A jeni te lumtur me jetën tuaj?

A është realizimi i të gjitha dëshirave tona termometri i lumturisë? Ndalni për një çast dhe mendoni për të gjithë ata njerëz me fytyrë të qeshur që nuk kanë asgjë dhe megjithatë e shtyjnë jetën me zemrën e çlirët, duke falenderuar për ditën e kaluar. E kështu mund të qeshim në momentet e bukura, por edhe në ato më të errëtat, duke pranuar faktin se jeta është një rrugëtim momentesh të gëzueshme dhe të dhimbshme.
Kemi përzgjedhur një test, i cili ju tregon se si është gjendja juaj shpirtërore. Përgjigjuni pyetjeve dhe zgjidhni profilin që ju korrespondon.

  1. Takoni ish-partnerin me të dashurën në krah…
a. Të kap malli për të kaluarën

b. I ke pak zili

c. Je e kënaqur për ata të dy

  1. Ju organizojnë një festë surprizë…
a. Është një gjest dashurie dhe miqësie

b. Mbetesh e shtangur

c. Mallëngjehesh dhe vihesh në siklet

  1. Cila nga këto shprehje ju pëlqen më shumë?
a. Çdo ndarje është një humbje

b. Në fillim puna, pastaj kënaqësia

c. Jo të gjitha të këqijat vijnë për të dëmtuar

  1. Dilni keq në një provim për të cilin ishit përpjekur shumë për të mësuar…
a. I bën vetes një dhuratë për t’u ngushëlluar

b. Të kap mërzia dhe mbyllesh në dhomë

c. Merresh për pak kohë me gjëra të tjera e më pas i rikthehesh prapë studimit për të dalë më mirë herës tjetër

  1. Sa herë mendoni për ngjarjet e së kaluarës?
a. Çdo ditë

b. Herë pas here

c. Rrallë

  1. Më në fund ju realizohet një dëshirë e madhe që kishit…
a. Je e kënaqur, por sa do të zgjasë?

b. Mendon menjëherë për një objektiv të ri

c. Je e kënaqur dhe plot me energji

  1. Bie shi, çfarë mendoni?
a. Kur do të dalë prapë dielli?

b. Nuk do të dal dot…

c. Lulet duan diell, jo shi…

pexels-gustavo-fring-4173069.jpg

MË SHUMË A

E NDIQNI LUMTURINË, POR AJO LARGOHET!

Për ju lumturia është diçka që duhet ta ndiqni nga pas, që kërkon mund dhe lodhje. Ka gjithmonë një çmim që duhet ta paguani për të qenë e lumtur. Për këtë arsye ndonjëherë ju mungon besimi dhe jeni e trishtuar. Megjithatë, duhet të vëreni mirë dhe të kuptoni se ajo që kërkoni është brenda jush.

MË SHUMË B

NËSE VJEN, IKËN SHUMË SHPEJT

Për ju lumturia ekziston, por ajo zgjat shumë pak. Është një oaz në shkretëtirë, të cilën herë pas here keni mundësinë ta përjetoni: në këto momente ndjeni kënaqësi, por janë vetëm çaste që zgjasin shumë pak, veniten. Është njësoj sikur lumturia të sjellë spruco ngjyrash në një jetë pak “bardhë e zi”.

MË SHUMË C

LUMTURIA BËN PJESË NË JETËN TUAJ

Ju po që dini të jetoni me sjelljen e duhur: në jetën tuaj gëzimi dhe dhimbja mund të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike. Sekreti juaj? Nuk jeni e fiksuar për të kërkuar me çdo kusht lumturinë dhe as mundoheni me çdo kusht që ta mbani kur ajo largohet: është mënyra e vetme që lumturia të kthehet sërish në jetën tuaj.
b.psikollogjia
 
Mua me shume me dolen C. :p

MË SHUMË C

LUMTURIA BËN PJESË NË JETËN TUAJ

Ju po që dini të jetoni me sjelljen e duhur: në jetën tuaj gëzimi dhe dhimbja mund të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike. Sekreti juaj? Nuk jeni e fiksuar për të kërkuar me çdo kusht lumturinë dhe as mundoheni me çdo kusht që ta mbani kur ajo largohet: është mënyra e vetme që lumturia të kthehet sërish në jetën tuaj.

Realisht shprehja me pershkruan! Ndaje te njejtin mendim.
 
Me shume A
NDIQNI LUMTURINË, POR AJO LARGOHET!

Për ju lumturia është diçka që duhet ta ndiqni nga pas, që kërkon mund dhe lodhje. Ka gjithmonë një çmim që duhet ta paguani për të qenë e lumtur. Për këtë arsye ndonjëherë ju mungon besimi dhe jeni e trishtuar. Megjithatë, duhet të vëreni mirë dhe të kuptoni se ajo që kërkoni është brenda jush.
 
Se cme erdhi ne mend nje soj filozofie,qe per mua eshte origjinale e imja.
Gjithmone jam munduar te jem e lumtur gjate jetes,dhe mes lotesh,kam gjete gjithnje nje arsye per te pritur diellin qe do agoj neser.
PSe?
Sepse ne dhimbje matet forca per te dashuruar jeten!
 
Disa njerëz e konsiderojnë lumturinë sukses, para, punë, miqësi, familje. Disa të tjerë e konsiderojnë zhvillim të vetes. Disa të tjerë thonë që janë të lumtur nëse konsumojnë drogë, alkool, rrezik. Lumturia është shumë subjektive dhe e pamatshme. Ky lloj testi, nuk e mat do lumturinë sepse është koncept abstrakt. Është si morali. Duke qenë se morali është i pamatshëm bie në lëmin e abstraksionit dhe jo konkretes, ashtu dhe lumturia.
 
Teme diskriminuese😡

Pse pyeten vetem femrat?😔
Pyeten femrat sepse femrat flasin për ndjenjat, emocionet, dashurinë. Meshkujt s'para flasin për këto gjëra, e kanë shumë të vështirë të bëhen shumë sentimental. Kanë frikë nga paragjykimi, apo tallja e shokëve. Ke parë ndonjë mashkull në botën reale të flas me zell të madh për dashurinë, për ndjenjat? Flasin vetëm për soba, lavatriçe, makina.
 
E ke gabim, flasin edhe meshkujt.
Ti vete je shembulli perfekt.
Edhe pse ke bere gjithsej 10 postime duket qe je sentimental dhe flet pa problem per ndjenjat.

Une te kjo teme do pergjigjesha pa problem nese pyetja do i drejtohej edhe gjinise mashkullore.
 
Lavatrice? :unsure: Po thu se meshkujt e kane harru femren dhe tash po i lajne teshat me dore lool:lol::D
 
E ke gabim, flasin edhe meshkujt.
Ti vete je shembulli perfekt.
Edhe pse ke bere gjithsej 10 postime duket qe je sentimental dhe flet pa problem per ndjenjat.

Une te kjo teme do pergjigjesha pa problem nese pyetja do i drejtohej edhe gjinise mashkullore.
Mbase edhe e kam gabim, s'mund ta them me siguri të plot, por që përgjithësisht s'flasin për këto gjëra.
 
Për mua lumturia nis nga momenti që hap sytë dhe puth çunat për ditë të mbarë 😊
Sa për testin kisha më shumë C me përjashtim të:
Nuk kam dalë keq në provim, por do i bëja dhuratë vetes
Kur bie shi, kërcej duke e shijuar 😁
 
  1. Takoni ish-partnerin me të dashurën në krah…
a. Të kap malli për të kaluarën

b. I ke pak zili

c. Je e kënaqur për ata të dy

  1. Ju organizojnë një festë surprizë…
a. Është një gjest dashurie dhe miqësie

b. Mbetesh e shtangur

c. Mallëngjehesh dhe vihesh në siklet

  1. Cila nga këto shprehje ju pëlqen më shumë?
a. Çdo ndarje është një humbje

b. Në fillim puna, pastaj kënaqësia

c. Jo të gjitha të këqijat vijnë për të dëmtuar

  1. Dilni keq në një provim për të cilin ishit përpjekur shumë për të mësuar…
a. I bën vetes një dhuratë për t’u ngushëlluar

b. Të kap mërzia dhe mbyllesh në dhomë

c. Merresh për pak kohë me gjëra të tjera e më pas i rikthehesh prapë studimit për të dalë më mirë herës tjetër

  1. Sa herë mendoni për ngjarjet e së kaluarës?
a. Çdo ditë

b. Herë pas here

c. Rrallë

  1. Më në fund ju realizohet një dëshirë e madhe që kishit…
a. Je e kënaqur, por sa do të zgjasë?

b. Mendon menjëherë për një objektiv të ri

c. Je e kënaqur dhe plot me energji

  1. Bie shi, çfarë mendoni?
a. Kur do të dalë prapë dielli?

b. Nuk do të dal dot…

c. Lulet duan diell, jo shi…

MË SHUMË C

LUMTURIA BËN PJESË NË JETËN TUAJ

Ju po që dini të jetoni me sjelljen e duhur: në jetën tuaj gëzimi dhe dhimbja mund të bashkëjetojnë në mënyrë harmonike. Sekreti juaj? Nuk jeni e fiksuar për të kërkuar me çdo kusht lumturinë dhe as mundoheni me çdo kusht që ta mbani kur ajo largohet: është mënyra e vetme që lumturia të kthehet sërish në jetën tuaj.
 
E lumtur jam. Elhamdulilah!

Ama a ka momente apo gjera qe ma prishin terezine momentale? Po, ka! Gjjithmooone del dicka.
Jo,me larg se te logohesha ketu po mendoja: Ah t'mos e kisha ate teze per te shkruar do e shijoja kte te ndejtme qe po bej shtrire per 7 pale qejfe. 😁
Por jo, rri aty ne PC ajo si çekan e me prish terezine. 🙄
Thjesht terezine dmth se une po vazhdoj te rri shtrire e t'mos cohem te shkruaj. 🤣🤣🤣
U futa dhe ketu qe ta heq mendjen prej saj 🤣🤣🤣
 
Jam e lumtur. Kam dy femije si drita .jam e bekuar mes dashuris te tyre dhe njerezve te mi .kam shendetin punen.
 
Pse nese nuk jemi,do na jepni tuajen qe e keni me te mire!? :p
Sigurisht qe jam!!
Sepse nese nuk jam, do thote qe nuk dua vetveten.
 
Top