Pe: A jeni dakort qe te perdoret djalekti ne forum
Nuk jam kundër dialekteve, dhe vetë në jetë të përditshme
e përdorë dhe natyrisht që dua "dialektin" nga unë vij, mirëpo
nëse do të dëshironim që në FV të mos kemi keqekuptime,
atëherë është mirë që të përdorim gjuhën letrare.
Fundi i fundit, ajo edhe është krijuar që të gjithë shqiptarët
e çdo treve të kuptohen në mes veti.
Por, nuk mendoj se është keq që dialektet të kultivohen
andaj nuk do të ishte keq të hapet një temë, ku do të
kishte postime në dialekte, në mënyrë që të njihemi me
shqipen që përdoret anë e mbarë shqipëtarisë.
Kur them dialekte, nuk mendoj vetëm në dialektin
gegë e toskë, por edhe nëndialektet e regionalizmat që për
disa nga ne jam shumë të panjohura.