Për dialektet mund të hapen tema tek gjuha shqipe, ose tek folklori, e aty mund të studiohen e mësohen fjalë, por që të shkruhet në forum me dialekte, nuk më pëlqen, sepse krijon përçarje dhe grupime mes anëtarëve. Ka anëtarë që fillojnë ta mbështetin tjetrin e t'i japin pëlqime vetëm pse shkruan në dialektin e tij.
Ta marrim si shembull... disa shkodranë fillojnë e shkruajnë në dialektin e tyre, e kështu krijohet grupi shkodran. Ky grup fillon e mburr qytetin e tij, e pastaj qesëndis e shan krahinat e tjera, e kështu krijohen probleme dhe prishet atmosfera në forum.
Këto janë gjëra që kanë ndodhur dhe i kam parë në forume të tjera, prandaj them.
E mira është që të shkruhet në një gjuhë. Duhet të kemi një gjuhë, një flamur, një kryeqytet, e kështu me radhë.