A keni pasur ndonjehere frike?

Ndonjë bastard që do të vijë në jetë ?????


15, 16 interesante....

Kurse unë them që (sidomos ke shqiptaret) adoleshenca dhe formimi i vërtetë ndodhin pas të 30've ?
Une e shoh ndryshe
Jo se ka te beje me etnite apo shtetet
Por adoleshenca pervec se me ndryshimet e trupit vijne edhe ndryshimet psikologjike.
Perplasjet me njerez te rinj,do sdo.

Sa me sh te rritesh ( e ve re edhe tek vetja) aq me pak rri caj koken cfare mendojne te tjeret.
Pra difektet dalin me sh ne pah.
Pra karakterin e kemi te formuar thjeshte varet cf ushqe me se tepermi.

Aman nje njeri qe ska punuar deri tek te 30,ka cdo ves negativ qe mund te kete dikush sipas teje do ndryshoje pas 5 viteve?
Jo.
Madje as pas nje familje te krijuar :)

Jam mese e bindurm
 
Une e shoh ndryshe
Jo se ka te beje me etnite apo shtetet
Por adoleshenca pervec se me ndryshimet e trupit vijne edhe ndryshimet psikologjike.
Perplasjet me njerez te rinj,do sdo.

Sa me sh te rritesh ( e ve re edhe tek vetja) aq me pak rri caj koken cfare mendojne te tjeret.
Pra difektet dalin me sh ne pah.
Pra karakterin e kemi te formuar thjeshte varet cf ushqe me se tepermi.

Aman nje njeri qe ska punuar deri tek te 30,ka cdo ves negativ qe mund te kete dikush sipas teje do ndryshoje pas 5 viteve?
Jo.
Madje as pas nje familje te krijuar :)

Jam mese e bindurm
Nejse unë për të qenë i sinqertë.ndaj të njëjtin mendim me ty.

Por mua bie llafi më ka rastis (nuk e them si një gjë të mirë) të rritem pak para kohe dmth ti djeg disi etapat...
Edhe gjithnjë nuk më ka plotësuar shoqëria me moshatarët e mi gjithnjë e kam gjet veten më të plotësuar me më të mëdhenjtë.
(Të të dyja gjinive)

Por nga ana tjetër (hiq batutën) në Shqipëri sidomos tek meshkujt nisur edhe nga kultura jonë patriarkale gjonat meren mo shtruar...

Si pasojë e llastimit që familja na bën.
Dhe kshu shpesh karakteri deformohet në diçka jo të keqe por s'di mbase bie në njëfarë apatie...
 
E sfidova friken te Europapark
 
Unë kam frikë të më braktisin.
Kjo gjë ndodhi që kur vdiq babai im,isha 12 vjeçe.
Para se të vdiste u zura me të,madje mendoja se ai vdiq nga shkaku im.
Kur isha në klasë të 9, zura miqësi me një shoqe klase.
Ajo u distancua nga unë,e pas 1 jave ndërroi qytet.
Kur u ndava nga i dashuri im i parë,kuptova se askush nuk dëshiron të rrijë me mua.
Ndaj nuk afrohem shum me njerëzit,pasi besoj shum e lidhem shpejt me ta.
E vuaj kur më ngordh një kotele,jo kur ik dikush.
Vuaj në vetvete edhe pse dukem sikur nuk e vras mendjen.
Kam kuptuar se nuk i mbaj dot njerëzit me zor.
Jeta është si puna e ujvarës,një do iki e dikush tjetër do të vijë🤗🤗😀
 
Vetem budallai ska frike, e une budalle sjam...cik buallaqe , por frike kam gjithsesi
kam nje liste te gjate frikerash , por jo nga ju kuptohet :p
 
Frika ime e madhe filloi kur u bëra mama. Pastaj me kalimin e kohës, bëra paqë me gjërat që nuk i kam në dorë t’i ndryshoj.
 
Ne dy raste isha i sigurte 99% se do vdisja per nje fraksion sekondi, dhe mund te them qe me ka kaluar gjithe jeta para syve. Se di nese ishte frike por dicka e frikshme.
 
Ne dy raste isha i sigurte 99% se do vdisja per nje fraksion sekondi, dhe mund te them qe me ka kaluar gjithe jeta para syve. Se di nese ishte frike por dicka e frikshme.
Na tregoni gjera konkrete se kshu frike kemi pas te gjithe te pakten njeher ne jete :p
 
po kam patur, e kam
ja psh dje pata shume kur u preka me nje makine tjeter anash :D
gervishtje e lehte, por gjthss. uje ne djerse Soli :p
 
Ka frike e frike 🤗

Kujtoje koherat, shume vite me pare, cerek shekulli ishin si te them dite, muaj, vit qe jetoje me ndjenja te perkier mes frikes, guximit, krenarise, kenges, jo rral vajit dhe gjithcfare munde te ofroje nje vije fronti ku luftohet tere diten dhe drejte teje dhe tjereve qe gjenden ne anen tende shtihej pa pushim me te gjjtha llojet e armeve qe perdore kembesoria.

Kishte momente frike, e pranoje, sepse ishe shume i pabarabart ne municion, ne armatim e force dhe gjendeshe ne situata kur tere diten prishte vdekjen tende me ndodhe ne cdo moment.

I ri, ne moshe te re dhe pa pervoje ballafaqoheshe me tere lluksin qe te ofron nje front lufte ne shi, bore, dite me diell, nate, mengjes i Hersham e cka jo tjeter.

Njerezit vriteshin pran teje, plagoseshin dhe ti e kishe mundesine shume te kufizuar per te bere dicka.

Ne tere kete ''lluks" qe te ofronin ditet e atyre koherave, ne mesin e vuajtjeve dhe vajit se te iku dikush pran teje diku qatje, pak me larg ja kriste dikush ne kupe qielli nje varg kenge dhe pastaj te gjithe si ne kor. Kendohej e qahej duke u vrare njerezia.

Jo rralle ne tere kete "lluks" ndonjehere nga lodhja dhe te tradhetonte gjumi e beje nja dy syna gjume. Hajt shtyhej me shprese se do mbijetojme.

Si me thane ishin ndjenja te perziera frike (jo panike) guxim e krenari. E pranoje edhe kisha frike nganjehere. 🤗
 
do rrefej nje ndodhi te timen qe per fat ju qe jeni me moshe te re as qe arrini ta kuptoni por lexova kete teme dhe mu kujtua.
ne vitet e adoleshences sime propozimet ishin pothujse barbare djemt te ndalonin per leckash se kishin dicka per te thene e te thonin se ishin dashuruar me ty e per ti hedhur me shume piper kesaj epoke me ka ndodhur edhe ne 97..98.. vite qe besoj dini te gjithe si ishin.
kam qene tip -tipje ne ate moshe :)
gjithesesi dija emrin ne kod te njerit te rrezikshem te gjithe e dinin se merren me trafiqe te ndryshme..
kur ndonjeri me ndalonte per krahesh kisha kodin tim - hiqi duart ndalem vete, por me pas do flasesh vete me x ( dhe thoja ate pseodonim)
nje dite te bukur vjen njeri 160,tullac, rob normal e pa asnje lloj identifikimi me thote ka mundesi nje minut.. une te njejtin muhabet - patjeter por pastaj fol ti me.. x.. KUR PERGJIGJET PIKERISHT PER KETE JAM KETU KU ME NJEH TI MUA....
nisi te me merrej goja te kapesha me thoj per xhami jo un ty ste njoh por kam kusheririn tim qe quhet keshtu...
buzeqeshi...
dhe me tha, qe tani ke te drejte ta perdoresh emrin tim se qenke tip e zgjuar, por duhet te dishe qe kam edhe sh armiq.. buzeqeshte dhe perseriste ab te ishe djal.
..
jo vetem se kam perdor me por fakti qe e pane te shkolla sme ndaloj me njeri...
mendoj se ajo ka qene frika me e madhe qe kam ndjere pasi mendova kushedi cfund do bej tani....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top