A është fajtore edhe Evropa për krizën energjetike?
Këtë verë pushimet në shumë qytete gjermane janë pak më ndryshe se sa zakonisht. Ata që frekuentojnë pishinat në Hanover, në veriperëndim të vendit, detyrohen të bëjnë një dush me ujë të ftohtë pas larjes. Edhe udhëtimet në Berlin janë pak më pak spektakolare se zakonisht, pasi qyteti ka vendosur të fikë dritat që ndriçojnë gjatë natës 200 atraksionet turistike kryesore.
Më 23 qershor, Ministria e Ekonomisë dhe Klimës, lëshoi një alarm për konsumin e gazit:”Situata është alarmante, dhe nuk përjashtohet një përkeqësim i mëtejshëm i saj”-thuhej në deklaratë. “Nord Stream 1”, gazsjellësi kryesor që transporton gazin rus në Gjermani dhe prej andej në pjesën tjetër të Evropës, pritet t’i nënshtrohet këto ditë një “mirëmbajtjeje” të paplanifikuar.
Skeptikët thonë se vendimi i marrë nga Moska, vendi ku nis gazsjellësi i madh, është një hakmarrje për mbështetjen e saj të Evropës ndaj Ukrainës, e cila po e spraps pushtimin rus.
Mbetet ende e paqartë nëse furnizimet përmes “Nord Stream 1” do të rifillojnë më 2 shtator siç është deklaruar zyrtarisht.
Moska ka thënë se synon të furnizojë me vetëm 20 për qind të kapacitetit të përgjithshëm të gazsjellësit, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian kanë shpallur synimin e tyre për të reduktuar me 15 për qind konsumin e gazit. Por ndërsa po e kufizon konsumin e saj energjitikpërpara një dimri të vështirë, Gjermania vazhdon të dërgojë gaz përmes territorit të saj në pjesë të tjera të Evropës.
E njëjta gjë vlen edhe për energjinë elektrike. Megjithëse kohët e fundit çmimet kanë arritur nivelet më të larta historike, Gjermania vijon të furnizojë me energji elektrike Francën, ku furnizimi është edhe më i kufizuar.
Kjo situatë është pasojë e një nisme në nivel evropian, e nisur për herë të parë në vitin 1996 dhe e përforcuar në vitet 2003 dhe 2009, e krijuar për të siguruar një konkurrencë më të madhe, për të shkatërruar monopolet në energjitikë, dhe për garantuar sigurinë e furnizimit.
Por paaftësia për të zbatuar plotësisht të ashtuquajturin liberalizim të tregut, mund të sjellëefektin e kundërt për kontinentin. Liberalizimi duhej të siguronte që të gjithë qytetarët në Evropë të mbështeteshin tek një furnizim i bollshëm dhe i vazhdueshëm me energji.
Vendet do të kishin më shumë fuqi vendimmarrëse, duke rënë dakord së bashku për kushtet me prodhuesit e mëdhenj të karburanteve fosile. Po ashtu, kontratat do të nënshkruheshin me çmime të vendosura nga qendrat e reja të ngritura për të mbuluar tregun evropian.
“Nëse jemi të bashkuar, jemi më të fortë. Ky ishte koncepti. Procesi, që përfshinte gjithashtutransparencë më të madhe, u pa si makthi më i keq i Rusisë. Por siguria e furnizimit me energji, përfaqësonte një objektiv pothuajse dytësor, në krahasim me garantimin e një çmimi të drejtë dhe të përmbajtur për furnizimet”- thotë Tier Bros, profesor i çështjeve energjetike në Universitetin e Parisit, Sciences Po.
Duke e krahasuar me situatën e viteve 1990 – kur secili vend kishte tregun, monopolin dhe politikën e tij proteksioniste energjetike – me atë aktuale, pra me një treg të integruar dhe me organe rregullatore, çmime fleksibël dhe siguri më të madhe, nisma ishte padyshim një sukses thotë Gana Gladik, studiues në Aleancën Evropiane të Kërkimeve mbi Energjinë. Gjithsesi ajo e pranon se disa nga aspektet që janë cilësuar si pozitive, kanë kontribuar edhe në problemin e furnizimit me energji, me të cilin po ndeshet aktualisht Evropa.
“Nuk ekziston një treg i përsosur”- shton ajo. Bros, që ishte pjesë e procesit të liberalizimit tëtregut francez dhe integrimit të tij në tregun evropian të energjisë, thotë se situata me të cilën përballemi sot nuk përfaqëson një dështim të tregut, por një dështim të enteve rregullatore.
Aktualisht, vendet janë lënë të kujdesen për veten e tyre, dhe mund të marrin një sërë vendimesh të ndryshme në lidhje me integritetin e tyre energjetik, për sa kohë që ato përfshihen në udhëzimet e BE-së. Disa vende kanë preferuar gazin me kosto të ulët, në vend të diversifikimit të burimeve.
Edhe pse direktivat e BE-së mbi energjinë, përcaktojnë se çdo vend duhet të ketë të paktën 3burime të veçanta të furnizimit me gaz, që furnizimet të ndahen në një mënyrë sa më të barabartë të jetë e mundur, vendet e tjera, si Gjermania, mbështeten tek Rusia si furnitori ityre kryesor.
Bros beson se ky vendim është marrë duke ditur se nëse gjërat shkojnë keq, do të ndërhyjnëvendet e tjera evropiane. “ Nuk mund të quhet liberalizim, nëse secili mund të bëjë çfarë të dojë. Nëse do të kishim zbatuar të gjitha rregullat, sot do të ishim më të fortë”– thekson ajo.
Një problem tjetër, është se ai që duhet të jetë një front i bashkuar, shpesh nuk është edhe aq harmonik . Projekti i gazsjellësit “Nord Stream 2”, një zgjatim i “Nord Stream 1” që duhet të transportojë gaz nga Rusia në Evropën kontinentale, u mbështet nga Gjermania dhe Austria dhe u kundërshtua nga vende të tjera evropiane, përfshirë Poloninë, Ukrainën dhe shtetet baltike.
Ky projekt u pezullua kur Rusia pushtoi Ukrainën. Për më tepër, plani evropian nuk merr parasysh asnjë shqetësim jashtë Evropës. “Ai merret me gjithçka që është e brendshme, por jo me faktorë të jashtëm, të cilët ndonjëherë janë të paparashikueshëm”- thotë Gladik.
Këtu përfshihet pushtimi nga Rusia i një vendi sovran si Ukraina, dhe reagimi ndërkombëtar,së bashku me sanksionet ekonomike. Gjermania nxiti idenë se tregtia do të nxiste ndryshime politike në Rusi. Por nga këndvështrimi i sotëm, kjo ide duket shumë naive.
Një aspekt tjetër që duhet marrë parasysh, është se tregu i brendshëm evropian i energjisë, parashikoi një kalim më të shpejtë tek burimet e rinovueshme, sesa ndodhi në të vërtetë.Gladik, që ka punuar për qeverinë ukrainase kur Rusia ndërpreu furnizimin me gaz të vendit në vitin 2014, nuk është i sigurt nëse një strukturë e ndryshme tregu, do ta kishte izoluar Evropën nga goditjet e jashtme të 6 muajve të fundit. / Wired – Bota.al