A ekziston e tashmja? Nëse po …

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
A ekziston e tashmja? Nëse po …

Shiko fotografinë 1792405

E tashmja është një koleksion dritaresh të hapura 3 sekonda, ndërsa koha rrjedh. Thuhet se e tashmja për të cilën jemi të ndërgjegjshëm është vetëm një pasqyrë e ndërtuar nga truri ynë. Poeti dhe imunologu çek, Miroslav Holub komenton se 73% e të gjitha poemave në gjermanisht, vargjet e të cilave të lexuara me zë të lartë zgjasin nga 2-3 sekonda. Poemat më të gjata lexohen me një pauzë të lehtë të pandërgjegjshme në mes të çdo vargu. “Në këtë rast e tashmja zgjat 3 sekonda” – pohon Miroslavi.
Për ngjashmëri 2 ose 3 sekonda është kohëzgjatja mbi të cilën mendja jonë percepton të dhënat sensoriale të marra si një eksperiencë unike.
Le të japim një shembull të thjeshtë: Një orë muri bën tik tik tik…gjithmonë është i njëjti tingull. Kohëzgjatja mes këtyre goditjeve është afërsisht 3 sekonda. اështja se çfarë është e tashmja dhe për të thënë, nëse mund të jetohet e tashmja, në thelb është një problem i perceptimit të kohës. / horizonti.al
 
E ka fiks, oktavia hertz e palos kohen, por mund te beje gjemen ama sepse ndalon funksionin e trurit, e kalon ate ne trans, dmth ne kapercim dimensional te paqte pa sens kohor.
 
Sa shume qe paska thene ky :p
cmu kujtua marsi dhe misteri e ka jete atje apo jo? thua se i zgjidhem krejt hallkat e tokes tone e na mbeti ai pa zbuluar.

ok, rikthehemi ne teme... Koha egziston dhe eshte gjeja me e rendesishme qe ne kemi. Sidomos e tashmja. i vetmi gur te cilin e kemi ne kontroll.
 
A eshte koha iluzion ?

Koha është vetëm një iluzion.
Këtë e la thënë vetë Einstein-i.
Nëse kjo është hera e parë që e ke dëgjuar, mund të të duket koncept i vështirë, sepse je mësuar t’i shohësh gjërat të ndodhin njëra pas tjetrës. Ndërkohë që Einsteini dhe fizikanet e kuanteve thonë se gjithçka ndodhë njëkohësisht.
Nëse arrin të kuptosh që koha nuk ekziston dhe ta pranosh këtë koncept, atëherë do të shohësh që gjithçka që dëshiron për të ardhmen tashmë ekziston.
Nëse gjithçka ndodhë në të njëjtën kohë, atëherë vlerësoni paralel i vetes tënde me atë që dëshiron tashmë ekziston.
Universi nuk ka nevojë për kohë, që ta konkretizojë atë çka do.
Vonesat kohore që has, ndodhin për shkak të vonesës tënde për të besuar, për të njohur dhe për të ndierë që tashmë e ke objektin tënd të dëshirë.
Je ti ai që po futesh në frekuencën e asaj që do.
Kur të futesh në atë frekuencë, gjërat që dëshiron do të shfaqën.
Për Universin nuk eksistojnë as koha e as dimensionet.
ثshtë shumë e thjeshtë të konkretizosh një dollar, aq sa është e thjeshtë edhe për një milion dollarë.
Bëhet fjalë për të njëjtin proces. Arsyeja e vetme pse diçka mund të vij me shpejtë dhe diçka tjetër mund të zgjasë më shumë, shpjegohet me faktin se ti ke menduar që:
një milion dollarë janë një shumë e madhe parash dhe,
një dollarë është pak.
Të fillosh me diçka të vogël është një mënyrë e lehtë për të eksperimentuar me ligjin e tërheqjes me sytë e tu./UnikPortal/
 
Nese lexojme dhe perpiqemi te kuptojme teori fizike, mendja e nje njeriu normal behet lemsh.
Njeriu eshte gjallesa e dyte ne zinxhirin ushqimor persa i perket shfrytezimit te kapacitetit mendor. (Sipas mitit te studiuesve te ndryshem rreth 10%).
Dhe te imagjinosh qe me kete 10%-esh mendja njerzore ka arritur kaq shume gjera.
Me kaq sa Homo Sapiens perdor trurin eshte i vetedijshem per disa gjera ashtu sikurse eshte i vetedijshem per te tashmen, te shkuaren, dhe te ardhmen, si nje specie gjithnje ne evoluim e siper.
Deri ne vertetimin dhe provimin e hipotezave te ndryshme une dua te besoj se ekziston e tashmja dhe ajo merr kuptim me perditshmerine tone.
 
A eshte koha iluzion ?

Koha është vetëm një iluzion.
Këtë e la thënë vetë Einstein-i.
Nëse kjo është hera e parë që e ke dëgjuar, mund të të duket koncept i vështirë, sepse je mësuar t’i shohësh gjërat të ndodhin njëra pas tjetrës. Ndërkohë që Einsteini dhe fizikanet e kuanteve thonë se gjithçka ndodhë njëkohësisht.
Nëse arrin të kuptosh që koha nuk ekziston dhe ta pranosh këtë koncept, atëherë do të shohësh që gjithçka që dëshiron për të ardhmen tashmë ekziston.
Nëse gjithçka ndodhë në të njëjtën kohë, atëherë vlerësoni paralel i vetes tënde me atë që dëshiron tashmë ekziston.
Universi nuk ka nevojë për kohë, që ta konkretizojë atë çka do.
Vonesat kohore që has, ndodhin për shkak të vonesës tënde për të besuar, për të njohur dhe për të ndierë që tashmë e ke objektin tënd të dëshirë.
Je ti ai që po futesh në frekuencën e asaj që do.
Kur të futesh në atë frekuencë, gjërat që dëshiron do të shfaqën.
Për Universin nuk eksistojnë as koha e as dimensionet.
ثshtë shumë e thjeshtë të konkretizosh një dollar, aq sa është e thjeshtë edhe për një milion dollarë.
Bëhet fjalë për të njëjtin proces. Arsyeja e vetme pse diçka mund të vij me shpejtë dhe diçka tjetër mund të zgjasë më shumë, shpjegohet me faktin se ti ke menduar që:
një milion dollarë janë një shumë e madhe parash dhe,
një dollarë është pak.
Të fillosh me diçka të vogël është një mënyrë e lehtë për të eksperimentuar me ligjin e tërheqjes me sytë e tu./UnikPortal/

Haha, nëse është ashtu , atëherë paska thënë se nuk e din,
dhe se krejt çka ka thënë per kohën është bullshit, kurse pas asaj
e ka krijuar një teori të tërë për të.
Pra, ai se paska kuptur as kohën si dhe as jetën e as ekzistencën në tërësi,
sepse nese koha është iluzion, atëherë gjthëçka është iluzion dhe ne skemi haber
për çka jetojmë.

Nejse, kur isha i vogël kur shkoja te bukpjekësi, pa më ardhur rendi
bukpjekësi nuk mi jepte bukët :) dhe krejt ajo pritje besa nuk mu dukte
iluzion.

Megjithنtë, iluzion pa iluzion, gjërat ndodhin në një renditje, si notat muzikore në një timeline...,
dhe melodia krijohet vetëm në ritmin dhe kohën e duhur, përndryshe s'ke melodi por një mishmash notash....
 
Mendoj se jetojme cast per cast ne nje te tashme, pra e tashmja eshte shuma e gjithe momenteve qe kalojme gjate dites, gjate javes, gjate muajve dhe viteve. Ajo çka i jep rendesi te tashmes eshte kuptimi qe i japim aksioneve tona. :-)
 
Back
Top