A është dashuria fajtor?

Lauri

Anunnak
Sigurisht, dashuria është një mashtrim, mashtrim i natyrës për të na shtyrë, për të na nxit për të lindur-riprodhim, që ka bërë edhe mjaft dëm: sot njerëzimi është ende këtu për shkak të saj dhe e bukura është se nuk ka dëshirë të ndalet; nesër do të vazhdojë të ketë të tjerë që dashurohen.
Natyrë dinake apo Zot dinak: shpikja e seksit, kalimi i parë dhe shpesh me rënien në dashuri si të dehur, është një mashtrim. Por siç dihet shumëkush pëlqen të bjerë dhe të humbasë në atë rrjetë të ëmbël dhe të dhimbshme.
IMG_20210419_073048.jpg
Eros, Përendia e dashurisë, kënaqësia e qënieve njerëzore. Prezantohet gjithmonë si një fëmijë, dhe kjo do thotë gjithçka: dashuria të bën si një fëmijë, don gjithmonë të luajë, inocent dhe i pavetëdijshëm për veprimet dhe pasojat, por njëkohësisht edhe i vetëdijshëm, gjithsesi moskokëqarës për pasojat...e "lojës'.
Dashuria?...një fëmijë me faj që duhet ndëshkuar ???

Në një vazo greke, Afrodita që rreh me një pandofël të birin Eros. I cili jo rrallë herë bënte që edhe e ëma të binte në dashuri me perënditë e tjerë.??

Këtu nuk dihet se kë po rreh Afrodita, dashurinë? apo të dashurin Pan.?❤️?
Group_of_Aphrodite,_Pan_&_Eros.jpg
By Lauri anunnak ?
Vetëm për fv.
 

Monique

With or Without u
Dashuria si gjinia femerore qe eshte , patjeter eshte fajtore

une them ta zhdukim fare
 

Lauri

Anunnak
@Monique Eros është mashkull ? thuhet edhe dashuri- a ?
Ta zhdukim gjithsesi ??
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Adm
Fajtore jo.
Femije i llastuar shpesh here po.
 

Jetmira

V.I.P
Nuk është dashuria fajtor,por njeriu.
Njeriu në përgjithsi,jo përkatsia gjinore(mashkulli apo femër).
I referohem tradhëtisë,gënjeshtrave,interesit.
Çfaj ka dashuria kur femrat shohin interesin,e meshkujt pamjen:):)
Çfaj ka e gjora kur në shumicën e rasteve ne përdorim justifikime dhe ja lejm fajin moralit apo shoqërisë.
E kam fjalën për rastet kur ti i thua dikujt se familja nuk është dakord që të duash dikë me përkatsi fetare/shoqërore/ngjyrë lëkure etj etj...
 
Top