Tre vitet e para ndjehesh aq i lumtur saqe do thuash "tani qe kete e kam grua, kam gjithe boten ne duar"
Vitet e para s'me linte te beja gje, pos 8 ore pune te shtetit. Kur kthehesha ne shtepi, me priste e buzeqeshur. Ushqimin ma sillte te ngrohte, ndryshe nga sot te AKULLT, me pas vinte çajin kafene dhe me thoshte je gjithçka per mua. Thene te drejten me pati bere te ndjehesha si mbret. Gjithashtu edhe une ate e respektoja, i blija dhurata. Pakot i beja te medha ndersa dhuratat te vockla dhe po vdiste se qeshuri.
Qe ne mjes, ne oren 4, zgjohej edhe ajo me mua, pinim kafe dhe me uronte i pune te palodhshme. Rrobat nuk i lante me duar i lante ne lavatriçe, ama asihere te vetme nuk me mungonte i kemishe apo pantallona te lara e te thara. E merrja te dilnim dhe shetisnim gjate, çdo dite nga 45 min, qe te mos shendoshej pasi ajo nuk ishte ne pune. Qeshte shume sa here i thosha sot ke humbur 240 gram. Me pyeste sa kalori i bie te kem humbur? I thosha, nuk kam ide zemer dhe ajo prape qeshte me ze. Ne ate kohe nuk ekzistonin aplikacione te atilla per matjen e hapave, ndaj s'kisha nga ta dija sakte.
Pushimet verore i kalonim ne Durres, me ndihmonte me shqipen se ajo, ndryshe nga une, e di rrjedhshem ndersa une i shqipe te hendikepuar.
Lajmi qe me shume gezoi dhe lajmi qe i dha fund lumturise sone — me vone — qe kur ma njoftoi papritur se e prisnim femijen e pare. Po lepija i akullore "mandelmagnum" dhe nga gezimi e hodha, e ngrita lart ne qiell dhe mora te bertas me ze te larte....hellou everryone!!!....shqip mor shqip jemi ne Shqiperi po me thoshte....ia ktheve se s'ka rendesi, se sot do e marri vesh tere bota....I'm gonna be a father!!!.....njëri aty goxha i shtyre ne moshe iu drejtua gruas dhe e pyeti "ça ka ndodhur zonje?"....ajo u tregoi se sapo me kishte treguar se do behem baba....hajt me te rroni bashke!, tha plaku....une i drejtova plakut! Po pra do behem baba dhe ai femija brenda aty eshte IMI!!!!!.....Mire mo burre mire, gezohem per ty dhe te pakten qenke i sigurt se eshte yti dhe i preku buza ne gaz plakut.....iu drejtova gruas, ça thote?....ma ktheu, asgje i dashur, yti eshte po thoshte....
Qekur na lindi goca, marredhenia zuri te zbehet....gruaja me shume jepej pas goces se pas meje. Kisha malle per te ajo me kthente shpinen....i tregoja histori te gjata per ta bere per te qeshur si dikur ama ma kthente me "sa do zgjasi sonte?".....rrobat i laja vete....kafene e pija vete....zgjohesha vete....dhe ne pune shkoja vete......ok ne pune edhe ne kohen kur ishim te lumtur shkoja vete, nuk shkonim bashke.....
Me vone u punesua, fitoi patenten, pagen te sajen, makine po ashtu.....ndjehem sikur i tepert ne shtepine tone.....jo si dikur i lumtur