A jeni dakort qe te perdoret dialekti ne forum?

Titulli: A jeni dakort qe te perdoret dialekti ne forum?

Ke tdrejt,por un jom msu me fol gjuh Brukselse(kshu Burrelsesh dojsha me thon) :p :p
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret dialekti ne forum?

Nuk kam prb me dialektet ... Perkundrazi me k'te rast mesojme edhe ndonje fjale krahinore qe se kemi degjuar ndonjehere . C'do dialekt ka lezetin e tij , e Cila na lidh direkt me nje histori /prejardhje/origjine/zanafille gjithsesi.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret dialekti ne forum?

Me dialektin nuk kam ndonje problem, perkundrazi do me pelqente te mesoja fjale te reja.... por kam vene re qe disa ngaterrojne dialektin me gabimet ne drejtshkrim,ketu nuk jam dakord fare.
 
Titulli: A jeni dakort qe te perdoret dialekti ne forum?

Pse jo psh kur shkruan Quku ose Call shkrihem fare...:$
 
Dialektet jane pasuri. Skam asnje kompleksitet nga gjuha, letrare apo jo, me gabime apo jo; pervec kur nvend te ç perdorin q apo e anasjellta. Acarim total!!!
 
Për dialektet mund të hapen tema tek gjuha shqipe, ose tek folklori, e aty mund të studiohen e mësohen fjalë, por që të shkruhet në forum me dialekte, nuk më pëlqen, sepse krijon përçarje dhe grupime mes anëtarëve. Ka anëtarë që fillojnë ta mbështetin tjetrin e t'i japin pëlqime vetëm pse shkruan në dialektin e tij.

Ta marrim si shembull... disa shkodranë fillojnë e shkruajnë në dialektin e tyre, e kështu krijohet grupi shkodran. Ky grup fillon e mburr qytetin e tij, e pastaj qesëndis e shan krahinat e tjera, e kështu krijohen probleme dhe prishet atmosfera në forum.

Këto janë gjëra që kanë ndodhur dhe i kam parë në forume të tjera, prandaj them.

E mira është që të shkruhet në një gjuhë. Duhet të kemi një gjuhë, një flamur, një kryeqytet, e kështu me radhë.
 
Dialekti per mua eshte prejardhja e gjithkujt...rrenjet e tij!
Nese do kishim vetem nje te folur unike , historia do humbiste.
Koncepti geg e tosk do ish thjesht nje dukuri e te shkuares.
Rendesi ka te merremi vesh.
 
Tani si kot ja fute Artin

Ja mua me pelqen dialekti Shkodran ,e cfare pastaj? Ku e keqja ketu?
Nuk mund ti imponosh tjetrit mos te perdori dialektin e tij .
 
Të shkruarit është i imponuar. Në shkollë, zyra, institucione, gazeta e faqe interneti, është me detyrim të përdoret gjuha e njësuar.
Me gjuhë të njësuar shkruajnë të gjitha forumet e vendeve të botës, por ju bëjeni si të doni, nuk ju pengon njeri.
 
Cthua o shoku me gura dame te zinj, dialektet e pasurojne gjuhen. Spo ben njeri ketu hartime per te na i korrigjuar te tjeret.
 
Eshte tjeter gje te lexosh nje dialekt, eshte tjeter te lexosh gabime ortografike.

Eshte njesoj si te jesh ne dite pushimi e te detyrojne te veshesh kollare sepse kshu eshte trendi.
Mua syte mi vret dikush qe shkruan ( c'fare) me apostrofe , e jo dikush qe shkruan (care) ne dialekt!
 
Vi syze dielli e lexo me to, nqs te vritet syri prape perdor xham saldatori.
Keshille nga eksperti per saldime e suvatime.
 
Vrarja syve ishte metafore.... rrofsh per mbeshtetjen e sugjerimin!
 
Vetem kinezce mos flisni se asaj nuk ja bejme dot dermanin...lol
 
Të shkruarit është i imponuar. Në shkollë, zyra, institucione, gazeta e faqe interneti, është me detyrim të përdoret gjuha e njësuar.
Me gjuhë të njësuar shkruajnë të gjitha forumet e vendeve të botës, por ju bëjeni si të doni, nuk ju pengon njeri.

Rendesi ka te kuptohemi mes nesh kur shkruajme ,pa se nuk u bem si forumet e botes ne nuk eshte dhe ndonje problem i madh : )
 
Vrarja syve ishte metafore.... rrofsh per mbeshtetjen e sugjerimin!

He se e mesova kete edhe une si te besh pergjigje me fjalin e mesiperme.
Po mire edhe syzet e saldatuesit metafor ishte. Jo shume sa e jotja po ishte deri sa te lagia kembet.
 
Sa te rroç o mësoç thone ne dialekt
 
Për dialektet mund të hapen tema tek gjuha shqipe, ose tek folklori, e aty mund të studiohen e mësohen fjalë, por që të shkruhet në forum me dialekte, nuk më pëlqen, sepse krijon përçarje dhe grupime mes anëtarëve. Ka anëtarë që fillojnë ta mbështetin tjetrin e t'i japin pëlqime vetëm pse shkruan në dialektin e tij.

Ta marrim si shembull... disa shkodranë fillojnë e shkruajnë në dialektin e tyre, e kështu krijohet grupi shkodran. Ky grup fillon e mburr qytetin e tij, e pastaj qesëndis e shan krahinat e tjera, e kështu krijohen probleme dhe prishet atmosfera në forum.

Këto janë gjëra që kanë ndodhur dhe i kam parë në forume të tjera, prandaj them.

E mira është që të shkruhet në një gjuhë. Duhet të kemi një gjuhë, një flamur, një kryeqytet, e kështu me radhë.

Per k'te arsye jam dakort ( packa se vete nuk e kap dot k'te piken e gjuhes zyrtare , gjuhen dialektore e kam mesuar me te degjuar meqe nuk kam bere shkolle zyrtare, ne gjuhen Shqipe )

Eshte mese i kuptueshem ky arsyetimi i jot, e jam plotesisht dakort.

Ps.... Por mbi te gjitha mua me ben pershtypje , kur anetaret preferojne qe te perdorin rregullisht dialektin e nje vendi tjeter qe nuk i perkasin , nuk i lidh asgje me te ...e nuk i identifikon ato .

K'te per c'fare e bejne ?
 
.....

Mendoj që e bëjnë për disa arsye të ndryshme:

1. Për shaka.
2. Për të treguar që janë njohës të mirë të dialekteve dhe nuk e kanë të vështirë të shkruajnë në çdo lloj dialekti.
3. Për të marrë një identitet të ri. Ka që regjistrohen me shumë emra, e për të mos u kuptuar, ndërrojnë edhe mënyrën e shkrimit.
 
Për dialektet mund të hapen tema tek gjuha shqipe, ose tek folklori, e aty mund të studiohen e mësohen fjalë, por që të shkruhet në forum me dialekte, nuk më pëlqen, sepse krijon përçarje dhe grupime mes anëtarëve. Ka anëtarë që fillojnë ta mbështetin tjetrin e t'i japin pëlqime vetëm pse shkruan në dialektin e tij.

Ta marrim si shembull... disa shkodranë fillojnë e shkruajnë në dialektin e tyre, e kështu krijohet grupi shkodran. Ky grup fillon e mburr qytetin e tij, e pastaj qesëndis e shan krahinat e tjera, e kështu krijohen probleme dhe prishet atmosfera në forum.

Këto janë gjëra që kanë ndodhur dhe i kam parë në forume të tjera, prandaj them.

E mira është që të shkruhet në një gjuhë. Duhet të kemi një gjuhë, një flamur, një kryeqytet, e kështu me radhë.

Cte keqe ka Naq?:p
Dhe une mburr qytetin tim....
 
Mendoj që e bëjnë për disa arsye të ndryshme:

1. Për shaka.
2. Për të treguar që janë njohës të mirë të dialekteve dhe nuk e kanë të vështirë të shkruajnë në çdo lloj dialekti.
3. Për të marrë një identitet të ri. Ka që regjistrohen me shumë emra, e për të mos u kuptuar, ndërrojnë edhe mënyrën e shkrimit.

Kjo e fundit nuk qendron, sado sado te mundohen perseri dalin ne origjine:p
Eshte kaq e lehte ti dallosh, kuptohet gjithmone nese i lexon me vemendje... gje qe une pertoj

Per Mua qendron ajo pika dy:p
 
Mendoj që e bëjnë për disa arsye të ndryshme:

1. Për shaka.
2. Për të treguar që janë njohës të mirë të dialekteve dhe nuk e kanë të vështirë të shkruajnë në çdo lloj dialekti.
3. Për të marrë një identitet të ri. Ka që regjistrohen me shumë emra, e për të mos u kuptuar, ndërrojnë edhe mënyrën e shkrimit.

4. Mbase per trend , por ngjajne qesharake... pastaj thone qe dialekti jane rrenjet.

Ke te drejte ti , gjuha zyrtare i mbledh njerezit bashke ... jo ajo dialektore.
 
Dialektet jane pasuri e madhe kulturore. Ne fakt kshu do duhej te ishte andaj dhe perdeorimi i tyre mua ma kenaq shpirtin.

Ani kur perdoren ca fraza qe ne dialektin e tjetrit kane tjeter kuptim e ne kuptimin tone kan tjeter te shkrijne fare.

Megjithate dialektet dhe nendialektet jane pasuri me vlera te larta kulturore. Une mendoje se ne si popull edhe duhet t'i kultivojme andaj pse mos ti perdorim edhe ketu.
 
Te flasesh gjuhen letrare eshte pothuajse e pamundur , pasi asnjeri nuk mund te pretendoj te dij aq ne persosmeri gramatiken . Pervec atyre qe kane mbaruar per gjuhesi!

Nje pjese e mire flasin/shkruajne gjuhen qytetare (dhe e ngaterrojne me ate letrare), nje pjese flasin/shkruajne ate dialektore pasi ne virtual jane dhe duan te ndihen te lire, e kjo eshte nje menyre te flasesh apo shkruash sic ti e ndjen ta besh. Ka edhe nje pakice qe flasin e shkruajne ne zhargon , qe kane jetuar diku ne bote e kane mesuar gjuhen e origjines neper virtualitet....

Te shkruash ne gjuhe letrare , nuk do te thote te perdoresh vetem fjalet e sakta, por te dish te perdoresh sintaksen ne vendin e duhur....e kjo eshte ceshtje diskutimi sa te duash.

Ne fund , e rendesishme eshte te merremi vesh !
 
Gjuha letrare, kjo e sodit eshte gjuhe politike, gjuhe bunkeri. Ministria e propagandes dhe informacionet ne kohen e komunizmit e nderroi ne favor te Toskerishtes.

Kjo eshte padrejtesia teper e madhe ndaj Shqiptarve Geg, po edhe ndaj shkences ne pergjithesi. Pasi gjithe linguistet e medhenj Shqiptare si Eqrem Cabej, Xhuvani dhe linguistet e huaj ishin proponent te zjarrte per dialektin e Elbasanit(perzierje e Gegnishtes dhe Toskerishtes).

Por, skem c'ti bejme. Politika e sjell boten. :p
 
Nje nga gjerat me pozitive qe mund te ndodh ne forum - si platforme e lire e komunikimit - eshte pikerisht perdorimi i dialekteve dhe krahinizmave.

Dialektet jane thesar, harresa dhe arkivimi i tyre nuk i sherben askujt. Perdorimi na mban te lidhur me te kaluaren tone.

Megjithate, mire qe ka ndodhur unisimi per perdorim zyrtar. Mendoj se ka qene e donosdoshme per arsye te prakticitetit.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top