A e dini se çfarë do të thotë shenja e gjysmë hënës në thonjtë tuaj?!

Guest2

Antarë i Respektuar
thonj-600x338.jpg

Pjesa e bardhë në thonjtë tuaj që mban formën e gjysmë hënës është shumë e rëndësishme dhe duhet të keni kujdes të mos e dëmtoni.

Kjo gjysmë-hënë ndryshe quhet edhe lunula (në gjuhën latine: Hënë e vogël), dhe është pjesë shumë e ndjeshme e thoit. Lunula, nëse dëmtohet, i gjithë thoi do të deformohet përgjithmonë, shkruan ‘Telegrafi’.

Sidoqoftë, nëse e dëmtoni pjesën tjetër të thoit ose nëse iu bie thoi, lunula do të qëndroj në vendin e vet.

Më interesantja për lunulën është se nuk ka ngjyrën e bardhë, por vetëm duket kështu kur shikohet përmes thoit.

Në mjekësinë alternative besohet se lunula tregon shumë informacione të rëndësishme për shëndetin tonë të përgjithshëm. P.sh., mjekësia tradicionale kineze beson se mungesa e lunules tregon se jeni anemik apo keni mungesë të vlerave ushqyese, ndërsa lunula e zbehtë apo me ngjyrë blu, tregon se mund të keni diabet.

Sidoqoftë, nëse lunula e një personi mban ngjyrë të kuqe, ai/ajo mund të jetë duke vuajtur nga ndonjë sëmundje e rrezikshme kardiovaskulare.

Mungesa e lunules apo lunula shumë e vogël tregon se mund të keni probleme me tretjen, gjë që ndodh për shkak të metabolizmit të ngadaltë.

(el.sp/BalkanWeb)
 
Titulli: A e dini se çfarë do të thotë shenja e gjysmë hënës në thonjtë tuaj?!

Kam degjuar shum plaka te thon qe ke fat :)
 
Titulli: A e dini se çfarë do të thotë shenja e gjysmë hënës në thonjtë tuaj?!

Obobo me duket se e paskam kte problemin e fundit se tek disa thonj e paskam lunulen e vogel.
 
Titulli: A e dini se çfarë do të thotë shenja e gjysmë hënës në thonjtë tuaj?!

Eh cme bere te shikoja gishtat mo Abis ahaha ...tani qe po i shoh une kshu mire i kam :P vetem tek gishti i unazes e dores se djathte dhe tek gishti i vogel i dores se majte jane shume me te vogla...doni me detaje apo e teprova lol
 
Titulli: A e dini se çfarë do të thotë shenja e gjysmë hënës në thonjtë tuaj?!

po une qe i kam me xhel...si ta shoh kete lunulen?
 
lol lol hiqe shpejt xhelin dhe kontrolloje si e ke!

Tani keta gishtrinjt e mi, shkojn sipas qejfit. Ca te vegjel ca te medhenj, ca skane fare. Ca do te thote?! lol
 
dmth te prish 2 ore pune , 2 ore qendrim ulur e acarim ....per te pare kete gjene???

jo thx....preferoj te rri injorante :P
 
Titulli: A e dini se çfarë do të thotë shenja e gjysmë hënës në thonjtë tuaj?!

Tani keta gishtrinjt e mi, shkojn sipas qejfit. Ca te vegjel ca te medhenj, ca skane fare. Ca do te thote?! lol

Qe ndonjehere ke diare, ndonjehere je kaps lol
 
Titulli: A e dini se çfarë do të thotë shenja e gjysmë hënës në thonjtë tuaj?!

Lunula sa emer i bukur :D si emer hawai-ian.
 
Titulli: A e dini se çfarë do të thotë shenja e gjysmë hënës në thonjtë tuaj?!

Ah ok , dhe une qenkam here kaps dhe here me diarre !!!
 
Titulli: A e dini se çfarë do të thotë shenja e gjysmë hënës në thonjtë tuaj?!

Qe ndonjehere ke diare, ndonjehere je kaps lol

Ca do beja pa ty unee! :D
Apapapa

Ah ok , dhe une qenkam here kaps dhe here me diarre !!!

Sa mire, gjeta nje shoke ne kapsllekun e diarren! lol
 
Back
Top