A eshte e mundur...?

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
Shtëpia e një 50-vjeçari në Bosnjë është goditur gjashtë herë nga meteorët, dhe i zoti i shtëpisë dyshon se alienët e kanë shënjestruar.
thumbnail.ashx

Radivoje Lajic,prane shtepise se goditur nga meteori qe shihni

Radivoje Lajic, thotë se është e pabesueshme që shtëpia e tij, në fshatin verior të Gornji Lajici, të goditet gjashtë herë nga meteorët. "Unë jam i qartë se jam në shënjestër të jashtëtokësorëve.

Nuk e di se çfarë mund tu kem bërë atyre, por nuk ka shpjegim tjetër që të ketë kuptim", tregon për The Sun pronari i shtëpisë. “Shansi për tu goditur nga një meteor është shumë i vogël, dhe të goditesh gjashtë herë duket si e qëllimshme.

Nëse ju e përjashtoni të jetë e mundur, atëherë e pamundura është e vërtetë”, thotë ai. Meteori i parë goditi shtëpinë e tij në nëntor 2007, dhe që atëherë meteori ka goditur në shtëpinë e tij një herë në vit në 4 vitet e fundit, madje edhe kur bie rrebesh i fortë shiu.

Për të mbrojtur veten, Lajic ka vendosur një tra prej hekuri në çatinë e shtëpisë. Ekspertët e Universitetit të Beogradit kanë analizuar shkëmbinjtë dhe kanë konfirmuar se ato janë meteorite, dhe tashmë po investigojnë për fushë magnetike, arsye e cila sipas tyre tërheq meteoritet në këtë zonë.

"Megjithatë këto meteorite na kanë sjell edhe kënaqësi në familjen time, pasi ne kemi takuar njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota që janë të interesuara për këtë.

Kam pasur shumë vizitorë dhe mendoj të ndërtoj një muze të vogël në kopësht. Por unë nuk i kam të gjitha meteoritet. Një ia kam shitur Universitetit të Hollandës, dhe me ato lekë bleva catinë prej hekuri", përfundon ai.
 
Pe: A eshte e mundur...?

I shkreti...
 
Pe: A eshte e mundur...?

E kane ngaterruar me nje te races se tyre :p
 
Pe: A eshte e mundur...?

Ketu ze vend fjala e urte :Bie rrufeja ne lavaman!
 
Pe: A eshte e mundur...?

E paska ber meteorin gropa gropa :p sa kok te forte qe paska pas dreqi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top