Nga Anil Ananthaswamy
Që kur Nik Bostrom i Universitetit të Oksfordit, shkroi një studim rreth argumentit të simulimit në vitin 2003, filozofë, fizikantë, teknologë, por edhe komedianë janë entuziazmuar me idenë e realitetit tonë si një simulim kompjuterik.
Disa janë përpjekur të identifikojnë mënyrat, përmes së cilave ne mund të dallojmë nëse jemi qenie të simuluara. Të tjerët janë përpjekur të llogarisin mundësinë që ne të jemi ente virtuale. Tani një analizë e re tregon se shanset që ne të jemi duke jetuar në një realitet themelor – pra në një ekzistencë që nuk simulohet – janë shumë të barabarta.
Por studimi, tregon gjithashtu se nëse njerëzit do të zhvillonin ndonjëherë aftësinë për të simuluar qenie të vetëdijshme, shanset do të anonin në favorin tonë, edhe duke qenë qenie virtuale brenda kompjuterit të dikujt tjetër.
Në vitin 2003 Bostrom imagjinoi një civilizim të aftë teknologjikisht, dhe që zotëron një fuqi të madhe llogaritëse, të cilit i duhet vetëm një fraksion i asaj fuqie për të simuluar realitete të reja me qenie të vetëdijshme brenda tyre.
Duke pasur parasysh këtë skenar, argumenti i tij i simulimit tregoi se të paktën një propozim në trilemën vijuese, duhet të jetë i vërtetë:Së pari, njerëzit zhduken thuajse përpara se të arrijnë fazën e simulimit. Së dyti, edhe nëse njerëzit e kalojnë në atë fazë, ata nuk ka gjasa të jenë të interesuar të simulojnë të kaluarën e tyre stërgjyshore. Dhe së treti, probabiliteti që po jetojmë në një simulim është afërsisht 1.
Para Bostrom, filmi “Matrix” kishte dhënë tashmë kontributin e tij për të popullarizuar konceptin e realiteteve të simuluara. Dhe kjo ide ka rrënjë të thella në traditat filozofike perëndimore dhe lindore, që nga Alegoria e Shpellës e Platonit, tek ëndrra e fluturave të mendimtarit kinez Zhuang Zhou.
Kohët e fundit, multi-miliarderi Ilon Mask, i dha kredite të tjera konceptit se realiteti ynë është një simulim:”Shanset që ne të jemi në një realitetin bazik, janë 1 në miliarda”- tha ai në një konferencë të vitit 2016. “Mask ka të drejtë nëse supozoni se propozimet një dhe dy të trilemës janë të rreme”- thotë astronomi Dejvid Kiping nga Universiteti i Kolumbias.
Për të pasur një trajtim më të mirë të argumentit të simulimit të Bostrom, Kiping vendosi të përdorë arsyetimin Bajesian. Kjo lloj analize përdor teoremën se Bajesit, të quajtur kështu në nder të Tomas Bajes, një statisticien dhe ministër anglez i shekullit XVIII-të.
Analiza Bajesiane i jep mundësinë dikujt të llogarisë shanset e diçkaje që ndodh (i quajtur probabiliteti ‘i pasëm’), duke bërë së pari supozime rreth objektit që analizohet (duke ia caktuar një probabilitet ‘paraprak’).
Kiping filloi analizën, duke e kthyer trilemën në një dilemë. Ai bashkoi propozimet 1 dhe 2 në një deklaratë të vetme, pasi në të dyja rastet, rezultati përfundimtar është se nuk ka simulime. Kështu, dilema krijon një hipotezë fizike (nuk ka simulime) kundër hipotezës së simulimit (ekziston një realitet bazik, dhe ka edhe simulim).
“Mjafton që të caktoni një probabilitet paraprak për secilin prej këtyre modeleve. Ne thjesht marrim parimin e indiferencës, që është supozimi i paracaktuar, kur nuk keni asnjë të dhënë apo prirje në ndonjë lloj forme”- thotë Kiping. Kështu çdo hipotezë ka një probabilitet paraprak të gjysmës, tamam si dikush që do të hidhte një monedhë për të vendosur një bast.
Faza tjetër e analizës, kërkon të menduarit e realiteteve “parous” – pra ato që mund të gjenerojnë realitete të tjera – dhe realitete “nullipare” – ato që nuk mund të simulojnë realitete pasardhëse.
Nëse hipoteza fizike do të ishte e vërtetë, atëherë probabiliteti që ne po jetojmë në një univers “nullipar” do të ishte i lehtë për t’u llogaritur:ai do të ishte 100 për qind. Atëherë Kiping tregoi se edhe në hipotezën e simulimit, shumica e realiteteve të simuluara do të ishin “nullipar”. Kjo pasi, ndërsa simulimet krijojnë më shumë simulime, burimet kompjuterike të disponueshme për çdo brez të mëpasëm, zvogëlohen deri në atë pikë ku shumica dërrmuese e realiteteve do të jenë ato që nuk kanë fuqinë kompjuterike të nevojshme për të simuluar realitete pasardhëse, që të jenë të afta të kenë brenda qenie të vetëdijshme.
Lidhini që të gjitha këto në një formulë Bajesiane dhe del përgjigja: probabiliteti i pasmë se ne po jetojmë në realitetin bazik, është thuajse i njëjtë me probabilitetin e pasëm që ne të jemi duke jetuar në një simulim, me shumë më pak shanse më tepër që anojnë në favor të realitetit bazik.
Këto gjasa do të ndryshonin në mënyrë dramatike nëse njerëzit do të krijonin një simulim me qenie të vetëdijshme brenda saj, pasi një ngjarje e tillë do të ndryshonte shanset që më parë ia caktuam hipotezës fizike.
“Ditën që do ta shpikim atë teknologji, ajo do të ndryshojë shanset nga pak më të mira sesa 50 me 50 që ne të jemi realë, në gati 100 për qind me siguri që nuk jemi realë, po sipas këtyre llogaritjeve”- thotë Kiping. Rezultati i analizës së tij është se duke pasur parasysh provat aktuale, Mask gabon në lidhje me shanset 1 në miliarda që ai na i përshkruan ne, mbi skenarin nëse ne po jetojmë në një realitet bazik.
Zoreh Davudi, fizikante në Universitetin e Merilendit, mbështet idenë se një simulim me burime kompjuterike të fundme mund të zbulojë vetveten. Puna e saj përqendrohet tek bashkëveprimet e forta, ose forcën e fortë bërthamore – një nga katër forcat themelore të natyrës.
“Natyrisht, nëse do të arrinim të simulonin sot një bërthamë atomike, mbase për 10 vjet, ne mund të bënim një bërthamë më të madhe. Dhe ndoshta për 20 ose 30 vjet, mund të kemi një molekulë ”- thotë Davudi. Ajo shton:Kushedi, për 50 vjet mund të bëjmë diçka me një madhësi disa cm. Dhe ndoshta për rreth 100 vjet, apo më shumë, mund të prodhojmë trurin njerëzor”.
Marrë me shkurtime nga “Scientific American” – Bota.al