoj me shume se te tjerët, financiarisht, moralisht, politikisht. Kjo do bëj që te mos humbasim me Stev Jobsa dhe te rrisim ata qe kemi.
Në mënyre që një vend si i yni t’ia dali nuk duhet të humbasë energji duke luftuar llojin e tij, por duke mbështetur llojin e tij.
Genti Zotaj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top