Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

A e dini se çfarë është “efekti Flynn”?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
A e dini se çfarë është “efekti Flynn”? A janë vërtetë bijtë më inteligjentë se sa etërit?
Shiko fotografinë 1790813
Eshtë rritja konstante dhe e rregullt e kuocientit të inteligjencës njerëzore, e barabartë me pothuaj tre pikë në çdo dekadë, duke filluar nga viti 1900. Hipotezën e hodhi në vitet tetëdhjetë James Flynn, i Universitetit të Otagos në Zelandën e Re, pasi kishte analizuar rezultatet e qindra testeve të inteligjencës në më shumë se 20 vende. Për studiuesin, pra, bijtë tanë do të jenë mesatarisht 10 përqind më inteligjentë se sa ne.

NDRYSHIMI

Studiues të tjerë e kanë vënë në dyshim këtë tezë, duke vërejtur se progresi i regjistruar ka të bëjë me aftësitë logjiko-konceptuale që menaxhojnë abstraktimet dhe arsyetimin e shpejtë, dhe jo të tjerët si ata të lidhur me kuptimin e leksikut apo matematikës. Sipas kritikëve, brezat e rinj nuk janë më inteligjentë, por thjeshtë shfaqen të aftë të përshtaten ndaj ndryshimit të shoqërisë, që sot është e bazuar tek teknologjia dhe shpejtësia. /bota.al
 
Une mendoje se prinderit tane, ne pamundesi shkollimi e mundesish, nuk do te thot se ishin me pak intelegjent se sa ne, madje kujtoje se edhe femijet tane munde te jene me pak se ne si rezultat i ndryshimeve qe po peson bota.
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top