Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

A e dini sa të pista janë paratë?

euro1-650x358.jpg
Paratë vërtet janë të pista – kjo nuk është ndonjë risi. Mirëpo, a e keni ditur se cilat baktere jetojnë në bankënota?
Shkencëtarët e Universitetit të Nju-Jorkut ia kanë nënshtruar bankënotat analizës ADN prej një dollari dhe kanë zbuluar që në to ka 3.000 lloje bakteresh, transmeton Telegrafi.

Ndër llojet më të shpeshta të baktereve në bankënota janë ato të cilat shkaktojnë akne dhe bakteret të cilat shkaktojnë probleme në zorrë, inflamacion të mushkërive madje edhe dështim të veshkave.

Në një numër të madh të bankënotave është gjetur edhe MRSA-ja potencialisht vdekjeprurëse.

Mirëpo, shkencëtarët më së shumti i ka befasuar kur kanë zbuluar që mikrobet pikërisht rriten në bankënota dhe shumëzohen në to.

Këto janë bakteret më të shpeshta në bankënota:

1. Streptokoku

Streptokoku shkakton inflamacion të fytit, infeksion të lëkurës, infeksion të traktit të urinës madje edhe inflamacion të mushkërive.

2. Escherichia Coli

Edhe pse disa tipe të saj janë të padëmshme, disa të tjera janë vdekjeprurëse. E.coli krijon anemi dhe probleme me veshkën, të cilat mund t’iu çojnë drejt vdekjes. Shumë njerëz që preken nga ky mikrob vuajnë nga dhimbjet e stomakut, vjellin dhe kanë diarre.

3. Salmonela

Salmonella Enterica është një nga shkaktarët kryesor të helmimit të ushqimit. Ky mikrob trasmetohet dhe përhapet edhe përmes parave.

4. Stafilokoku i artë

Stafilokoku i artë është bakter shumë rezistues ndaj antibiotikëve Shkakton infeksion të lëkurës, inflamacion të bajameve, sinuseve dhe syve, mirëpo edhe sëmundje të vështira si p.sh. hematoksi, inflamacioni i mushkërive, sindroma e shokut toksik dhe meningjitin.

5. MRSA

MRSA-ja është stafilokok i artë rezistues ndaj antibiotikëve me spektër të gjerë. Mund të shkaktojë vdekjen e indeve.

Prandaj, gjithmonë pasi që të keni prekur paratë, nëse keni mundësi, lani duart. Nëse jo, kini kujdes që me to të mos e prekni fytyrën dhe mos i vini në gojë. /Telegrafi/
 

Attachments

  • euro1-650x358.jpg
    euro1-650x358.jpg
    36.6 KB · Shikime: 0
Salmonela emer i bukur. Shkurt Ela.

Nja 1000 cope nga ato lejlat nuk do i kisha refuzu.. pavaresisht qe i kane edhe Elat brenda.
 
Ah ti kisha te gjitha ato semundje, vetem e vetem ti kisha ato ne duar...
 
mos harroni edhe verrukat :)....
 
Ne hale ti hedhesh, duart deri ne brryl i fusin njerzit per ti marre.
 
Ato tè pistat mi jepni mu se i lajè nè lavatriçe .
 
Ne hale ti hedhesh, duart deri ne brryl i fusin njerzit per ti marre.

Cudi pse gjykohen femrat kur e bejne apo sepse ato kane mundesine ti fitojne ato edhe pa i fut duart ne brryl por ne nje forme tjeter?
Gjithsesi ceshtja eshte qe cdokush e pranon se do bente gjithcka per ti pasur ato qofte femer apo mashkull..! :)
 
E dija qe jan te pista,por s'me frikeson :P ,se ato me kan ik pa i kap :(
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back