A janë gënjeshtarë shumica e njerëzve?

A janë gënjeshtarë shumica e njerëzve?​

1670009289471.png

Nga Christian B. Miller

Sa gënjeshtra keni thënë gjatë 24 orëve të fundit? A mendoni se gënjeni më shumë se tëtjerët? Falë kërkimeve empirike pioniere nga Bela De Paulo, thuhet se norma mesatare e gënjeshtrave tek njerëzit është rreth 1-2 gënjeshtra në ditë. Si është matur kjo gjë?

Vitet e fundit, kërkime empirike shtesë mbi gënjeshtrën, na kanë dhënë një panoramë më të plotë. Për shembull, në një studim të botuar në vitin 2010, Kim Serota dhe kolegët e tij kryen një sondazh me 1000 amerikanë, dhe zbuluar sërish të njëjtën mesatare (1.65 gënjeshtra në ditë).

Por shpërndarja e gënjeshtrave në këtë grup ishte shumë e pabarabartë. 59.9 për qind e tyrethanë se nuk kishin gënjyer fare gjatë ditës së kaluar. Nga ana tjetër, nga numri i përgjithshëm i gënjeshtrave të raportuara, gati gjysma u thanë nga vetëm 5.3 për qind e pjesëmarrësve nësondazh.

Kjo sugjeron se ndoshta shumica e njerëzve janë tejet të sinqertë, të paktën kur bëhet fjalë për të thënë gënjeshtra, dhe se shumica e gënjeshtrave janë të kufizuara tek disa njerëz. Kjo gjëdo të ishte mjaft e jashtëzakonshme nëse do të rezultonte e vërtetë. Por edhe me këtë studim, duhet pasur kujdes.

Tek e fundit, shumica e këtij studimi përfshin kryerjen e një sondazhi në vetëm një rast. Studiuesit nuk ndjekin të njëjtët njerëz me kalimin e kohës, për të parë se si gënjeshtra e tyre ndryshon nga dita në ditë dhe nga java në javë. Prandaj dikush mund të ketë thënë vetëm disa gënjeshtra në një ditë, por shumë gënjeshtra të nesërmen.

Ose disa që mund të etiketohen si gënjeshtar pjellorë, nuk kanë gënjyer si zakonisht atë ditë.

Një studim i ri është kryer nga Kim Serota, Timoti Levin dhe Toni Dokan-Morgan, i botuar vitin e kaluar në revistën “Communication Monographs”. Risia kryesore e qasjes së tyre, ishte pasja e të njëjtëve pjesëmarrës që raportuan mbi gënjeshtrat e tyre çdo ditë për plot 3 muaj.

Më konkretisht, ata ishin 632 nxënës të gjimnazit, që gënjyen të paktën një herë në ditë për 91 ditë rresht. Zakonisht pyetja e përditshme ishte kjo:“Sa herë keni gënjyer në 24 orët e fundit? Së pari, dhe në përputhje me studimet e mëparshme, u zbulua se mesatarja e përgjithshme ishte 2.03 gënjeshtra në ditë.

Sigurisht, numri më i ulët i gënjeshtrave në një ditë ishte 0, por numri më i lartë ishte 200. Si është e mundur diçka e tillë? A kishte gënjyer ky person mbi numrin e gënjeshtrave të tij? Përveç kësaj, vetëm 2 pjesëmarrës thanë se nuk kishin gënjyer kurrë gjatë 3 muajve.

Serota dhe kolegët e tij i ndanë pjesëmarrësit në tre grupe:

Njerëz të ndershëm:0-2 gënjeshtra në ditë.

Gënjeshtarët mesatarë: 3-5 gënjeshtra në ditë.

Gënjeshtarët e thekur: 6 ose më shumë gënjeshtra në ditë.

Sa pjesëmarrës në studim i përkisnin secilit prej këtyre grupeve gjatë tre muajve? Sërish shohim një ndarje të pabarabartë:Njerëz të ndershëm: 74.7 për qind e pjesëmarrësve, dhe 65.8për qind e totalit në ditët e kryrjes së anketës. Gënjeshtarët mesatarë:19.6 për qind e pjesëmarrësve, dhe 10.0 për qind e totalit në ditët e kryerjes të sondazhit. Dhe gënjeshtarët e thekur:5.7 për qind e pjesëmarrësve, dhe 4 për qind e totalit të ditëve kur u krye sondazhi.

Duket se shumica e njerëzve nuk janë gënjeshtarë të thekur, dhe se një shkallë e konsiderueshme e sjelljes së ndershme është një model i qëndrueshëm në jetën e tyre që përfshin muaj të tërë. Tani këtu lind një pyetje tjetër:A thonë njerëzit në kategorinë e ‘njerëzve të ndershëm’ vetëm 0 deri në 2 gënjeshtra çdo ditë ? Po ‘gënjeshtarët e thekur’ a thonë 6 gënjeshtra apo më shumë çdo ditë?

Duke gjurmuar të njëjtët njerëz me kalimin e kohës, Serota mund t’u përgjigjej këtyre pyetjeve. Përgjigja ishte jo. Për shembull, tek grupi i gënjeshtarëve të thekur, në 5 për qind të ditëve kur u anketuan thanë 0-2 gënjeshtra. Pra ato ditë, ishin mjaft të sinqertë. Dhe në 25për qind të ditëve të tjera, thanë 3-5 gënjeshtra.

Problemi është se norma se sa shumë gënjejmë, ndryshon nga dita në ditë. Prandaj, vetëm duke mësuar se sa shumë gënjen dikush në një ditë të caktuar, mund të na japë një panoramëjo të plotë dhe potencialisht të shtrembëruar se sa të sinqertë priren të jenë në përgjithësinjerëzit.

Serota dhe kolegët e tij i përdorën gjetjet e studimit të tyre për të mbështetur disa përfundime të rëndësishme, të cilat janë këto:

a. Gënjeshtra është diçka e rrallë në krahasim me komunikimin e ndershëm.

b. Shumica e njerëzve janë të ndershëm.

c. Shpërndarja e gënjeshtrës fokusohet tek pak njerëz.

d. Shumica e gënjeshtrave thuhen nga disa gënjeshtarë të thekur.

e. Thënia e gënjeshtrave specifike përcaktohet sipas situatës. / “Psychology Today” – Bota.al
 
a. Gënjeshtra është diçka e rrallë në krahasim me komunikimin e ndershëm.

b. Shumica e njerëzve janë të ndershëm.

c. Shpërndarja e gënjeshtrës fokusohet tek pak njerëz.

d. Shumica e gënjeshtrave thuhen nga disa gënjeshtarë të thekur.

e. Thënia e gënjeshtrave specifike përcaktohet sipas situatës. /


hahahahahahaho sa kam qesh,si studim virtual u duka ky. :p
 
Njerëz të ndershëm:0-2 gënjeshtra në ditë.

Gënjeshtarët mesatarë: 3-5 gënjeshtra në ditë.

Gënjeshtarët e thekur: 6 ose më shumë gënjeshtra në ditë.
🤣🤣🤣🤣🤣🤣 E nderçme unë ,se kisha përshtypje të këqija për veten 🤣🤣
Dy gënjeshtra në ditë qenka doza ndershmëris 🤣 dhe sinqeriteti besoj hyn tek të sëmurët mendorë sipas studimit 🤣🤣jo për gjë po i miksoj 🤣 1 ditë kështu,1 ditë ashtu 🤣
 
Adhuroj të zbuloj gënjeshtrat. T'u rri pas përsonave që mi ushqejnë, edhe se më kushtojnë pak..., por agëtohem duke qëndruar në lojë deri në finale, kur ngelet si peshku pa ujë 🤷

Dhe ju tregoj një sekret; jepni kohë. Koha është armiku i gënjeshtrave. Gënjeshtra ka nevojë për mbrojtje, ndaj dhe duhen energji të vazhdueshme që të mbijetojë, që me kalimin e kohës shterrohen. Ndaj koha është armiku i sajë 🙃

Ndërsa e verteta ka nevojë vetëm për liri.
Si thotë Shën Agustini; e vërteta është si luani, nuk ka nevojë për mbrojtje; lere të lirë, mbrohet vetë.
 
S’ka gjo më t’shpifme se sa të jesh në autobuz dhe tjetri të të vendosi dorën në shpatull për t’u mbajtur.

Me të treguar e kam 😁
Ne te shpatulla e tyre apo ata te ne? 😂😂😂
Nëse është për t'u mbajtur te shpatulla ime logël ,nuk ndodhë se kafshojë unë 🤣🤣,ndërsa për t'u mbajtur unë tek ata nuk arrij dot 🤣
Po është ndonjë krah a ndonjë kurriz eh 😂😂🤣
 
Ne te shpatulla e tyre apo ata te ne? 😂😂😂
Nëse është për t'u mbajtur te shpatulla ime logël ,nuk ndodhë se kafshojë unë 🤣🤣,ndërsa për t'u mbajtur unë tek ata nuk arrij dot 🤣
Po është ndonjë krah a ndonjë kurriz eh 😂😂🤣

😁

 
Top