NënDritënEhënës
V.I.P
Trevat tona janë truall i plleshëm si për mistikët, ashtu edhe për gjithë ata që merren me të “andejshmen”, për të ashtuquajturit magjitorë, për ata që “shkruajnë”, “fryejnë”, e shërojnë, që hedhin fall, flasin me shpirta, që shërojnë me telepati, në afërsi e largësi, madje edhe në Australi, dhe për të gjithë ata që janë zhytur ujërave të parapsikologjisë (përndryshe psikotronikës, pasi parapsikologjia si term është hequr gjithkund qysh në vitet e gjashtëdhjeta, pos tek ne).
Gjitha kjo së pari si pasojë ose falë bestytnisë së rrënjosur thellë në mendjet e njerëzve tanë, e pastaj se është një regjion i cili edhe s'mund të definohet, ku çdokush i jap të drejtë vetes ta definojë duke menduar se e ka me të drejtë.
اdo Nismëtar, që niset shtegut të vetënjohjes (përveç kurreshtarëve), në fillim do të dëshirojë që të kapërdijë sa më tepër njohuri e literatura të këtij lloji. اdo gjë i duket e mrekullueshme. Vrapon pas çdo teknike të re, të mundshme e të pamundshme, pastaj pas çdo diturie të fshehur. Mahnitet pas sistemeve magjike e mistike, ndjek me vëmendje praktikimin e teknikave të Lindjes e Perëndimit me qëllim vetëzhvillimi. Mirëpo, ç'ndodh me të në fund?
Shumica prej tyre përfundojnë në rangun e atyre që i përmenda më lart (besa edhe duke i ofruar shërbimet publikisht, duke bërë tregti me mallin e padukshëm që nuk shihet e shitet më së shumti), ndërsa shumë pak prej tyre vazhdojnë drejt, pa rënë në kurth sprovave të shumta që qëndrojnë anash rrugës së vetënjohjes si lule plastike.
Të tillët, që nuk i përballuan sprovat e këtilla, mund t'i njihni menjëherë. Pasojë e rrëshqitjes së tyre jashtë rruge janë sëmundjet patologjike shpirtërore, e që për fat të keq, kanë kaluar në ato kronike.
Nëse edhe ti, që je nisur drejt kësaj rruge, nuk ndalesh kohë pas kohe për ta analizuar veten se ku gjendesh, domosdo do të infektohesh me ndonjërën prej sëmundjeve që do t'i cek më poshtë. Për t'mos përfunduar në fund si hedhës falli, "mulla", "hoxhë", Guru, ose si ndonjë i Gjithëdijshëm me shumë tituj që tingëllojnë bombastikë të vendosur para emrit tënd, të këshilloj ta vazhdosh leximin e tekstit të mëtejmë.
Shfaqjet psikopatologjike të nismëtarëve në shtegun e vetënjohjes
- Si njëra prej sëmundjeve më të përhapura shpirtërore është imagjinimi i pandërprerë, si pasojë e dembelisë dhe prirjes për imagjinatë. Thjesht personi i këtillë, pasi që veç është ngier me literaturë dhe mendon se nuk ka nevojë më të lexojë, punon pak (ose fare) dhe tretet dikund në botën e imagjinatës. Pra, mbyllet në vete dhe kalon aventura të mrekullueshme, natyrisht, në botën e vet. Nëse kalon në kronike, vështirë se kjo mund të mënjanohet.
Sëmundje tjetër është edhe mendimi se keni arritur vepra të mëdha shpirtërore, ose ndonjë fuqi të mbinatyrshme, të përcjellë me një ndjenjë të veçantë të kënaqësisë që s'harrohet lehtë (sa ia ka ënda egos kjo punë). Dhe krejt kjo vjen si pasojë e konsumimit të tepërt të teknikave meditative, siç është ta zëmë udhëtimi astral, ku praktikuesi ende nuk ka qenë mjaft i përgatitur.
- Ka të tillë që i kuptojnë bukvalisht konceptet e lirisë dhe çiltërsisë emocionale. Kjo mund të paraqitet pas teknikave shpirtërore ku aplikohet kontakti dhe zbrazjet emocionale. Pra, mos u çuditni kur ju afrohet ndokush dhe ju thotë se e paskët energjinë e mirë përreth, se e ndien nxehtësinë e këndshme ose pulsimet shpirtërore prej trupit tuaj. Madje edhe mund t'ju akuzojë se ia vjedhni energjinë e tij dhe se dhomën e mbushni me energji negative. Të këtillët janë në gjendje të dijnë gjithçka, p.sh. kush kujt ia vjedh energjinë, se si të ta pastrojnë dhomën prej energjisë së keqe, etj.
- اrregullimet shprehen edhe kur personi bëhet (ose ia merr mendja se është) specialist në një lëm të caktuar. Ky ka tendencë që në çdo gjë në jetën e përditshme, ta mbajë primatin me "njohuritë dhe teoritë e veta", dhe të këtillët imponohen se janë mjeshtër të mëdhenj.
- Nëse dikush ju profeton për shpëtimin e botës, dijeni se keni hasur në person tipik të kompleksit të "shpëtimtarit të madh". Personi i këtillë aq është i "mbushur" me njohuri, sa që fillon t'i gjejë nismëtarët e rinj të këtij lëmi dhe ta bëjë një grup e ta fillojë misionin e vet të shenjtë, së pari si shpëtimtar i shpirtave të atij grupi, e më tej kush e di, ndoshta edhe i botës.
Personi i këtillë zakonisht do ta ëndërrojë më vonë ndonjë ëndërr profecie, fanitje ose porosi të madhe nga Sfera e Lartë, të cilën do ta merr si detyrë karmike (të kismetit) me rëndësi të madhe për evolucionin shpirtëror të popullit të vet (sa lehtë është të thirresh në emër të popullit) ose të njerëzimit në përgjithësi.
- Mirëpo, ajo që është më karakteristikja, gjendet te personat që me ndonjë teknikë të regresimit, kanë "zbuluar" se në jetën e kaluar ishin njerëz të mëdhenj me detyra të larta, e për çudi, askush prej këtyre nuk zbuloi se në jetën e kaluar ka qenë fshatar, farkëtar, plehaxhi, qymyrxhi ose njeri i rëndomtë.
Të gjithë këta "shpirta të mëdhenj" do t'ju pohojnë se në jetën e kaluar kanë poseduar fuqi të mëdha okulte, të cilat tash janë latente brenda tij (rrijnë të fjetura), dhe vetëm e presin kohën kur të zgjohen ato aftësi dhe të aktivizohen. Ndoshta do ta keni nderin të takoheni me ndonjë Skenderbe, Abdyl Frashër, Genc, Teutë, ose nëse keni fat, me ndonjë Hyjni Ilire.
- ثshtë edhe një kompleks tjetër që është interesant, që krijohet prej urisë së egos së individit të identifikohet me ndonjë person që e ka "arritur" një shkallë të zhvillimit shpirtëror ose i cili është edhe i "ndriçuar".
Personi i këtillë vuan nga një xhelozi tejet subtile ndaj "të ndriçuarit" që vështirë mund të hetohet, por të cilin e tradhëton kur thirret gjithnjë në emër të mësuesit ose idhullit të vet gjatë veprimeve të veta ose gjatë bisedës. Ky mund ta kalojë tërë jetën duke vrapuar pas imaxhit të idhullit dhe ç'është më e keqja, kurrë nuk do ta hetojë këtë.
- ثshtë edhe një sëmundje malinje shpirtërore, që lëshon rrënjë në grupet shpirtërore gjatë kurseve të ndryshme meditative ose të ndonjë teknike tjetër. Gabimi më i madh bëhet kur nga mësuesi ose udhëheqësi, bëhet lëshimi i dëftesës a diplomës se në cilën shkallë tashmë gjendet shpirti i pastruar e i “rafinua” i nxënësit. “Mësuesi” në këtë rast, e peshon dhe vlerëson nivelin e vetëdijes së nxënësit, madje shkon aq larg, sa që lëshon dëftesën pas meditimit instant prej një ose treditësh, ku ceket se nxënësi është “ndriçuar” (për këtë gjë, ta zëmë, në Zen Budizëm, nevojiten 30-40 vjet).
Kështu jo vetëm se përdhoset e nënçmohet shpirtërorja, por me këtë mënyrë krijohet edhe një ushtri egoistësh patologjikë, me të cilët pastaj kursesi s'mund të dilet në krye. Marrëzia s'ka fund. Këtë mund ta konstatoni më së miri, kur në vizitë ndonjërit prej këtyre, në vend të ndonjë diplome shkollore, hasni gjendjen e tij shpirtërore të varur në mur.
Megjithatë, mund ta vëreni edhe kombinimin e dy ose më shumë sëmundjeve patologjike shpirtërore në ndonjë person, i cili, në një mënyrë subtile, do ta ndiejë veten se vetëm Zoti dhe ai janë të vetmit të gjithëdijshëm në tokë.
Të gjitha këto, edhe pse të dhëna në një formë paksa humoristike, janë gjëra tepër serioze dhe jo aq të rralla ndër ne. Gjithashtu, të gjithë këta e mundësojnë edhe krijimin e rrymave e sekteve të ndryshme brenda religjionit, qoftë të krishterë ose të atij islam. Për shtegtarët e rinj në udhën e vetnjohjes, kam një këshillë: Secili le t'i kërkojë ato elemente që e tërheqin më së shumti brenda religjionit të vet dhe le t'i përmbahet atyre. اdo gjë që vjen nga anash, mund të jetë vetëm mjet ndihmës, e jo qëllim.
ثshtë e pamundshme të mos gjenden ato elemente (teknika meditative, sisteme të ngritjes së vetëdijes ose mësues) në kuadër të religjionit të individit. Ai që s'i ka gjetur, le të shikojë edhe njëherë, sepse nuk ka shikuar mirë herën e parë. Me dy a më shumë rrugë njëkohësisht, askush askund nuk ka arritur.
Vetëm duke iu përmbajtur një rruge, asaj që e keni pranë dore, mund ta arrini atë ç'profetohet në Librat e Shenjtë. Ndoshta edhe gjatë shtegut të vetënjohjes mund ta fitoni ndonjë fuqi të caktuar, mund të thoni mbinatyrore, por, mos harroni, fuqia më e madhe është mos ta përdorësh fuqinë që ke në dispozicion. Me këtë edhe ju përgjysmohet koha në arritjen e përndritjes shpirtërore.
Arben Shala Explorer Univers