A e dini se kafeja mund ta dëmtojë shëndetin dhe trupin tuaj?

Guest2

Antarë i Respektuar
Ja pasojat negative te kafeinës.
Puna ne zyre te bën shume shpejt te varur nga kafeja. Disa nuk mund ta fillojnë ditën pa pire një filxhan dhe disa te tjerë e mbajnë gjithmonë pranë tasin e madh. A e dini se kafeja mund ta dëmtoje shëndetin dhe trupin tuaj? Ja cilat janë pasojat negative te kafeinës.

1. Iu bën te dëgjoni zëra

Sipas një studimi te Universitetit te Melburnit, kafeja është një lloj droge psikoaktive. Nëse pini me shume se 5 filxhanë mund te dëgjoni zëra qe ne fakt nuk ekzistojnë.

2. Dëmton mëlçinë

Sipas një studimi te kryer nga National Institute of Diabetes and Digestive and Kidney Diseases ne Shtete e Bashkuara, dozat e vogla te kafesë e ndihmojnë trupin te detoksifikohet, por sasia e madhe mund te ketë pasoja te kundërta dhe te dëmtojë mëlçinë.

3. Rrit trysninë e gjakut

Studimi i kryer nga Carnegie Mellon University tregon se kafeja stimulon rrahjet e shumta te zemrës dhe mund te shkaktoje probleme me frymëmarrjen.

4. Te bën nervoz dhe te paarsyeshëm

Një frymëmarrje jo e mire mund te pengoje transportimin e mire te oksigjenit ne tru çka mund te dëmtojë procesin e vendimmarrjes.

5. Shkakton pagjumësi

Kafeja mund te pakësojë me 6 ore kohen e gjumit dhe duhen 24 ore qe substanca te largohet përfundimisht nga sistemi juaj. Mos pini asnjëherë kafe para se te flini.

6. Nxit shfaqjen e osteoporozës

Sipas një studimi te Universitetit te Oregon-it, kafeina nuk i bën mire kockave. Për te shmangur këtë rrezik, konsumatorët e mëdhenj te kafesë duhet te marrin sa me shume vitamine D.

7. Nxit urinimin e shpeshte

Kafeja mund te sjelle probleme me fshikëzën e urinës dhe te nxit te shkosh shpeshherë te urinosh.



8. Shkakton dhimbje koke

Sipas American Heart-Association, konsumatorët e mëdhenj te kafesë mund te kenë dhimbje koke, ankth, lodhje si dhe depresion.
Portalb.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: A e dini se kafeja mund ta dëmtojë shëndetin dhe trupin tuaj?

Ahaha Nevi, akyro dhe kafeja...duhani po e po as qe vihet ne diskutim :P
 
Titulli: A e dini se kafeja mund ta dëmtojë shëndetin dhe trupin tuaj?

e dija kete,do doja te mos e pija kafen,por ne fakt krijon nje lloj varesie.
Pi vetem nje dhe me shume qumesht haha
 
Titulli: A e dini se kafeja mund ta dëmtojë shëndetin dhe trupin tuaj?

Abis shume efekt negativ te paska dhone e ty....2 here i ke perserit efektet negative apo i bere sepse perseritja mema dijes???:P
 
Titulli: A e dini se kafeja mund ta dëmtojë shëndetin dhe trupin tuaj?

Po pra, ndaj e bera qe ta ngulisni ju mire ne mendje se sa e demshme eshte kafeja :P
 
Titulli: A e dini se kafeja mund ta dëmtojë shëndetin dhe trupin tuaj?

O Mon, tani qe u vertetua qe nga kafeja fillon e degjon zera, ji e sigurt qe e ke nje vend tek psikozat. :P

Do shtoja edhe faktin qe kafeja turke eshte akoma me keq perderisa ai llumi eshte goxha i demshem, ndersa kafeja qe pin amerikanet me tase te medha, thjesht uje me ngjyre kafe.
Ka plot njerez qe pin kafe qe t'ju pushoj koka, se di sa efekt u bene, tek une ska asnje. Lol.

Gjithsesi une sapo e piva kafen. C'est la vie.
 
Titulli: A e dini se kafeja mund ta dëmtojë shëndetin dhe trupin tuaj?

Didi mos me fol se nuk degjoj me lol
 
Titulli: A e dini se kafeja mund ta dëmtojë shëndetin dhe trupin tuaj?

Ndersa une kisha lexuar nje informacion qe kafeja turke, eshte sekreti i jetgjatesise.

Cfar thone njehere s' thone heren tjeter.

hajduti
 
Titulli: A e dini se kafeja mund ta dëmtojë shëndetin dhe trupin tuaj?

shyqyr qe egziston kjo kafeja ... edhe pse e konsumoj shume nuk kam asnje nga keto zbulimet...(pagjumesin mbase ...:) them mbase pasi nuk flija edhe kur kafen se pija fare... po fare fare...
 
Titulli: A e dini se kafeja mund ta dëmtojë shëndetin dhe trupin tuaj?

Ca behet kshu mer vlla
kshu si po na dalin studimet e fundit
i bie te futemi neper parcela dhe te kullosim jonxhe!
 
Back
Top