Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

A je duke pritur për momentin e Hidrit (a.s.)?

A je duke pritur për momentin e Hidrit (a.s.)?

Një mbrëmje, mësuesi im më tha diçka që e ndryshoi krejtësisht mënyrën si e shikoja vështirësinë.

Po flisnim për pengesat – mundësitë e humbura, dyert e mbyllura, gjërat që thjesht nuk shkuan siç donim. Dikush sapo kishte ndarë me ne se nuk ishte pranuar në një punë për të cilën ishte shumë i pasionuar. E ndjeje peshën në zërin e tij. Çdo fjalë ishte mbushur me zhgënjim.

Atëherë mësuesi i tha:
"E dini tregimin e Musës dhe Hidrit?"

Të gjithë tundëm kokën.

Ai tha:
"Të gjithëve u pëlqen pjesa ku Hidri shpjegon pse e dëmtoi anijen, pse e vrau djalin dhe pse e rindërtoi murin. Sepse papritur, dhimbja merr kuptim. Hutimi kthehet në qartësi. Por a e keni vënë re diçka?"

Ai ndaloi.
"Musa e mori shpjegimin vetëm sepse ishte një mësim për të. Por njerëzit që zotëronin anijen, prindërit e atij fëmije, banorët e atij qyteti – ata nuk morën asnjë shpjegim. Ata thjesht duhej të jetonin me atë që ndodhi."

Në dhomë ra heshtje.

Pastaj ai tha:
"Në jetë, ndonjëherë nuk e merr momentin e Hidrit. Nuk e kupton pse ndodhi diçka. Thjesht merr kaderin. Derën e mbyllur. Humbjen. Heshtjen. Dhe sprova jote është nëse mund të vazhdosh të kesh besim tek Allahu pa pasur nevojë për një shpjegim."

Ai u përkul përpara dhe tha:
"Është e lehtë të bësh sabër kur historia mbyllet bukur. Por sprova e vërtetë është:
A mund të kesh mbështetje tek Zoti (teuekul) ndërsa je ende në mes të historisë?"

Më kujtohet që u ula duke menduar rreth këtyre fjalëve shumë kohë pasi përfundoi mësimi.

Sepse të gjithë presim momentin tonë të Hidrit – atë pikë kur gjithçka bëhet e qartë. Por ndonjëherë, ai moment nuk vjen kurrë në këtë jetë. Dhe megjithatë, ne jemi të kërkuar që të besojmë.

Dhe ky ishte morali që na la:

"Imani (besimi) nuk provohet duke kuptuar planin. Imani provohet duke pasur besim tek Planifikuesi."

E huazuar
 
Sa e bukur
 
E di historine ti ?
E kam lexuar fill pas postimit të Solit ...kërkova në google .Hidri ecën me arsye ndërsa Musa me zemër .
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back